Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha zbulon VIDEON, punonjësit e Ministrisë së Brendshme në shërbim të Saimir Tahirit

Basha zbulon VIDEON, punonjësit e Ministrisë së Brendshme në shërbim të Saimir Tahirit

19:11, 21/10/2017
A+ Aa A-

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar denoncimet, lidhur me përpjekjet e  kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të fshirë të gjitha provat që implikojnë në trafikun e drogës ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtë herë kreu i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, ku tregohet se si drejtorët në Ministrinë e brendshme, po përpiqen të shkatërrojnë çdo provë me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

Ja postimi i Bashës në Facebook:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video është Loran Sevi i cili aktualisht mban detyrën Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

http://www.punetebrendshme.gov.al/…/…/struktura-organizative

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anxhela Bicaku21/10/2017 21:10

Aman kush tu jep keto informata apo qytetari dixhital ska mundesi si ti si sala te njejtat perralla tregoni

Fabjon Syla21/10/2017 21:02

Po pra sa shkroi saliu ne fb e mbeshtet lulushi me videon e qytetarit dixhital qe nuk eshte gje theter vecse shpikje e tyre per ta perdorur ne favor te tyre.

lereni rehat21/10/2017 20:45

sorollopi i habilajve te gjith komunista..ky spurdhjaku i tahirajve po ashtu..si ka mundesi jane mare dhe me pune te pista,ketu do kete tradheti buraaa,ose keto s do jene te verteta,aq me teper kur e thone dhe italianet..ata nuk na i duan te miren na kane inat se ne kemi 2ml KM.kurse ata e kane me te shkurter.

hyqmet kurti21/10/2017 20:28

Nga e shpiket kete qytetarin dixhital,Apo ta mesoi Berisha.Skeni pike turpi qe te dy ende vazhdoni e dilni ne ekran a thua se jeni krijesat me engjellore.Te gjithe i njohim fytyrat e juaja prej kriminelesh.

Gregu21/10/2017 19:59

Muza e sales ka filluar te inspiroje dhe lulin e vocerr me endrren e madhe per t'u bere politikan e denje per te qene ne krye te vendit, bravo te qofte ti je e ardhmja e ketij vendi.

Anxhela Kotarja21/10/2017 19:56

Nuk mund ti afrohet askush tahirit dhe ministrave te tjere sepse i quani bashkpunetor dhe ndihmes per fshehjen e provave . Prova te cilat nuk elzistojme. Lerini njerezit te bejne punenn e tyre. Ai eshte thjesht punonjes i administrates

sandri soji21/10/2017 19:51

E seriozisht sipas teje zotrote qenkan te gjithe te implikuar? Po shiko se mos je dhe vetepastaj se sna del llogaria ndryshe. Po sa mire i ditke te gjitha e. Si ka mundesi me gjithe keto prova qe ke pasur nuk i je drejtuar ndonjehere organit te akuzes?!

Kleo hira21/10/2017 19:48

Komisioni vendosi ate qe eshte e drejte dhe e logjikshme, ate qe mendon cdo jurist. Sesi interprtohet kjo jashte eshte me teper dashakeqesi dhe politike e qelbur sesa argumenta te arsyeshem.

Agron hasa21/10/2017 19:39

Ore si nuk hoqet njeher dore nga palacolleqet. Po boll shpifet boll, lereni njeher rehat nje ministri te vetme te bej punen e vet.

Shto koment

Denonco