VIDEO/ I riu debaton fort me Xhafajt 'Desh jam mbytur mbrëmë o njeri, a beson apo jo?! Ministri i le numrin e telefonit

VIDEO/ I riu debaton fort me Xhafajt 'Desh jam mbytur mbrëmë o njeri, a beson apo jo?! Ministri i le numrin e telefonit

10:43, 01/12/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj është gjetur sot mes një breshërie ankesash nga biznesmenët përreth autotradës Tiranë-Durrës, bizneset e të cilëve janë përmbytur natën e kaluar.

Në veçanti ka rënë në sy problemi i një të riu nga Vlora, që i drejtua ministrit: Ç'po bëhet? Vit për vit ndërroj mobiliet! Punoj për të ndërruar mobiliet!"

Kur i riu ka parë që Xhafaj po e anashkalonte si të tjerë, është përlotur: "E kam nxjerrë mamin tim në krahë, më beson?! Desh jam mbytur mbrëmë, o njeri, a beson apo nuk beson?!"

Në këtë moment, Xhafaj i gjendur edhe para mediave, e ka dëgjuar me vëmendje të riun, e ka përqafuar dhe i ka dhënë numrin e tij të telefonit."

Ndiqnin videon nga7:32 dhe dhe bashkëbisedimin e plotë të zbardhur më poshtë: 

Djali:  Pse nuk ishte policia mbrëmë tek shtëpia ime? Ishim 4 vetë në shtëpi, një metër. Eja me mua dhe shikoje pak, tek shtëpia ime.

Xhafaj: Si mendon ti, policia duhet të ...

Djali: As Polici, as Ushtri, as Emergjencë, asnjë gjë.

Xhafaj: Ore zotëri, unë të mirëkuptoj...

Djali: Është hera e shtatë. Hera e shtatë që shtëpia ime që mbytet shtëpia ime. Nuk kam çfarë të bëj. Kam shkuar në bashki. Nuk kam ku të mbytem. Vetëm të mbytem vetë.

Xhafaj: Jo po mos u mbyt se...

Djali: E kam nxjerrë mamin tim në krahë, a e beson? E kam nxjerrë në krah se ishte deri këtu shtëpia (tregon me dorë lartësinë e ujit deri në gjoks)

Xhafaj: ne ndaj jemi këtu që....

Djali: Eja shikoje, eja me mua! Kam folur me bashkinë vit për vit dhe asgjë! Vit për vit unë duhet të ndërroj mobiliet, duhet të ndërroj çdo gjë në shtëpi. Është....Puno për të ndërruar mobiliet! Ore, desh jam mbytur mbrëmë o zotëri, a beson a s’më beson?!

Xhafaj i drejtohet Prençit:  Keni çuar njeri në bashkinë e Vlorës?! Do të çoni dikë në bashkinë e Vorës.

Djali: E merrja Policinë nuk dilte njeri në telefon!

Prençi: Ka 16 497 mijë telefonata!

Djali: Ç’faj kam unë?! (përlotet)

ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

robot01/12/2017 11:23

u kput ne bythe ky me nr e tel

Iliri01/12/2017 10:48

I "gjendur para" mediave...

Shto koment

Denonco