Demokratët po e përdorin tragjedinë e Las Vegasit për të minuar Kushtetutën

Demokratët po e përdorin tragjedinë e Las Vegasit për të minuar Kushtetutën

Nga Sean Hannity - 07/10/2017

Pas masakrës së Las Vegasit, disa analistë po bëjnë thirrje për ta grisur Kushtetutën e për heqjen e së drejtës për të mbajtur armë.

Në krye të fushatës është i ashtuquajturi gazetar konservator i New York Times, Bret Stephens, i cili është edhe kontribues në fabrikën e konspiracioneve, MSNBC.

“Shfuqizimi i amendamentit (të dytë) sot mund të duket si një mision politik i pamundur, por në erën e martesës brenda të njëjtit seks ia vlen të kujtosh se shumica e kauzave të mëdha kanë nisur si të pamundura”, shkruan Stephens. “Pronësia e armëve nuk duhet të bëhet kurrë e jashtëligjshme, ashtu siç nuk është e jashtëligjshme në Britani dhe Australi. Por, as nuk duhet të ketë mbrojtje kushtetuese”.

Iu urojmë fat qytetarëve respektues të ligjit të atyre vendeve, të cilët duan të kenë armë për mbrojtje. Sidoqoftë, është provuar çdo herë e më shumë se ndalimi i armëve nuk parandalon krimet. Në fakt, është krejt e kundërta. Më tepër armë parandalojnë krimin. Ndalimi i armëve do t’u hiqte njerëzve të mirë mundësinë për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre nga keqbërësit.

Ndryshe nga shumë politikanë dhe celebritetet liberalë, njerëzit e zakonshëm nuk kanë roje të armatosura apo shtëpi të mëdha me sisteme sigurie të shtrenjta. Ndaj, nëse njerëz si Michael Moore, Bret Stephens vërtet besojnë në shfuqizimin e Amendamentit të Dytë, atëherë le ta lënë të pambrojtur veten dhe familjet e tyre.

Ata duna të ndalojnë të gjitha armët. Duan të çarmatosin miliona amerkanë që respektojnë ligjin dhe të mos i lënë të jenë në gjendje të mbrojnë veten, fëmijët, gratë, familjet.

Le ta diskutojmë. Por le të mos lejojmë Demokratët dhe shërbëtorët e tyre në median e korruptuar të përdorin tragjedinë për të promovuar programin e tyre teksa të vdekurit nuk janë varrosur ende dhe të mbijetuarit luftojnë me vdekjen në spitale.

Marrë nga FoxNews-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/10/2017 14:20

Ne vend te "carmatimit" te amendamentit 2 te Kushtetutes Amerikane qe lejon mbajtjen e armeve nga populli,votuesit amerikane vendosen te "carmatosin" demokratet dhe pjeserisht gjithe establishmentin.Vrasesi i Las Vegasit ose ishte nje i semure psiqik ,ose nje njeri "normal" qe nepermjet nji mizorije, donte te mbronte nji kauz si gazetari Bret Stephens, per carmatosjen e popullit.

Shto koment

Denonco