Lufta e NATO-s për Kosovën, ajo që riktheu Rusinë kundër Perëndimit

Lufta e NATO-s për Kosovën, ajo që riktheu Rusinë kundër Perëndimit

Nga Christian Snyder - 07/09/2017

Kur dëgjon emrin Boris Jelcin me siguri që diçka ju vjen në mendje, qoftë imazhi i tij teksa kërcen mbi një tank gjatë grushtit të shtetit në Moskë, apo imazhi i një të dehuri të veshur me brekë gjatë një vizite në Washington më 1995.

Jelcin, president i pare i Federatës Ruse, mund të mbahet mend për vesin e të pirit, por ai ishte një figure shumë e rendësishme gjatë viteve ’90. Të kuptosh Jelcinin është vetëm hapi i parë për të kuptuar se si bombardimet e NATO-s në Jugosllavi më 1999 shërbyen si pikë kthese në marrëdhëniet ruso-amerikane dhe e kthyen pushtetin e Presidentit Vladimir Putin kundër Shteteve të Bashkuara.

Historia nis në fillim të dekadës. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqjes së Mihail Gorbaçovit më 1991, ndryshime të mëdha ndodhën në atë që tani është Federata Ruse. Gorbaçovi, i vlerësuar në Perëndim për kontributin në përfundimin e Luftës së Ftohtë, në vendin e tij pësoi rënie popullariteti.

Ai fitoi Çmimin Nobel të Paqes më 1991, ndërsa në atdhe përkrahja ndaj tij ra në 21 për qind. Në vitet e fundit të BS, vendi u godit nga kriza ekonomike dhe rubla arriti pikën më të ulët në histori më 1988. Rubla post-sovjetike e nisi me një kurs këmbimi 1.8 rubla karshi dollarit, ndërsa në fund të erës së Gorbaçovit kishte rënë në mbi 160 rubla për dollar.

Gorbaçovi u përmbys gjatë një grushti shteti në gusht 1991 dhe president u zgjodh Boris Jelcin, rënia e të cilit do të vinte nga përkushtimi ndaj radikalizmit ekonomik perëndimor.

Ndryshe nga Gorbaçovi, Jelcin shihej nga sovjetikët dhe amerikanët si një fytyrë e re për Federatën Ruse dhe i tillë ishte gjatë gjithë viteve ’90. Në fakt, edhe më 1997 marrëdhëniet ruso-amerikane ishin produktive dhe të përzemërta. Në lidhje me takimin e tij të 11-të me Presidentin Bill Clinton, Jelcin thoshte: “Amerika dhe Rusia kanë një zonë të madhe interesash të përbashkët. Kryesori ndër ta është stabiliteti në situatën ndërkombëtare. Ne duam të largojmë mosbesimin dhe armiqësinë e të kaluarës. Do të kemi mjaftueshëm durim dhe vendosmëri”.

Çfarë ndodhi? Çfarë e bëri Rusinë të krijonte një koncept të ri të sigurisë kombëtare vetëm tre vjet më vonë, më 2000, që afirmoi përkushtimin e Rusisë për t’u përballur me “dominimin e vendeve të zhvilluara Perëndimore”?

Përgjigjja është te Jugosllavia. Pas Luftës II Botërore, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë vende: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Por Serbia, atëherë vendi ku përfshhej krahina autonome e Kosovës, u bë fushëbeteja e marrëdhënieve ruso-amerikane.

Kosova është një nga dy atdhetë gjeografikë të shqiptarëve, grup etnik i Shqipërisë dhe Kosovës që flet shqip dhe ka shumicë myslimane sunite. Censusi i vitit 1981 zbuloi se 77% e popullsisë në Kosovë ishte shqiptare dhe vetëm 13% serbe.

Por rajoni autonom ishte në Serbi, ku gjuha zyrtare ishte serbishtja dhe feja zyrtare ishte kristiano-ortodokse e lindjes, 85% e popullsisë ishte serbe dhe vetëm 1% shqiptare.

Gjatë viteve ’90, kjo pabarazi u përshkallëzua në luftë, Lufta e Kosovës nisi në mars 1998 dhe përfundoi më 11 qershor 1999. Grupet rebele u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar kundër Jugosllavisë dhe diskriminimit të shqiptarëve të Kosovës.

Gjërat morën për keq në janar 1999. Në qytetin e vogël të Raçakut, forcat e sigurisë serbe vranë 45 shqiptarë, shumica gra e fëmijë.

Në përgjigje të masakrës së Raçakut, NATO bëri diçka të paprecedent. Koalicioni donte t’i jepte fund masakrimit të kosovarëve, por delegatët rusë e kinezë në OKB bënë të ditur se vendet e tyre do të kundërshtonin çdo përdorim force. Kështu, pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, forcat ushtarake të NATO-s nisën fushatën e bombardimeve kundër Jugosllavisë, e cila zgjati 78 ditë. Operacioni ‘Allied Force’ - emri i koduar zyrtar i sulmeve të NATO-s - rezultoi në vdekjen e më tepër se 500 civilëve.

Kur Rusia u kritikua më vonë nga Perëndimi për aneksimin e Krimesë dhe aksionet në Siri, një gazetar pyeti Putinin nëse ftohja e marrëdhënieve me Amerikën ishte për shkak të Krimesë e Rusisë.

“E ke gabim”, tha Putin. “Kujto Jugosllavinë. Aty nisi”.

Bombardimi i Jugosllavisë përfaqësoi një përdorim drastik të forcës ushtarake që Putin e shihte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare – dhe ndoshta ashtu ishte. Dhe për njerëz si Putin, që jetonin me kujtimet e Bashkimit të fuqishëm Sovjetik ku u rritën, sulmi kundër Serbisë ishte sulm kundër një aleati të afërt.

Kështu që në vitet e parë të presidencës së tij, gjatë së cilës nisi luftën në Çeçeni, Putin u përqendrua në rikthimin e dinjitetit Rusisë. Edhe sot, ai është në kërkim të kësaj në vende si Gjeorgjia, Çeçenia dhe Krimea. Putin vazhdon t’i referohet Operacionit Allied Force kur diskuton politikën ndërkombëtare.

“Partnerët tanë Perëndimorë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, preferojnë të mos udhëhiqen nga ligjet ndërkombëtare… por nga ligji i armëve”, tha ai në një fjalim më 2014, në përpjekje për të mbrojtur aneksimin e Krimesë. “Tata besojnë se mund të vendosin për fatin e botës. Kjo ndodhi në Jugosllavi, ne e mbajmë mend shumë mirë 1999-ën”.

Plagët e ’99-s janë të thella dhe Putin e përdor këtë perceptim rus për sjelljen e amerikanëve me qëllim për të luajtur kartën e viktimës, duke i kthyer njerëzit kundër Perëndimit. Në të njëjtin fjalim, Putin akuzoi Perëndimin se e gënjeu Rusinë, duke marrë vendime pas shpinës së saj dhe duke ndjekur një “politikë të keqe dominimi”.

Sigurisht, kjo retorikë funksionon në një vend ku 88% e popullit i marrin lajmet kryesisht nga televizioni i kontrolluar nga shteti. Putin e përdor median për të bindur për ekspecionalizmin e Perëndimit, por nuk u tregon mizoritë që Rusia kryen e që sjellin aksion politik si sanksionet. Kjo është arsyeja që njerëzit e tij nuk fajësojnë atë për rënien e rublës apo rritjen e çmimeve të ushqimeve, por Perëndimin.

Të kuptosh armiqësinë e Putinit ndaj NATO-s – dhe Shteteve të Bashkuara – mund të jetë një si një lente për të parë se si Putin operon si lider botëror. Me të, gjërat janë personale – përpjekjet e tij për rikthimin e fuqisë së Bashkimit Sovjetik i kanë rrënjët në ndjesinë që bota u kthye kundër tij dhe popullit të tij më 1999.

Dhe cilat janë zgjidhje? Shumë pak duken. Edhe sikur të jesh në gjendje që me një të shtypur butoni t’i japësh vendit lirinë e shtypit, e cila ka shërbyer shpesh si katalizator revolucionesh, a do ta bënit? Një gjë e tillë mund të ndizte një luftë civile me rezultat miliona vdekje, por rezultati mund të jetë edhe një Evropë Lindore më e lirë.

Nëse Amerika vërtet është qendra e demokracisë siç e percepton bota, e duhet të merremi me problemet që nga rrënja në vend që të sulmojmë viktimat e tyre. Bombardimet e kryeqyteteve dhe nisja e luftërave për të tjerët nuk do ta çojë botën asgjëkundi. Ekspansioni jodemokratik i Putinit nuk ndjek rregullat e logjikës politike sepse pjesa më e madhe e tij i ka rrënjët në mëri personale dhe kuptimi i shkakut të mërisë do të ishte vital në përfundimin e saj.

Marrë nga PittNews.com - Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco