Profesori i njohur në Syri.net: Ja kush janë fajtorët e vërtetë që Shqipëria është në këtë gjendje sot

Profesori i njohur në Syri.net: Ja kush janë fajtorët e vërtetë që Shqipëria është në këtë gjendje sot

18:39, 09/12/2017
A+ Aa A-

I ftuar i radhës në edicionin qendror të lajmeve të Syri.net, ishte i ftuar profesori Ilir Kaduku, i cili ka qenë pjesë e studentëve të lëvizjes së dhjetorit në vitin 1990.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se kush është fajtor që Shqipëria ndodhet në këtë situatë sot, Kaduku tha se janë Rama dhe Basha.

Sipas tij kryeministri rama nuk mund të jetë kaq komod nëse nuk do të ishte në të njëjtën gjatësi vale me kreun e opozitës Lulzim Basha.

‘Ky vend ka shpëtim vetëm me një revolucion të vërtetë, pasi këtu kemi një binom antidemokratik, PD-PS. Unë nuk e njoh kryetarin e PD, sepse unë e di si është zgjedhur në Shkodër. Është vjedhur vota. Unë kam 40 vjet në Tiranë, por në Shkodër është tjetërsuar vota. Unë e quaj një farsë atë garën me Eduart Selamin. Unë Selamin nuk e quaj zgjedhje. Ky lidershpit duhet të ndryshojë pozicion urgjentisht, nga të dy krahët.

Të dy këta kanë një gjatësi vale. Kryeministri nuk vepron i vetëm, ai këtë e bën bashkë me kryetarin e opozitës. Ata bënë një marrëveshje në kurriz të këtij populli’, u shpreh Profesori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nik Dora10/12/2017 02:12

bravo professor,por duhet te veproni e te beni dicka per PD dhe Shqiperin,sepse binomi antidemokratik nuk e leshon kurre karrigen me deshire. zoti qofte me ju

Shto koment

Denonco