Koment për ambasadorët e l.....!

Koment për ambasadorët e l.....!

Nga Mal Berisha - 25/08/2017

Një ish-Ambasador ç’izolacionist.

Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare, Ambasadorët, Shkelqesitë e vendit tim!

Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve dinjitozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.

Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë Ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje,  jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë Ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim.

Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës  Ambasadorët e Leshit!

Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!

Duroni çdo fyerje që t’ju bejnë dhe  mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje:

Ma mirë Derra te kënaqun sesa Sokrate te vujtun!

Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco