Takim me deputetët, Fino në merak për Tahirin, Rama: Saimiri nuk ka pse të shqetësohet

Takim me deputetët, Fino në merak për Tahirin, Rama: Saimiri nuk ka pse të shqetësohet

13:00, 21/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me deputetet socialiste të Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë Report Tv raporton se në takim e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë, ka qenë deputeti Bashkim Fino, i cili ka ngritur shqetësimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Finos, Tahirin është i shqetësuar. ‘E takova para dy ditësh dhe është i shqetësuar për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës’, mësohet se ka thënë Fino.

Mesohet se kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës.

Sipas Ramës çdo kush mund ti harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.

“Saimir nuk ka pse shqetësohet. Gjetja e patentës nuk e implikon asnjë njeri’, mësohet se ka thënë Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

neni21/11/2017 14:40

Ky psiko KM po na del hetues, prokuror, gjykates, e c;po nadel. S; kemi nevoje per drejtesi se ate po na i drejto psiko drogmeni KM. A do kete ligj e drejtesi ta drejtoje kete hu te shtrember?

X21/11/2017 13:53

Tamam kazan po nga i i gropave septike jeni bere ska me njeri qe u beson. Nuk luftohet qeveria me lajme kazanesh por me denoncime e te bindje popullin per te keqen qe i vjen, ju merreni me kazan e pleq digjital

Shto koment

Denonco