Ciraku i Maleficentit

Ciraku i Maleficentit

Nga Enton Abilekaj - 23/07/2017

Morën pjesë 20 mijë anëtarë më shumë se në 2013 dhe vetëm 5 mijë votuan Selamin. Pas humbjes se thellë në 25 qershor, pas arritjes së rezultatit më të keq në historinë e PD, pasi humbi mbi 200 mijë votues, Lulzim Bashës, jo vetëm që i janë bashkuar edhe ata që votuan Olldashin në 2013, por edhe i janë shtuar 15 mijë mbështetës.

Ky është mesazhi i zgjedhjeve në PD ne pamje të parë. Mesazhi i vërtetë është se konkurrenca nuk ka më asnjë vlerë. Pasi merr një detyrë, nuk ka rëndësi rezultati, nuk ka rëndësi si e përdor pushtetin, si i ushtrove kompetencat, çfarë fryme krijove. E vetmja gjë e rëndësishme është të krijosh aleancën e duhur me pronarin, të pastrosh terrenin nga konkurrentët dhe kundërshtarët, të shuash çdo shpresë për ndryshim duke kontrolluar çdo qelizë nëpërmjet joshjes apo presionit.

Në fund shpërblehesh me më shumë pushtet, me më pak konkurrentë, me më shumë mbështetës që u nxjerrin sytë kundërshtarëve. Nuk ka rëndësi nëse je mbret i shkretëtirës apo gjeli në majë të plehut, e rëndësishme është që është e jotja gjithçka të sheh syri.

Ky është mesazhi i vërtetë i zgjedhjeve në PD. Ai që u soll si alternativë e Edi Ramës në katër vjet, ai qe nuk e ngjalli dot shpresën duke mos ngjallur dot konkurrencën para zgjedhjeve, tregoi në fakt që nuk ka qenë projekti i tij, krijimi i një shoqërie perëndimore, investimi për një demokraci funksionale. Ai tregoi që është aleati më i madh i Edi Ramës, bir besnik i kastës së kalbur, rrënues i palodhur i shpresave të atyre pak shqiptarëve që duan ndryshim.

Në më shumë se 25 vjet, kur mendohej se erdhi koha e mundësive të barabarta, kur mendohej se biografia u zëvendësua me aftësinë, kur mendohej se besnikëria u zëvendësua me përkushtimin dhe teserat e partisë me idetë, muret e larta të pushteteve të korruptuara, bllokonin gjithçka.

Zhvillimi nuk erdhi, se biznesmenët që korruptonin dhe qeveritarët që korruptoheshin, e shkatërruan konkurrencën në sektorin privat, se teserat e partisë dhe paratë në dorë e shkatërruan konkurrencën në sektorin shtetëror. Aleanca e keqbërësve qeveriste duke shkatërruar konkurrentët dhe duke eliminuar kundërshtarët.

Ne këto kushte, 2013 solli një terren të ri. Një kryeministër që erdhi me premtimin për të flakur 21 vitet e tranzicionit, me një kryetar opozite që fitoi me premtimin e një kulture të re politike. Rama, rrëmbeu me shpejtësi veset e paraardhësve bashkë me oligarkët që kishin prodhuar së bashku.

Ekonomia iu dorëzuar pa konkurrencë, pa tendera e prokurime grupit të oligarkëve - miq. Konkurrenca në privat, jo vetëm që vazhdoi të shkatërrohej nga korrupsioni, por u përqendrua në një grup të vogël interesash ekonomiko- politike, në kurriz të qindra e mijëra bizneseve të mesme e të vogla që u shndërruan në aplikues për azil në Perëndim.

Në shtet, u shpik tepsia e koalicionit, ajo tepsi që shpikësi vendosi ta bënte skrap në 2017. Keqbërësit u shtuan, sikur të ishte në pushtet vetë Maleficenti. Statistikat e konfirmojnë, Shqipëria nuk është më në vend të dytë si në kohën e Berishës. Zë vendin e parë në Gjermani dhe në Francë për azilkërkuesit, depresioni ka mbërthyer shqiptarët, kutitë e votimit u braktisën.

Në këto kushte, opozita kishte detyrën e lehtë, që të tregonte vetëm dallimin. Nuk ia arriti të dilte kundër të shkuarës, nuk ia arriti të dilte kundër oligarkëve, nuk ia arriti të krijonte modelin e opozitës perëndimore, nuk ia arriti të zëvendësonte emërimet me votën, errësirën e kulisave me transparencën. Dekriminalizimi dhe ndarja nga krimi, ishin dy shenjat që dhanë shpresë.

Kauza e zgjedhjeve te lira që u ngrit bashkë me çadrën në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", arrit të sillte një puhizë shprese. Për 90 ditë, deri në ditën kur Lulzim Basha u fut në errësirën e kulisave për të shkatërruar gjithçka. Gjithçka ndodhi më pas, e konfirmoi Bashën, si çirakun e Maleficentit, jo si kundërshtarin e tij. 22 Korriku ishte fundi i keqbërjes, sepse i dha fund edhe asaj hapësire konkurrence që u themelua në PD në 2013. Sado e përçudnuar, ajo jepte një mundësi për të korrigjuar diçka.

Lulzim Basha hyri në histori tashmë, jo vetëm si përçarësi i PD, jo vetëm si shndërrues i opozitës në satelitin e pushtetit, por edhe si shkatërruesi i asaj cope të fundit shprese që mbante gjallë konkurrenca në PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku24/07/2017 08:12

Misioni i Berishës është shkatërrimi i PD para vdekjes. Me nxjerrjen në krye të PD të një personazhi të katapultuar, Berisha e kreu më së miri këtë misjon të caktuar nga partia mëmë, PPSH. Kjo strategji afatgjatë, e organizuar nga Ramizi pas Katovicës, u përqafua urgjentisht nga gjithë partitë bija të PPSH me një misjon të qartë, pasurimin ekstrem të politikanëve komunistë nën fasadën e demokracisë, zaptimin përfundimtar të ekonomisë nëpërmjet politikës, pa kthim, me bekimin e perëndimit, nën farsën e stabilitetit politik. Tashmë populli shqiptar do vuajë diktaturën e rëndë të oligarkisë të ish komunistëve, pa asnjë shpresë shpëtimi për shumë dhjetravjeçarë. Miljarderi Basha me gjith patkoj është pjesë e këtij skenari ku tre aktorët RamaMetaBasha do ndajnë rolet kryesore duke i u hakërruar njeri tjetrit me gjithë banalitetet e mundëshme, filmi do vazhdojë pambarimisht, por me alternimet e pozicioneve të tre zullapëve, që fatkeqsisht për popullin, janë në moshë të re. Dhe në zgjedhjetzgjedhën e ardhëshme nuk do ketë më as thasë mielli e as blerje vote, ta harrojë katunari se do i japin ndonjë dyshkë për votën që ai vet e çvlerësoi. Përse të harxhohen lekët kot? Kanabistani dhe plehrat, krimi dhe babëzia e instaluar nga Soros do jenë sovranë dhe finacat e shtetit do mbushin xhepat e miljarderit padron të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe të 3 sejmenëve të tij RamMetBash. Ta mbajmë thellë në bythë deri në fyt se e meritojmë, kur ta tërheqin paksa, do ti falënderojmë dhe do ti urojmë për mëshirën që treguan, por nuk duhet të gënjehemi sepse tërheqja paksa do pasohet me një futje akoma më thellë. Ne kemi dhënë prova të një durimi stratosferik.

Lomy24/07/2017 04:17

Po keta komentuesit e fuges nga "skuadra e shenimeve" pse vuajne kaq shume per lulin e vetmuar?! Rrini te qete se luli do jua votoje kushtetuten e re qe ben ramen president fuqiplote pas 4 vitesh - problemi eshte se do jeni prape bodrumeve duke mare porosi per komente ne rrjet e perseri te trembur per nje vend pune. Imagjino te jesh i tredhur nga dylberi i skizofrent...jeni rende shume!

krasasi tp23/07/2017 19:40

Nastradin beu, hidherohej dhe gezohej varesisht pozicionit ku ndodhej, ne nje moment te caktuar te rrugetimit te tij, pasi e dinte se pas cdo te tatepjete fillonte e perpjeta.Me garen farse dhe me pazarin e mesit te nates me Edvin Ramen ,Lulzim Basha i ka bere pa dashje, nje sherbim te madh vete PD dhe krejt politikes shqi8ptare.Nevoja per ndryshim nuk eshte z.Abilekaj nji kerkese e nji minorance te popullit shqiptar sic vereni ju.Futu me thelle dhe analizo..Nuk po flas per zgjedhjet e djeshme ne PD se ato i kam paragjykuar , por une kam ndjekur zgjedhjet nji antar nji vote , te zhvilluara nga Rilindja ne njesine bashkiake nr 2 ne Tirane.Nuk votuan as 30% e antaresise, por komisioni i perzgjedhur i specializuar ne fushen e manipulimit ne garat e brendshme ne parti dhe i udhezuar dhe drejtuar me "kopetence"nga disa deputet te vjeter dhe te ri te Rilindjes paraqiti pjesemarrjen mbi 50%.Eshte e njejta filozofi e njejta dore qe manipulon garat e brendshme ne partite politike, si shkolle ne funksion te manipulimit te zgjedhjeve dhe kthimit edhe te zgjedhjeve parlamentare ne farsa.Perzgjedhja dhe instalimi i nje kaste partiake dhe ushtrues pushteti ne interes te oligarkise e te korruptuarve po e largon vendin nga proceset integruese ne strukturat Euro-Atllantike.Te gjitha mbulohen me fasada, bojra, retorika, demagogjira e pergjerime se gjithcka behet ne interes se popullit.

zaho23/07/2017 18:58

O, trana! Basha nuk po tregohet si I ri I perparimit por si bukeshlale I zgjedhesve te se djathtes shqitare e si zagar I edverit e kjo u duk qe ne fillim ku ai fare kryetari nuk I beri opposite qebesires se aleances per anje moment ne kater vjet.Kaq te dish o katundi tirana kuptohet se ç'far plehu eshte edhe ky. Nese ky I thoshte rames se fryhet si gjeli maje plehut, ky tani eshte kthyer si pula poshte plehut.

Spiro kuposhi23/07/2017 18:55

Ahahsha ja dhe ciraket e cirakut qe paskan gjet cilet hajduta shajn hajdutin e tyre...

Erjon Isufi23/07/2017 18:51

Mjaft ore legena te paguar nga kunati se na rrujtet koken e karit duke mbrojt idjotin Lul. Ai doli minus 230 mije vota or koqe kari dhe ka per te dal edhe me keq ne zgjedhjet e ardhshme. Or koqe or tyca. Si do i kompesoje ato qindra mijra vota ai or idjoter? Me pidhin e kunatit do i kompesoje? Nuk e kuptoni or debila te lindur qe fitorja e Lulkarit do te thote qe Rama te rrije ne pushtet derisa te vdesi? Debila.

Fillimi i Fundit23/07/2017 18:29

Ketu fillon rrenimi i PD-se. Ky pasta qene misioni i ketij kopili politik te Sali Halese. Aq shume e kane trashur zullumin kur ishin ne pushtet, sa tani Timonieri ( Kryetari i Karvanit) tall bythen me te gjithe ,edhe me ne sigurisht.

Loni23/07/2017 18:29

Pyeteni pak kte entonin kur ka zbrit nga mali a nga bregu dhe na doli analist po qetsou o cim peka se sle hajvin pa nxjer ne media aman o cimo qetsou se ti ke merita te papara ne pd

Lulushi23/07/2017 18:05

Celesat e kashtes i kane ngel ne dore ketij ciraku tani. Te rrije si gjeli maje plehut se nuk e pjerdh mo njeri

Nacionalist23/07/2017 17:56

E vetmja shprese ne kete vend eshte gazetaria e ndershme, qe nuk besoj sa ka mundesi per te ndryshuar ndonje gje ne kete katrahure te quajtur SHQIPERI. Une e kam ndare mendjen, kush do te genjej veten, te rrije ketu ne kete hale dhe tu bej mire!

Tirana23/07/2017 17:43

Po mire mor zotni , pse nuk e sheh Bashen si perfaqesues i Programit Politiko - Ekonomik qe hartoi dhe paraqiti gjate fushates elektorale te zgjedhjeve te 25 qershorit ...???!!!
Po pse nuk e shikon Bashen me syrin e nje politikani euro - perendimor , moshatar me Presidentin francez Makron , por duhet patjeter ta linçoni me lloj - lloj teorish asfiksuese deri ne cinizem dhe injorance te thelle edhe nga nje brez i ri gazetaresh si puna juaj qe mbani vehten per gazetare " te zgjuar e moderne " ...??!!
Po pse nuk e shikoni fitoren e Bashes ne PD si nje lufte brezash , ku brezit te ri duhet te mbeshtetet nga elektorati i djathte per te " larguar " brezin e vjeter , i cili mire apo keq ne masen me te madhe i ka ardhur dita te largohet pas humbjes se pushtetit ne vitin 2013..??!!

Loran shehu23/07/2017 17:38

Nje gje skuptoj si jan mbledhur ter hajdutet e pd bashk kunder lulit keta hajduter deri dje urrenin njeritjeyrin tani na jan ber vellezer ,si mund te shkoj kryetari i komitetit te shpetimit te vlores ne 97 me jozefina topallin qe deri dje skan len mallkim pa i ber njeri tjetrit kta thjesht i bashkon hajdutlleku se kur ishin ne pushtetbi ndanin leket bashk tani duan te mbrojn bizneset

Shto koment

Denonco