Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ironia e Palokës: Në Gjermani do të ketë ikur Saimir kamionisti, se për ministrin dha garanci Rama

Ironia e Palokës: Në Gjermani do të ketë ikur Saimir kamionisti, se për ministrin dha garanci Rama

11:44, 19/11/2017
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar me ironi të thellë lajmin e publikuar nga mediat për largimin nga Shqipëria të ish-ministrit nën hetim, Saimir Tahiri.

"Mediat po flasin për një Saimir nga ata të përgjimeve të Antimafias italiane, që paska ikur në Gjermani, - shkruan Paloka në Fb. -  Me siguri do jetë ai Saimiri shofer kamioni se për Saimirin ministër, ka dhënë garanci Rama që nuk mund të lëvizë nga vendi. Votoi maxhoranca në Parlament që t'i bllokohet pasaporta...

Pastaj është bërë shumë e ngatërruar kjo punë: shume Saje, shumë patenta, shumë pasaporta, shumë euro...

Saimir Tahiri ministër ka kushërinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi. Ka Audi të shitur, por në pronësi ende të tij...

Saimir kamionisti, nuk dihet çfare i ka Habilajt, po ata i bëjnë dhurata të shtrenjta gruas dhe nënës së tij, mendojnë që 5 milionë euro në muaj nuk i mjaftojnë dhe propozojnë t'i dërgojnë 20 milionë euro “për fushatën e kamionistëve socialistë”.

Saimir Sota mban dokumentat e Sajes ministër në makine, fiton tendera nga Saja ministër dhe ka 865 mijë euro kesh që thotë se janë të tijat

Kush Saje të ketë ikur në Gjermani?

Të jetë ministri që ka shkuar me çantë për të blerë hekur apo kamionisti me dokumenta të ministrit?

Në fund të fundit , Rama ku hyn këtu?!

Ai nuk di çfarë bën vetë, jo të dijë se ç’bëjnë gjithë këta Saje!" përfundon Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco