Opozita e opozitës të opozitës

Opozita e opozitës të opozitës

Nga Artan Fuga - 24/07/2017

Aty nga korriku i vitit 1997, nëse nuk më gënjen kujtesa, zgjidhet presidenti i ri i republikes, nga e majta.

Zoti Mejdani bën një takim të gjerë në Presidencë me këtë rast dhe fton atje anëtarë të organizatave të shoqërisë civile. Një zonjë e nderuar që tani nuk jeton më, më ftoi të shkoja edhe unë atje.

Kisha thjesht kuriozitet të shihja një President.

Mes të tjerash, folën edhe kryetarë organizatash dhe nja dy, si me zell pak të tepruar, u shprehën se ata do të ishin opozitë me qeverinë dhe me pushtetin.

Kjo nuk më pëlqeu. Një ojf nuk mund ta zëvendësonte dot opozitën politike që i binte të ishte partia demokratike e asaj kohe.

Prandaj ndërhyra shkurt dhe thashë se po qe se kjo është opozita, atëhere unë jam opozitë e kësaj opozite.

Gazetari i RD që ishte në takim e keqkuptoi gjithçka thashë. Të nesërmen ai kishte qëndisur një shkrim sa një faqe gazete ku më denonconte sepse sipas tij kisha treguar vullnet që në vend të isha kritik me qeverinë, doja një opozitë kundër opozitës. Dhe sharjet pastaj vinin rradhazi: servil, manipulues e nuk mbaj mend se cfarë tjetër!

Sigurisht që më erdhi keq nga ai keqkuptim krejt i pabazë. Ku e kisha pasur fjalën unë, e ku i binte fyellit gazetari.

Në darkë shkova ta takoja në redaksinë e RD. Nuk mund ta mbaja mbi supe që publikisht të shfaqesha sikur sapo kisha pritur që partia demokratike të binte nga pushteti, që edhe unë t'i hidhja gurë në kurriz.

Kryeredaktori i gazetës më priti mirë dhe shoqërisht. Gazetari nuk qëlloi aty, sikurse më tha, por ai vetë u shpreh se e mirëkuptonte sqarimin tim. Propozimin tim që të bëja një replikë të nesërmen e pranoi me mirësjellje.

Ishte fjala për opozitën e opozitës, por të një opozite me ojf, që e kishte hak opozitën.

Dhe ky ish kryeredaktori që bashkëbisedoi me mua për opozitën e opozitës atë mbrëmje vere të vitit të nxehtë 1997, është vetë kush do të thoni ju?

Vetë zoti Astrit Patozi.

Ai dhe miq të tjerë të tij besoj se tani e kuptojnë se edhe në kuptimin literal të fjalës, jeta e sjell që edhe ndaj drejtuesve të opozitës mund dhe ka vend të bëhet opozitë.

Këto mu kujtuan sot kur lexova se zoti Alizoti paska dhënë dorëheqjen nga kryesia e partisë demokratike.

Habia ime ishte pa anë e pa fund.

Pse iku? Ai edhe të tjerët që konsiderojnë se pozicioni dhe funksionimi i partisë demokratike duhet të jetë tjetër, opozitarizmin e tyre ndaj drejtuesve të opozitës mund ta bëjnë fare mirë brenda partisë dhe jo duke ikur.

Pse e braktisin "frontin" e politikës me dorëheqje patetike, sigurisht të siqnerta, por pa asnjë dobi politike?

Në vend të bashkojnë të gjitha forcat që veprojnë dhe mendojnë si ata për të krijuar rryma dhe korrente alternative brenda partisë.

Çfarë do t'u thotë kryetari i sapodalë nga procedura elektorale? Asgjë. A po thotë ai se vendimmarrja do të jetë në duart e demokratëve. Shumë mirë. Patozi, Topalli, Mustafaj, Imami, Bregu, etj., por shumë më tepër se ata, qindra e qindra të rinj të talentuar dhe plot energji mund të militojnë brenda partisë për të konkuruar dhe lënë vulën e vullnetit të tyre në parti.

Përndryshe do të përsërisin gabimet e para. Nuk folën katër vjet dhe nuk u mobilizuan për demokratizimin e partisë, nuk u aktivizuan në çadër si një event politik i partisë, u treguan të distancuar në zgjedhje, dhe tani a thua do të bëjmë gabimin e radhës??? Pra, të largohen nga partia dhe funksionet e tyre në vend të qëndrojnë atje dhe të imponohen me fraksione vertikale që shtrihen deri në bazën e militantëve dhe të elektoratit?

A është demokratike partia demokratike? Kryetari i saj thotë se po. Atëherë rruga për opozitë ndaj kryetarit brenda partisë është e hapur.

Se mos u shkon mendja të krijojnë një parti të re se do të përfundojnë si të gjitha sythet e paçelura të partive që u ndanë nga trupi i partisë demokratike.

Fusha për ta është e hapur dhe ka plot mundësira për art politik, për fantazi politike, për veprim dhe mendim politik.

Ndofta më shumë se te çdo parti tjetër, te partia demokratike sot ka mundësi të goditet autoritarizmi arkaik i vertikalitetit dhe të ketë një konkurrim idesh dhe alternativash.

Nuk e kuptova fare zotin Alizoti që ikën nga një forum drejtues vetëm pse kryetari i tij nuk mendon si ai, ose sepse ai mendon ndryshe nga kryetari!!!

E çfarë pastaj! Kryetari ka punën e vet, zoti Alizoti do të kishte kokën, mendjen dhe idetë e veta!

Kështu që urojmë mos e bëjnë këtë gabim të tjerët sepse kjo të nënkuptonte që vërtet këta politikanë bartin mentalitetin autoritar por si viktima të tij, me një fjalë kur kryetari nuk mendon si ata, vetëflijohen, ikin, zhbëhen, dhe këtë e quajnë akt fisnik?

Kjo është braktisje e politikës si emancipim demokratik.

E nëse kjo ndodh një ditë nuk do të kemi vetëm opozitën e opozitës, si në atë natë vere të nxehtë të 1997,por edhe opozitën e opozitës të opozitës në 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Antikritiku25/07/2017 14:54

Si thote ai komentusi qe i thote vetes "Kritiku"? "Ia ke fut kot plako"? Amon mer si t'knoqin kto qe ta xerrojn' dy faqe artikull me dy llafe koment! O Kerrtiko, ti ia e fut kot ene kot fare biles!

Shqiptari25/07/2017 12:34

A eshte demokratike Partia Demokratike? JO! As ka qene ndonjehere, as nuk eshte dhe as nuk do te jete kurre demokratike! Nese do te ishte demokratike, fillimisht do te behej analiza e humbjes dhe pastaj zgjedhjet ne parti duhej te kishin nisur nga baza, qe do te thote te zgjidheshin ne fillim forumet dhe strukturat ne baze, duke u ngjitur drejt qendres dhe ne fund te fillonte gara per kryetarin, ku te kishte 6-7 apo 10 kandidate. PD-ja e humbi perseri shancin per te qene demokratike!

Daj Jaku25/07/2017 11:26

Ne vazhdim te pyetjes jo tendencioze te Z.Ervin ne komentin e tij ketu siper. Perse nuk u lejua te kandidoje Doktor Erion Piciri? Perse je kaq i sigurte Prof. Fuga qe po te kish kerkuar te kandidonte Patozi, Topalli; Bregu, Imami, do ishte lejuar? U kerkua siguria per votime te lira e te ndershme, por fatkeqsisht mbeti pa pergjigje nga kryetari ne frigorifer/palaçollik. Askush ne te tilla raste nuk pranon te beje figuren e m**** perveç personashit Selam dhe ikje/hajdeve te tij te çuditeshme ne PD. Perse u kopjua "fiks fare" taktika e Rames ne zgjedhjet me kandidat Lakror/byrekun? Profesor, 1000 dyshime vertet nuk jane prova, por....... Edhe disa deshmi e video per persona qe votonin 4-5 here...... Profesor, nje person me formim te lartesuar sikurse jeni, shpresoj ti kete lene menjane nostalgjite e prejardhjes familjare. Berisha dhe zogu i tij, i katapultuar nga Hollanda, minister/kryetar bashkie Tirane/kryetar partie, a nuk eshte "fiks fare" historia e katapultimit sorosian te Rames? A nuk eshte ky nje skenar per rikonsolidimin e klases se vjeter komuniste "fiks fare" i paraqitur nga Ramiz Alia pas Katovices? Profesor, a ju duket se bie sadopak ere demokraci ky lloj inskenimi? Te gjitha partite qe jane sot ne skenen tone politike jane bijat e PKSH. Pra eshte demokracia e disa princave vellezer ne vend te autoritarizmit te baba mbretit. Edhe i gjithe zhvillimi ekonomiko-social i vendit i pergjigjet "fiks fare" atij skenari. Miljarderet e Shqiperise sot jane politikanet (ku ben pjese edhe "çuni i mire" Basha) ose disa oligarke qe mbajne rrotull. Ne se duhet ti besojme Rames, ose Luli eshte çun i mire, ose eshte hajduti i 200 miljon € te rruges se kombit, ose alternativa e trete, hajdutet me te medhej te fondeve publike jane edhe çunat me te mire te ketij vendit tone. Dhe çunat e mire ulen pasmesnates ne prani te askujt dhe bejne marrveshje te fshehta per skenaret qe do inetrpretohen neser. Ku eshte problemi ketu? Apo, ku eshte demokracia ketu?

Shqiptari25/07/2017 09:49

A eshte demokratike Partia Demokratike? JO! As ka qene ndonjehere, as nuk eshte dhe as nuk do te jete kurre demokratike! Nese do te ishte demokratike, fillimisht do te behej analiza e humbjes dhe pastaj zgjedhjet ne parti duhej te kishin nisur nga baza, qe do te thote te zgjidheshin ne fillim forumet dhe strukturat ne baze, duke u ngjitur drejt qendres dhe ne fund te fillonte gara per kryetarin, ku te kishte 6-7 apo 10 kandidate. PD-ja e humbi perseri shancin per te qene demokratike!

landi25/07/2017 07:56

Ju lumte Z.Fuga analiz e goditur dhe ashtu duhet te jete. Por realitet ne partit politike ne shqipri eshte ai qe dhe ju vete e dini.Kryetari qe vendos vete kur do zgjidhet kur do ngrij dhe kur do shkrij megjith fjalet e bukura se do lejoj mendimin ndryshe ne parti do bej te gjitha sa ka ne dire qe keta zera ti aneksoj ti izoloj deri ne asgjeaimin e tyre.Pasi kryetaret duan fresk nga servilat i tille eshte realiteti ne shqipri.

Kritiku24/07/2017 23:08

Ia ke fut kot plako !

krasasi tp24/07/2017 17:57

A eshte demokratike partija demokratike ,pyet Profesor Fuga dhe pergjigjen e merr nga "goja" e z.Basha."Po demokratike eshte" thote kryetari."I zoti i shtepise e di ku i pikon catija"dhe ai e di me mire se kushdo edhe kohen se kur do ti futet riparimit edhe materialin qe do perdor, apo nese vendos qe me disa shpenzime me shume ti beje nji rikonstruksion te plote nderteses.Ju e dini profesor qe partite politike, kryesisht dy partite e medha, jane kthyer ne parti kryetaresh, ku arbitrariteti i kryetareve ne opozite, percohet ne arbitraritet ne qeverisje.Si thoni ju profesor demokratike eshte partija demokratike qe ne kater vjet e mbledh nje here keshillin kombetar dhe vetem nja dy here kryesine.Kur listat i harton me shoke e shoqe e ne funksion te klienteles.Si do ju vinte ju profesor qe qenja juaj profesor te percaktohej nga humori i rektorit apo ministrit, apo te kujtojne moshen e te thone qe po kalove 50 vjec ke rrjedhur nga trut.Nese ne 1997 je keqkuptuar , me kete shkrim ka rrezik te kuptohesh qarte.Pragmatizmi eshte "filozofija" qe ve ne levizje te githe shoqerine, pervec intelektualeve dhe "budallenjeve".

Tirana24/07/2017 17:45

Profesor Fuga ju falenderoj shume per kete analize te ftohte dhe me mjaft argumente .
Keta lloj " politikanesh , edhe pse te shkolluar jashte shtetit , jane te perkedhelur nga katapultimi ne poste drejtuese pa ndonje fare merite reale ne historine partise demokratike ne vite . Ata duket se kane qene te zgjedhur thjesht me Mik e jo me Programe e Politika konkrete per fushat e departamenteve respektive ku jane emeruar .
Kesisoj ne momentin me te pare ata dorezohen duke e lene pergjegjesine dhe besimin e marre me mik nga Kryetari Basha para 4 vjetesh ne mes te rruges ...???!!!
Me se pari kjo tregon per nje pa pjekuri dhe pa pergjegjshmeri te thelle politike nga ana e tyre dhe se dyti kjo eshte shprehje e " pabesise " qe ata kane ushqyer e mbajtur thelle ne shpirtin e tyre duke mos reaguar asnjehere gjate 4 viteve ndaj sjelljes okulte te kryetarit te partise .
Fatkeqesia tjeter e tyre eshte se ata nuk e kane shfrytezuar pozitivisht te qenit moshatare me kryetarin si dhe formimin e tyre arsimor e profesional thuajse te barabarte per tu prononcuar ne media me artikuj e problematiken konkrete te departamenteve qe mbulonin.
Jam shume i sigurt se po te kishin qene me Doktorin , keta politikane " frikacake " do te rrinin te strukur si " miu " kur te vinte ne mbledhje AI ..." diktatori " Berisha . Te tille duket se paskan qene keta te " larguarit " nga lista e deputeteve , keta ish deputete e ish ministra te PD ne vite .

Ervin24/07/2017 17:37

nje pyetje kisha jo tendencioze ,thjesht nje pyetje.
pse nuk pati shume kandidate per kryetar te PD-se dhe te kishte dy raunde zgjedhjesh nese do ish nevoja?

Shto koment

Denonco