PD si një femër e përdorur nga Rama

PD si një femër e përdorur nga Rama

Nga Armand Shkullaku - 09/06/2017

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distancë mes liderit të një partie dhe elektoratit të partisë tjetër kundërshtare. Një flirtim i kujdesshëm, pa e kaluar masën, që nuk shkon në provokim si herët e tjera, por që mbetet në kufijtë e një shakaje që si fillim synon të mos refuzohet dhe më pas, pse jo, edhe të pranohet.

Edi Rama duket që ka ndjerë në ajër disa sinjale se klima elektorale pas nxjerrjes së opozitës nga çadra, çelektrizimi i votuesve të PD dhe qetësia e papërballueshme e fushatës, mund ta bëjë atë në mos të pranueshëm, të paktën të afrueshëm me votuesit e djathtë. Efekti i çuditshëm i raportit dashuri- urrejtje dhe vis versa, nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili me hap tepër të matur po tenton t’i qaset një zone, deri dje, të ndaluar për të.

Ndryshe nga fushatat e tjera dhe ligjërimet publike, ku Rama i provokonte demokratët, i fyente për besimin e tyre tek Berisha apo Basha, u përqeshte Shqupin dhe i trajtonte si njerëz të humbur, në këto zgjedhje ai po manifeston një lloj dëshire për të qenë më i afërt me ta. Po e bën herë me humor e herë me seriozitet, por po e bën çdo ditë dhe sa herë i jepet rasti. Më shumë flet për ta se sa për socialistët e tij. Bën kujdes të mos i lëndojë në bindjet e tyre dhe të tregojë se dora e zgjatur për Bashën në natën e marrëveshjes, është një dorë e hapur edhe për ata.

Pa asnjë kompleks ai përdori një poster me dy gishtat (simbol i PD) duke u vënë në mes trëndafilin e PS, shenjë e qartë e një ftese për të qenë bashkë. Përshëndet me dy gishta, i pëlqen përhapja e një videoje ku në kufje duket sikur dëgjon zërin e Berishës dhe këngën elektorale të PD në 2013, përshëndet demokratët në mitingjet e PS, zgjedh të flasë për Shqipërinë dhe jo për partinë, duke avancuar kështu shumë kujdesshëm, centimetër pas centimetri, në tokën e “armikut”.

Kjo strategji e matur, ky flirtim i butë, për çudi, nuk po shkakton reagim refuzues në kampin tjetër. Disa e marrin me humor, disave u pëlqen si lojë argëtuese, disa habiten, por komentet përjashtuese apo armiqësore janë tepër të rralla. Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Rama shihet qartë se po punon në këtë drejtim. Dhe ky nuk është një trill për t’u bërë i lezeçem për demokratët dhe për t’i dhënë ngjyra fushatës. Eshtë një strategji e menduar mirë. Për këtë arsye, kryeminstri po synon të bëhet i pranueshëm për demokratët jo vetëm me batuta apo përshëndetje me dy gishta. Përsëri me lëvizje shumë të kujdesshme, jo në mënyrë deklarative, ai po ia heq brirët e djallit Bashës dhe po ia vizaton ato çdo ditë në kokë Ilir Metës. Basha është pak dembel, por nuk është djalë i keq, madje për të ai ngre dolli dhe e përshëndet si mik të ri nëpër tubime. Problemi paska qenë LSI, që nuk i ka lënë të qeverisin siç duhet dy partitë e mëdha, por edhe i ka larguar ato. Rama i mëshon fort LSI duke shpresuar që kështu do jetë edhe më i pëlqyeshëm nga demokratët që u ndjenë të përdorur si në prillin e vitit 2013 ashtu edhe ditën kur panë nga çadra se si Meta u zgjodh president.

Kryeministri nuk ka munguar gjithashtu të shprehë keqardhje edhe për ata përfaqësues të PD që nuk u përfshinë në lista, duke dashur të mos lërë pa iu afruar në distancë asnjë sensibiliteti të votuesve opozitarë.

Pra, sjellja e Ramës në këtë fushatë nuk është thjesht një tundim për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike, por një lëvizje e menduar mirë politike për të marrë vota edhe aty ku deri dje mendohej e pamundur. Shfaqjet atraktive, goditjet ndaj LSI, trajtimi i Bashës si një mik i ri që ai e shpëtoi nga çadra dhe do ta marri në qeveri apo keqardhja për listat e PD, përbëjnë një strategji të mirfilltë për të akaparuar vota edhe nga kampi tjetër.

Kjo strategji mëton të ngjizë idenë se pas marrëveshjes, pas realitetit të ri politik, vota e një demokrati për Edi Ramën nuk është një sakrilegj, nuk është më një tradhëti. Eshtë diçka që mund të ndodhë, madje që nuk do ta mërziste as vetë Bashën se fundi fundit nesër bashkë pritet të jenë në qeveri.

Një PD me busull të ndryshuar në fushatë, me kursin e drejtuar befasisht kundër LSI, me paragjykimin e një marrëveshjeje bashkëqeverisje me Ramën nesër dhe me probleme të brendshme që presin orën të shpërthejnë, është terreni më i mirë për të peshkuar. Dhe Rama nuk e bën me rrjetë për t’i trembur peshqit, por me durim po përdor grepin për të kapur çdo ditë maksimumin në ujërat e turbullta të PD. Me këtë skemë elektorale, do të mjaftonin dhe një grusht votash në një qark për t’i dhënë një mandat më shumë. Diferenca e madhe mund të behët edhe me pak vota dhe Ramës i duhet maksimumi i mandateve që aleatin e ri në qeveri ta pranojë jo si të barabartë, por si të nënshtruar. Nëse e arrin këtë, flirti i tij e ka arritur qëllimin dhe PD mund të ndihet si një grua e përdorur, që vështirë ta rigjejë besimin për ta nisur jetën nga e para.

/Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Londer!14/06/2017 09:02

Te shkuara Shkullaku! PD bashke me Ramen do te ngreje dhe ty per leckash! Meso te mendosh e pastaj shkruaj!

alma 11/06/2017 12:38

me mire marveshja se lsi pdiu perdoren dinakeri

tosi10/06/2017 16:01

te ishte kaq i holle edrama sa thote shkullaku,nuk do ishim katandisur ne kete gjendje qe jemi,ai arriti qellimin qe nuk e mendonte se do ta arrinte,te behej km i shqiperise, dhe tani kujton se vetem ai ben per kete pune

Dibran prej Luznie10/06/2017 11:02

Me bo marrveshje politike ( se helbete nuk jemi armiq, nuk kemi ndigju qe ne '91 te kete vra ndonji i persekutuar edhe 1 komunist te vetem ) quhesh kurve. Me nejte ne çader e mos me hy ne zgjedhje, quhesh i papergjegjshem.
Po mire kjo LSI qe ka 8 vjet ne pushtet dhe kishte qejf me nejte edhe 4 vjet tjera , a nuk ashte e keqja ma e madhe e ketij vendi. Hadutat ma te poshter te shqiptarve e pasurive kombtare???
Ishalla bejne marrveshje per bashkeqeverisje per nja 12 vjet e te shkojne ne gop te sames LSI-ja e te gjithe partite e tjera.

MALI 09/06/2017 21:05

P D ja sot eshte pa orientim . eshte ne qorr sakak

Keshille09/06/2017 19:44

Perse shani , ofendoni; vehten tuaj poshteroni!

tradita09/06/2017 16:31

Është e drejta jote te mendosh si te duash por nje gazetar serioz duhet te kete si objektiv te verteten dhe jo propoganden. Te miren e shqiptareve si thua vete dhe jo te Partive. Pse shume gazetare "me orientim te djathte" po i versuleni Bashes tani qe u be marrveshja. Kete e ben amerikanet. A mund te kundershtonte Basha.. jo se ishte e pamundur.. Ju i degjuat europianit qe thane : Pranohen zgjedhjet edeh pa opoziten. LSI u regjistrua ne zgjedhje, PDIU u regjistrua nw zgjedhje.. Pd nuk u ka snje borxh ketyre dy partive..Nese do kembngulin edeh keto dy parti qe ju dhimsen shume Tani nuk do kishte zgjedhje.. Agjedhjet brenda gjashte muajesh beheshin elktronike si tha PD dhe Basha.. Kush e mbeshti.. Keter deputet te PD ishin kunder Bashes. Bertisnin.. Pd do te shkrihet.. nuk do te kete me PD. e tejre. Nuk e kuptoni situaten. as ju as Standard qe ndrruat qend im pas marreveshjes.. Ku fle lepuri.. do te dale vone ose heret.. Ju Peka, Bejtja nje pjese e Standarit.. Ku po luani.. mos po gaboni.

Kot fare 09/06/2017 15:40

O pseudo anal-ist ....boll se le nam..

Taqi09/06/2017 15:30

E paska ngrene ngjalen edhe Shkullaku.
Tavolina me vere po i jep efektet.
Bythar

none09/06/2017 15:12

pota kupotnit do komentonit te kunderten

Ajo09/06/2017 14:56

Z. Shkullaku deri dje kur Basha ishte ne cader, nuk i kurseve dyshimet per motivet pse hyri PD ne cader. Pavaresisht se demaskove Ramen, ti dhe shume opinioniste te tjere qe manipuloni mendjet e shqiptareve me na siguroni se jeni mencuria dhe zeri i se vertetes, nuk te pame ta mbeshtesje kauzen e cadres. Sot, cuditerisht na thua qe ajo cader ishte nje kauze e drejte dhe i duhej shkuar deri ne fund qellimit. Po te pyes se si do mundej ta realizonte Basha qellimin maksimal kur, pervec se gjermanet dhe amerikanet ( ty te duket pak ky fakt?) iu vune karegorikisht kunder Bashes, por edhe ti me shoke benit sehir dhe pse jo benit edhe thirrje per destabilizim radikal ne nje situate teper te komplikuar???
Nese ju vertet deshironi te hiqni qafe Ramen, ju siguroj se nuk eshte kjo menyra e duhur, duke stigmatizuar e tallur Bashen dhe duke e nxitur elektoratin te votoje per PS sepse cdo gje eshte e paravendosur ne favor te Rames. Ku e gjeni ju te drejten te helmoni mendjety e shqiptareve se eshte ashtu sic thoni ju. Ju me dinakeri hidhni ne tregun mediatik kete teori sepse e dini qe nje pjese e madhe e elektoratit shqiptar nuk ka pjekurine e duhur politike dhe shkon pas "keshillave" teper te vyera te opinionisteve tane qe shetisin nga nje kanal televiziv tek tjetri. Une besoj se kjo eshte cfare ju shpresoni dhe deshironi, por nuk i dihet se kujt do t'ja jape populli voten. Le te presim!

ArT09/06/2017 14:43

Rama e ka zanat te hershem kurvllekun, sidomos me gra te divorcuara.

Demokrati09/06/2017 14:03

S'na the gje Shkullak.

Z09/06/2017 13:53

Si ka mundesi nje gazetare flet me kete gjuhe nuk po kuptoj

Shto koment

Denonco