Hapi veshët OKB, Trump e ka seriozisht atë që do t’ju thotë

Hapi veshët OKB, Trump e ka seriozisht atë që do t’ju thotë

Nga John Moody - 19/09/2017

Të gjithë ju diplomatë me kostume, me syze e së shpejti edhe të hutuar që vini rrotull në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përpiquni të kuptoni këtë gjë: Donald Trump e ka seriozisht çdo fjalë që do t’ju thotë. Çka është: Shtetet e Bashkuara nuk durojnë më të fajësohen për çdo gjë që shkon keq në botë dhe pastaj paguan për ta ndrequr.

Për dekada me radhë që nga themelimi i OKB-së më 1945, ambasadorët dhe stafet e tyre përherë në rritje kanë jetuar, ngrënë e ia kanë kaluar mirë me shpenzimet e taksapaguesve, duke shijuar një jetë përtej asaj që shumica do të ishin në gjendje të përballonin në vendet e tyre.

OKB është bërë simbol i elitizmit global, i injorancës kokëfortë për kushtet reale të botës. Ka kaluar rezoluta që dënonin Izraelin për politikën kundër palestinezëve, ndërsa ka dështuar të vinte re se terrori palestinez është ende një kërcënim i përditshëm për izraelitët. Ka dhënë pa sinqeritet miratimin për dënimin e ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut, por nuk ka qenë e aftë të gjejë një mënyrë për të ngrirë milionat e djaloshit të saj të shfrenuar Kim Jong Un.

Ka qortuar Shtetet e Bashkuar – një vend demokratik pavarësisht nëse Demokratët e së majtës ekstreme mendojnë kështu apo jo – për parregullsi në votime në disa nga zgjedhjet, por ka dështuar të hetojë se si Vladimir Putin mori dyfishin e votave të rivalit më të afërt në një vend me ekonomi në krizë apo se si Nicolas Maduro i Venezuelës sapo e trodhi parlamentin e vendit të tij.

Gjatë këtyre dekadave, presidentët amerikanë janë ngjitur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme në shtator dhe janë zgjatur për të fituar kohë, duke u thënë të pranishmëve se sa burra e gra të mira janë, se si OKB po bën punë të rëndësishme dhe se sa krenarë kanë qenë që po flisnin në selinë e saj në Manhattan.

Presidenti Trump nuk do të thotë lëvdata të tilla. Ai tashmë e ka treguar gatishmërinë origjinale për t’i sharë mikpritësit e tij, duke u dhënë leksion liderëve të NATO-s për mospagimin e pjesës që u takon për mbrojtjen, duke u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, pavarësisht ca shikimeve të ftohta galike drejt tij, apo në kërkesën që marrëveshja e NAFTA-s për tregtinë e lirë të rinegociohet në një mënyrë më të favorshme për SHBA.

Meqë jemi te pagesa e kuotës që u takon, ka shumë të ngjarë që Trump t’u kujtojë dëgjuesve se SHBA paguan 22% të buxhetit të përgjithshëm të OKB-së dhe 28% të fondeve paqeruajtëse. Ai mund të bërë në dukje edhe faktin se disa nga ata të ashtuquajtur paqeruajtës janë fajtorë për përdhunime, një tjetër temë tepër e ndjeshme për të vepruar për organin e rafinuar botëror.

Trump nuk do të ndihet në terren të huaj. Në fund të fundit, New York është po aq shtëpia e tij sa është edhe e OKB-së, ndonëse mund të ketë shumë njujorkezë që do të donin që ai të dilte prej andej e t’u thoshte lamtumirë qindra diplomatëve me fat – apo të korruptuar – që jetojnë atje.

Trump do të takohet me liderët e të ashtuquajturve aleatë si Britania e Gjermania, ndonëse të dyja, Kryeministrja Teresa May dhe Kancelarja Angela Merkel kohët e fundit e kanë kritikuar publikisht për politikën dhe deklaratat e tij.

Ndoshta gjëja më e rëndësishme që do të dëgjojë asambleja e larmishme është çfarë nënkuton Trump kur thotë se do ta bëjë Amerikën sërish të madhe apo Amerika e para. Të vetmet gjëra të kërcënuara nga këto dogma binjake janë status quo-ja që prej kohësh ka injoruar ose qortuar lidershipin dhe vlerat e SHBA, dhe shpresa se askush nuk do ta vinte re që një e ashtuquajtur ekonomi globale punon në favor të disa vendeve si Kina apo India, por jo të Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump fitoi zgjedhjet vitin e kaluar me premtimin për ta ndryshuar këtë. Kundërshtarët e tij – dhe ai ka shumë të tillë – duhet t'i kushtojnë vëmendje asaj që ai do të thotë. Ai e ka seriozisht.

Marrë nga Fox News-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zana 20/09/2017 02:08

koment skam por me pelqeu shume Amerika e para kjo duhet

Shto koment

Denonco