Shqipëria-vendi i Kadaresë

Shqipëria-vendi i Kadaresë

Nga Dr. Erion Piciri - 31/07/2017

Ka një zell të tepruar të disave, ndoshta strategji, për të goditur periodikisht Ismail Kadarenë. Një tentativë për ekzekutim publik të karakterit, të një prej shqiptarëve më të shquar të kohës, pjesës më të rëndësishme të kulturës kombëtare, majën e saj më të lartë. Kadare me ekzistencën, veprën dhe qëndrimet e tij ka formësuar më mirë se kushdo tjetër shqiptarin e kohës, orientimin perëndimor të kombit tonë dhe ka sfiduar shumë prej atyre që nuk e duan qartësimin tonë mbi të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen. Publikimi i copëzave të jetës së tij, të nxjerra nga konteksti, janë pjesë e manipulimit publik, e tjetërsimit të imazhit të tij, për t'i ulur influencën dhe peshën e fjalës. Veçse kanë harruar diçka - veprimtaria e disa njerëzve si Kadareja, tejkalon kohën dhe vendin ku jetuan - kombet kanë mençurinë të ruajnë dhe çmojnë figurat që i japin mendje dhe nder.

Në këtë prizëm, një letër e tij drejtuar diktatorit Hoxha, në vitin '80, shpërndarë këto ditë në mediat online, nuk ia ul madhështinë. Përkundrazi. Ajo letër nxjerr në pah kushtet në të cilat ka punuar, mungesën e lirisë dhe preokupimin e shkrimtarit për krijimtarinë. Një përpjekje për t'i përkëdhelur sedrën një paranoiku vrastar pushteti, ta përdorte kundër langojëve të zgjidhur të partisë, të etur të kafshonin çdo intelektual të vërtetë. Një përpjekje për t'i qetësuar se ishte njeriu i tyre, për t'u distancuar nga një i afërmi i tij i vëzhguar nga organet represive të regjimit për kushedi çfarë qëllimi. Kohë të tmerrshme ku profesionisti i ndershëm nuk  di si të reagojë, kur shteti sillet si bandë që ngjall pasiguri, kur njeriu ndjehet i pafuqishëm të mbrojë veten dhe të tijët, që nuk ishte çudi të përdoreshin në ato kohëra edhe nga sigurimi i shtetit, i specializuar në skenare implikimi familjar për burgime dhe eleminime oponentësh, shkrimtarësh, artistësh dhe njerëzish të thjeshtë.

Ai regjim barbar nuk njihte moral, ndershmëri dhe atdhetari. Eleminimet e njerëzve të njohur nga vitet '40 derisa ra diktatura, ishin pjesë e ritualit të spastrimit të vendit nga çdo potencial, çdo personalitet i pavarur. Sjelljet e njerëzve të marrë peng nga regjimi duhen kuptuar në atë kontekst. Letra duhet parë jo si adhurim masoviku partie, por si e një krijuesi të vetëdijshëm për gjenialitetin e tij, që e kishte zënë halli me ta dhe duhej të shpëtonte krijimtarinë dhe të mbante në jetë krijuesin e saj. Një letër për të shpëtuar një vepër. Me këtë qëndrim i siguroi vendit një trashëgimi të vyer.

Diabolizmi i diktaturave dhe ushtarëve të tyre qëndron edhe tek asocimi me personalitetet e shquara që jetuan dhe krijuan në ato regjime. Duan t'i japin kohës sensin e normalitetit, duke evokuar gjenialitetin e njerëzve që ua nxinë jetën, për sa kohë kishin pushtetin mbi ta. Kadare i pret rrugën çdo spekullimi në këtë drejtim. Në rastin e parë që iu dha mundësia të jetonte në liri, ai e tregoi se çfarë mendonte për atë regjim, për E. Hoxhën me kompani. Reflektimet e Kadaresë janë një goditje e madhe dhënë bolshevizmit dhe shumë të tjerëve që nuk janë ndarë ende nga krimet e tij. Kjo tregon se një intelektual të vërtetë mund ta mbash nën vëzhgim për një kohë por në fund ai triumfon, nuk bëhet palë e historisë kriminale të regjimeve barbare.

Në mënyrën e tij e kishte bërë këtë edhe kohë më parë, me veprën e shkruar nën diktaturë. Studiuesi i letërsisë së krahasuar, profesori i Universitetit të Bukureshtit, Luan Topçiu, në librin e tij "Tradita moderne në letrat shqipe" (Sh.B. Zenit, Tiranë, 2010) e analizon edhe pozicionimin letrar të Kadaresë në totalitarizëm. Sipas tij, ndonëse proza e Kadaresë u shkrua nën diktaturën e Hoxhës, aty goditej pareshtur ai sistem, "jo në mënyrë të drejtpërdrejtë (modalitet që do të rrezikonte dhe vlerat estetike të veprës), por në mënyrë oruelljane". Sipas tij, Kadare kuptohet jo përmes propagandës, ideologjikes dhe gazetareskes por përmes letrares dhe universales.

Ky intelektual markant, një ndër tre shqiptarët më gjenialë të kohës tonë, bashkë me Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën, i bëjnë nder racës tonë. Ata janë majat tona, investimet shqiptare në patrimonin universal të kulturës, humanizmit dhe politikës. Falë tyre ndjehesh krenar që je shqiptar. Falë tyre ne si komb marrim një përmasë globale. Ndoshta një ditë në të ardhmen do njihemi si vendi i Kadaresë. Nuk janë të paktë ata që na quajnë të tillë edhe sot. Ky është një ogur i mbarë. Historia jonë moderne simbolizohet më së miri me rrugëtimin e tij. Aty gjendet projeksioni ynë, i një kombi që del nga robëria dhe shkon drejt lirisë, niset nga Lindja dhe ankorohet në Perëndim, mbijeton me sakrifica dhe krijon një vlerë unikale për qytetërimin tonë europian, duke zënë një vend të nderuar në familjen e kombeve të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ArT01/08/2017 16:15

z. Piciri,
Nuk e mohon kush qe Shqiperia eshte vendi i Kadares. Problemi eshte: a duhet ai te pretendoje per Cmimin Nobel ne letersi? Po te lexohet testamenti qe Frederik Nobel ka lene per kete cmim, kurrsesi JO. Sepse Kadare nuk ploteson asnje kusht qe kerkon ai testament per cmimin.
Lomy ja evidenton bukur, i falemnderit.

Lomy01/08/2017 11:08

@krasasi tp
S'ka nevoje se ia ka thene te gjitha Gabriel Garcia Marques me mire seç mund te ta pjelle ty truri i deformuar nga realizmi socialist e nga perrallat me partizane "trima" edhe sikur te mendohesh gjithe jeten!

krasasi tp31/07/2017 21:55

@Lomy,po ke te drejte,kam reflektuar dhe bej nje autokritike bolshevike.Propozoj qe sa here z.Kadare propozohet per cmimin Nobel ,Ne e Ju intelektualet e internetit ti drejtohemi komisionit Nobel duke ja thene te gjitha te vertetat per Kadaren.E nese te gjithe mendojne se i kane shteruar te gjitha argumentat, me lejoni qe une te shtoj dicka.Z.Kadare eshte i datelindjes 1936 pra ne vitet e luftes 1944 ka qene plot 8 vjec.sidoqe i vogel por mund te kontribonte , psh tu conte buke partizaneve.Se dyti mund ti shtojme edhe faktin qe nena e tij , ndjese paste, nuk ka thurur trioko e corape leshi per partizanet, se ndryshe z.Kadare do ta shkruante kete kontribut te familjes ne autobiografine qe paraqitej gjithandej ne ate sistem.Po mu kujtua ndonji gje tjeter do ta denoncoj ne komentin e ardhshem.

Lomy31/07/2017 19:57

@krasasi tp
Kadare eshte thjesht nje servil i ftohte qe arriti te mbijetoje e te perfitoje me shume se servilet e tjere per shkak te talentit po kjo nuk e ben te paprekshem e as te pagjykueshem. Perkundrazi, duke perfituar ai ka shkelur mbi Jete njerezish. Veprat i shkroi duke nuhatur se nga do frynte era e se kush kishte rradhen te goditej meqe ishte prane kupoles...
Na i paske rreshtuar te gjithe grupet jo-intelektuale sipas mendjes tende zotrote dhe ke edhe "trimerine" te pretendosh se ata qe e godasin as e kane lexuar, nuk e kuptojne e te tjera brockulla thjesht se edhe nje si ti arrin ta kuptoje qe s'mund te mbrohet dot Kadareja per karakterin e deformuar e me shume fytyra qe tregon. Prandaj dhe mundohesh te ofendosh apo zvogelosh paraprakisht ata qe e gjykojne. Ne fakt mund t'i lejohet deri diku kjo logjike nje intelektuali te vertete qe mundohet te nxise debat por jo dikujt qe e shpall veten si te tille neper komente interneti... Ne fakt, ashtu si dhe kadareja, edhe tipa si ti qe perdorin thonjezat per te persekutuarit etj duket qarte qe mund te jene intelektuale vec ne kafe mes gomereve!

Ajo31/07/2017 16:51

Z. Piciri me gjithe respektin qe kam krijuar per ju, me vjen keq por ne lidhje me Kadarene keni gabuar.
Ai vertete eshte nje shkrimtar i madh, ne fakt shkelqimi i tij lidhet pazgjidhmerisht me diktaturen, sepse cfare ka krijuar pas viteve 90', le shume per te deshiruar.
Ashtu sic thote edhe Daj Jaku, fatkeqesisht ne njohim edhe karakterin edhe personazhin dhe eshte e pamundur te idealizosh Kadarene shkrimtar te shkeputur nga Kadareja- person. Kadareja i vetedijshem per talentin e tij siperor ka qene nje njeri egoist,mendjemadh, narcisist dhe mosperfilles me koleget e tij artiste, por ne te njejten kohe shume servil dhe i perulur ndaj partise, qe per hir te se vertetes i ka thurrur himne si askush tjeter!
Fakti qe u soll ne ate menyre dikur mund te justifikohet per mbijetese dhe per tu realizuar si shkrimtar, por ama tregon edhe dobesine e karakterit te tij prandaj nuk mund te behet emblema e Shqiperise!
Kadareja njeri eshte shume i vogel dhe i mjere!

krasasi tp31/07/2017 16:34

Ismail Kadare mund te goditet me batare nga te gjithe ata qe as e kane lexuar te gjithe vepren dhe as e kuptojne mesazhin kombetar dhe universal qe percjell ne bote."Trimat" e kritikojn pse I.K nuk ishte aq trim sa poeti Havzi Nela..Globalistet dhe soroistet e sotem e kritikojn per cenet ideologjike si patriotizmin qe shpalos I.K ne krejt vepren e sidomos pse Ai kete e ambalazhon me "materialin e kohes". Disa te "persekutuar" ju duket se eshte me mire te godasin te gjallet qe nuk flasin por flasin me vepra(I.K)se te vdekurit (E.H) qe e mbrojne bijte ideologjik ne pushtet ne opozite apo kudo.Shume te persekutuar te vertete mendojne se ish sistemi do ta kish pesuar me kohe nese I.K do ta kishte goditur rrepte.Te tjere mendojne se burri i halles apo i tezes ishte me i mire se I.K.Te tjere mendojne se nje Nobel per I.K do ishte nje nobel per ish sistemin dhe diktatorin.Te pyesesh nje kategori hallexhinjsh qe duan te bejne legalizimin e prones se kush eshte intelektual klasi, I.K apo drejtori i pergjithshem i Aluizmit me siguri do vleresonin si te tille Artan Lame.Po te pyesje nje kategori tjeter qe jane te punesuar ne shtet se kush ka vlera me shume nga te gjitha kendveshtrimet Kurbani i Edvin Rames apo Ura me Tre Harqe e I.K me siguri do shquanin Kurbanin e kryeministrit. Po te pyesje nji kategori tjeter (ish) zyrtaresh te larte dhe (ish ) ministrash se kush prokuror ka dhene nje shembull te luftes pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit,Borselino e Falkone apo Adriatik Llalla, me siguri do veconin z.Llalla.Qe ta ngas llafin, me mire te gjykojne ata qe do vijne .Intelektualet te gjykojne qe sot.

Kritiku31/07/2017 16:27

O Picir, eshte Franca vend i Kadarese e jo Shqiperia, apo ashtu te pelqen ty? Hartim koti ke bere o njeri, hoqe picirin per nje vrime ne uje.

DCX31/07/2017 15:45

Kisha dash me ta uru qe Kadareja tia bonte fmijes tat o Picir ate qe ia boni asaj famijes shkret, po s'e kam zemren aq zi sa ti.

t31/07/2017 15:16

fytyra e vertete e kadares eshte tamam ajo qe paraqet ajo letra. nje servil i paskrupullt i pushtetit, qe eshte gati ti bjere ne gjunje kujtdo, vetem te arrije qellimin e tij

Lomy31/07/2017 14:21

Preferoj te respektoj ata qe ndoshta u dergjen burgjeve po ruajten nje fije dinjitet- ne fund te gjithe japim llogari ne tjeter vend... Kadareja nuk ka vetem kete histori mbi kurriz po shume e shume te tjera apo e harrove jashteqitjen e kombit zotrote?! Po miqesine e ngushte me shefa sigurimi qe sot vijne akoma verdalle nen petkun e avokatit? Po na servir teorine qe ai e ka ditur gjenine e vet dhe ka shfrytezuar injorancen e pushtetareve per te mbijetuar nderkohe qe ka ditur edhe te ardhmen??! Kjo eshte thjesht megallomani mes llumit por nuk e ben te paster vete.
Me kete logjike qe perdor ti justifikohet dhe vetservirja qe luli i beri rames meqe shumekush e di cfare skizofreni eshte ky i fundit, ndersa ti i bie qe beje sikur kur na flisje per mungesen e demokracise ne pd etj etj
Pseudo-logjike selektive nga dikush qe nuk ka pavaresi intelektuale por kenaqet me te qenit xhol i dikujt tjeter dhe mendon, ashtu si dhe ata per te cilet punon, qe eshte me i zgjuar se te tjeret e qe mund te shkruaje turli lloj idiotizmash pa frike se duket si idiot dhe vete. Te kjo e fundit gabohesh perseri!

KI31/07/2017 14:14

Bravo Erion! Nje qasje realiste! Nje qendrim perfekt ndaj Vlerave dhe Dinjitetit! Vleresimi juaj e tejkalon individin Kadare qe e meriton vleresimin qe ju i beni! Te pergezoj!

Daj Jaku31/07/2017 12:09

Doktor. Ne njihemi si vendi i Ilirëve, si vendi i Aleksandrit, si vendi i Pirros, si vendi i Skënderbeut, si vendi i NANË TEREZËS, si vendi ku flitet Shqip, vazhdimi i Gjuhës Ilire. A e dini Doktor që edhe Jezu Krishti fliste në Gjuhën e Parë, në Gjuhën Ilire. Është edhe Kadare, por jo në dimensionin e personazheve të Sipërm, me dritë në talent por dhe hije karakteri, prodhim i kohës dhe i egoizmit ... Ndërsa do kujtohemi edhe si vendi i Enverit që na transformoi në dele, si vëndi i Ramës/i ramë prej qiellit...(nuk e di se nga), si bariu tufës së deleve. I "madhi" Kadare është prenoncuar edhe përsa i përket këtij të ram prej qiellit, ...çështje karakteri. Brezat që do vijnë do ti japin vendin që i takon. Neve, bashkëkohësit, bashkëvuajtësit, sikurse thotë Berisha, për fat ( të mirë a të keq) njohim edhe personazhin, edhe karakterin. Brezat e ardhshëm do vlerësojnë vetëm veprën.

ekuilibrimi31/07/2017 12:05

Sikunder e ke dhe cilesori PICIRI, piciri je, pisllek i gjalle ne te shprehur e ne shpirt. Pse ishte barbar ai shtet, apo qe e ngriti Shqiperine dhe shqiptaret ne majat me te larta te kombve me dinjitet. E ke harruar qe emigrantet shqiptare kudo ne bote para se te vinte ai "palo shteti" qe ty e shan, u vint turp te quheshin shqiptare? Por aq di e aq te kane thene te thuash, o Piciri e gjalle. Apo te pelqen kjo Shqiperia e tashme e pleqve, apo pergjimi i cdo hyrje pallati me kamera se kush hyn e kush del, apo s'te bejne prshtypje; apo ngaqe Tirana ka ende ujesjellsat e Enverit dhe sot do dyfishohet cmimi i tij edhe pse e kane ndotur keta PICIRET e tjere. Kur shkruani, vini logjiken n pne dhe beni krahasimet, dhe jo sikunder u udhezon Sorosi e sorosianet antishqiptare.

Lolita31/07/2017 11:54

Jam shume dakord me ju , qe madheshtia e tij nuk ka nevoje per asgje, e jona ka neveoje per te!

nino31/07/2017 11:40

Z. Piciri. Nuk eshte Kadareja ne nivelin e Nene Terezes dhe Ibrahim Rugoves qe jane Personalitete te shquara Kombetare.Ndersa Kadereja eshte shkrimtar i nivelit te larte por si personalitet ngelet ne nivelin lokal. (pandjeshmeria e tij per pjesen tjeter te Shqiperise Shkumbin e siper nuk mund ta perfshije ne nivel kombetar).

Shto koment

Denonco