Donald Lu kërkon ‘peshkun’, shqiptarët duan ‘krapin’...

Donald Lu kërkon ‘peshkun’, shqiptarët duan ‘krapin’...

10:31, 07/11/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, pasi prezantoi dy agjentët të FBI-së që kanë mbërritur në Tiranë ka bërë edhe një deklaratë ‘bombë’, duke thënë se në muajin janar të vitit të ardhshëm priten rezultatet konkrete me arrestime të ‘kokave të mëdha’.

"Çfarë presim? - tha Lu. - Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në".

Po njesoj, ambasadori Lu e përfundoi fjalën e tij sërish me "peshk": "Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh", theksoi ai.

FJALA E PLOTE E AMBASADORIT DONALD LU

Ministër Xhafaj, Drejtor i Përgjithshëm Çako, kolegë ambasadorë!

Ne në Amerikë kemi një shprehje, kur me të vërtetë besojmë në diçka, – kur me të vërtetë e mbështesim atë – ne kemi një shprehje në gjuhën angleze “put your money where the mouth is” ose në gjuhën shqipe “veprat flasin më shumë se fjalët.”

Kolegët e mi të ICITAP-it që ndihmojnë policinë, OPDAT-it që ndihmojnë prokurorinë dhe FBI-ja amerikane janë këtu për t’u angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar, që do të punojë brenda kësaj task force ndërinstitucionale.  Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar – SPAK-un dhe BKH-në.  Gjithashtu, kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin e organizuar transkombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.

Po flasim me vepra, dhe jo me fjalë.

Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër – “dreka falas nuk ekziston.” Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosin burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate.

Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në shqip: “Dielli duket që në mëngjes.”  Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë, ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie; ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë politikanë, gjykatës, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Quk se s,dim08/11/2017 20:20

O trapush do kape nga koka edhe krapi e jo nga bishti o torollak apo ke marre noj gja o qapaqul kinez

Kol07/11/2017 20:24

Vazhdoni tallni menderen se mirë na e bëni. E vërteta është se skeni faj ju qe livadhisni akoma, fajin e ka ky popull.

Jrgen07/11/2017 14:06

Na kenoqe me muhabet o Lu, te pacim me jete. me Agjentet e Soros nuk pastrohet ky vend. Di cfar zgjedh Soros. Kinezerite e Lu-se, mbron kelyshet e ish Bllokut. Ja nga peshku i madh, ka te drejte. Filloje nga ty qe i solle prap ne fuqi Bandat. Politika kineze esht ne gjak, nuk ta shplan dot demokracia Amerikane edhe per disa berza.

Genti07/11/2017 13:44

Ha ha ha,ku jan katandisur shqiptaret,,jan ca komentues me pages te ripjerdhjes qe komentijn,dallohen kollaj,ca legenash ka rrit ky vend

Hera07/11/2017 13:00

U lodhem me kriminele qe marrin mbrojtje nga politikane dhe prokurore te korruptuar.Ishalla po denohen te gjithe qe te kemi nje shqiperi ashtu sic e duam ne ku mbizoteron meritokracia dhe jo kriminaliteti.

joni dibra07/11/2017 12:55

eshte e rendesishme qe ne keto raste te kemi mbeshtetjen e nderkombetareve dhe per me teper te shba per te arritur synimn qe keni keshtu dhe procesi do te jete me i isigurte.

klajdi kortoci07/11/2017 12:53

po shyqyr qe po kerkohet kjo ndihme nderkombetare ne menyreqe te mos ndodhi veten ndeshkimi i njerezve te thjeshte por edhe i njerezve me pushtet.

robert hodaj07/11/2017 12:40

po vertet dielli duket qe ne mengjes.me nw fund po na perkrahin dhe te huajt ne nisma te tilla kaq t rendesishme.

Miresi Tushe07/11/2017 12:31

Deri tani kane punuar mire dhe me keto ritem kemi bindje qe krimit dhe droges do ti jepet shum shpejt goditjand finale. Ky eshte hapi themelor

Artur07/11/2017 12:11

Po shyqyr qe po merren masa te tilla e po ndihmohemi e nga t huaj. Le te goditet krimi e te kapen kriminelet

Kostandin Aliaj07/11/2017 12:00

Tani te gjithe do denohen.Me mbeshtejen e amerikes dhe bashkimit europian vendi ynre do nderroje figure dhe nuk do lete me ne listat e vendeve me kriminalitet te larte.

Arturi07/11/2017 10:57

Po keto agjentet mos jane valle ato qe porositi Rama? Mos kane ardhur me synim te qarte per te mbuluar BEMAT e bandes ne pushtet? Zoti Lu me qendrimet qe keni mbajtur per drogen, jeni bere i pabesueshem.

Shto koment

Denonco