Prova e dytë e Bashës pas mbylljes së ‘çadrës’

Prova e dytë e Bashës pas mbylljes së ‘çadrës’

Nga Armand Shkullaku - 25/05/2017

Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të deputetëve të Partisë Demokratike për në Kuvendin e ri. Zhvillimet e fundit politike, të cilat vetë Basha i orientoi, e kanë zhvendosur atë në një sfidë jo aq me kundërshtarin historik se sa me opinionin publik. Gjykimi i emrave të PD nga ky opinion do të jetë ndoshta përcaktues për rezultatin elektoral të 25 qershorit.

I vetëdijshëm për gjendjen e vështirë të PD në këta katër vjet, për shkak të arrogancës së mazhorancës por edhe të defekteve të lidershipit të tij si në distancimin nga e shkuara mëkatare ashtu edhe në ngjizjen e një opozite të besueshme, Basha zgjodhi një betejë të re, që tashmë njihet nën emrin e “çadrës së lirisë” me anë të së cilës synoi zgjerimin e frontit opozitar, forcimin e rolit të tij si lider dhe mbi të gjitha bashkimin e njerëzve rreth një ideje më shumë se sa afrimin e tyre te një parti politike. Forca e kësaj ideje, që u shpërfaq nëpërmjet sloganit të “republikës së re”, në pak javë jetë, i shkaktoi Edi Ramës shumë më tepër humbje se katër vite opozitë të bëra vetëm nën siglën e PD.

Ideja e “çadrës” u bë më e besueshme se sa opozita e PD. Ajo ishte një ndjesë për të shkuarën, që shkonte deri në vetësakrifim, ku ideja prevalonte mbi interesin e një grupi të caktuar politik, ku nuk goditej vetëm një parti kundërshtare por një sistem i tërë, pjesë e të cilit kishte qenë edhe vetë PD. Në këtë mënyrë, opozita e Bashës u shndërrua në një front që kërkonte aleancë jo thjesht me një grup të përcaktuar politik, por me të gjithë ata qytetarë që në fund mund të besonin te ndryshimi dhe jo te ndërrimi i pushtetit. Basha synoi të bënte një pakt me ta, duke shpresuar që ideja do të ishte më e fortë se numrat e ngurtë të militantëve.

Këtë bast të parë Lulzim Basha nuk mundi ta fitonte. Ai arriti të forcojë autoritetin e tij, të rikthejë shpresë te PD, të ndajë kundërshtarët e majtë, por të gjitha këto mbeten përsëri fitore brenda gardhit të tij. Pakti me Ramën i dha fund një ideje dhe rihapi përsëri llogaritë e njohura elektorale. Ajo pjesë e elektoratit që heziton t’i bashkohet një alternative, me dyshimin se nuk do të sjellë diçka të re por që mund të prodhojë vetëm thjesht një rotacion politik dhe që është pjesa që në fund mbetet vendimtare, ende kërkon prova që “republika e re” nuk është një truk. Që Basha, ndonëse nuk pati fuqinë për t’i qëndruar idesë së tij deri në fund, të paktën ta materializojë atë te zgjedhjet që do të bëjë më pas. A do të jenë ato përçuese të idesë që nuk mundi të realizohej nëpërmjet “çadrës” apo rikthim në kohët e shkuara?

Përzgjedhja e emrave të kandidatëve për deputetë të opozitës është prova më e fortë në këtë drejtim. A do të vendosë Basha njerëz që simbolizojnë një front më të gjerë se PD, që me personalitetin e tyre garantojnë besueshmëri përtej militantizmit, që shkojnë më shumë nga ideja e “republikës së re” se sa nga koniunkturat brendapartiake, ky është provimi i Bashës përpara opinionit publik.

Ai ka sot mundësinë që të bëjë diferencën edhe vetëm me njerëzit që do t’u tregojë votuesve si përfaqësuesit e tyre në parlamentin e nesërm. Nëse shumë nga ata që besuan në idenë e ndryshimit të sistemit, e mirëkuptuan pafuqinë e tij për të shkuar deri në fund, vështirë të falnin një përzgjedhje emrash brenda interesave të ngushtë të një grupi në PD. Basha duhet të jetë bindur nga 90 ditë në çadër se forca e idesë dhe jo kalkulimet e vogla, mund ta bëjnë të jetë fitues. Dhe emrat e deputetëve të ardhshëm janë pasaporta me të cilën mund të kalojë kufirin e ngurtë ku deri dje ishte izoluar PD.

Fryma e mbetur nga ditët e rezistencës, koha e shkurtër e fushatës, njohja paraprake e listave të kundërshtarit, ia lehtësojnë Bashës peshën për të dalë para shqiptarëve me emra që përfaqësojnë një front shumë më të gjerë se PD, që janë garanci e të ardhmes dhe jo pengje të së shkuarës. Për opozitën sot ka më shumë rëndësi prova përpara opinionit publik se sa eksitimi i militantëve. Basha e zhvendosi vetë betejën e tij në këtë front, duke kërkuar aleancë me qytetarët në emër të një ndryshimi të madh. Përpara kësaj, çdo  llogari tjetër do ta rikthente përfundimisht në pritësin e zakonshëm në radhën e pushtetit.

Marrë Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d26/05/2017 08:43

Qeverisja kater vjecare e Rames, pati si objektiv dy gjera kryesore. Te ndeze te gjithe reaktoret e propogandes politike e mediatike per te "dermuar" opoziten , dhe te mbuloje e te lere ne heshtje kriminalizimin e shtetit e kanabizimin e gjithe Shqiperise

laduti25/05/2017 16:11

Shembullin e pare e dha Ruli. Presim qe pas tij te vetpranojne moskandidimin edhe Imami, Bode, Bregu, Jozi,Selami po eshte vetperjashtuar me kohe. Mund te kete edhe ndonje tjeter qe nuk me kujtohet por secil prej tyre duhet te kuptoje qe koha e tyre ka mbaruar. Ka me qindra demokrate te thekur qe kane pritur dhe presim te japin kontributin e tyre per Republiken e Re te konceptuar nga kryedemokrati me vizion Euro - Antllantik te Z. Badha

Tirana25/05/2017 15:02

Per mendimin tim o Shkullak , edhe ti duhet te kishe qene pjese e listave elektorale te PD -se .

Tito25/05/2017 12:59

Ne te gjith te drejten, qe i jep Shkullakut ne ket artikull eshte ideja e Bashes me Republiken e Re. Nuk mundet te vazhdojm me harrnimet e çorapeve te shoqes Nexhmie e me krhimin mbrepsht te xhaketes. Prandaj duhet patjeter platform e djatht dhe e mir argumentuar, njerez te rinj nga pjesmarrja be pushtet dhe me njohe bashkohore te sistemit te demokracis, se ngelem ne fermat pa forme te recionacilizimeve alla Albane made in. Njerez te rinj ide te reja aksion qytetar paqesor per qytetaret, dhe shikim perpara, per te kalueren te merret byroja e hetimit dhe vetingu pas gjygjtarve dhe politikuajve ( fjal e adoptuar nga z. Agim Doçi) pe tu treguar Shqiotareve se kush esht shkaktari i kesaj situate armike per popullin dhe dashuria e madhe e pushtetarve te ketyre 27 viteve. Posht mjerim i kurivuar nga keta qe ishin, shpresojm tek e ardhmja.

Fieraku nga ferrasi25/05/2017 12:18

Basha duhet te beje Kujdes me kandidaturat me te vertete qe per te vjetrit eshte shume e veshtire mund te kandidoni edhe ndonje qytetar te thjeshte jashte politikes se ketyre viteve.
Dhe te nxitoje
Pervec denimit per kartat e identitetit
Duhen te ndalohet celulari ate dite ne Qendra e votimeve
Djalli ka fillu te mbledh nr è celulareve te engjejve.Keshtu qe zgjedhjet nuk do te jene te lira por te DHjera..
Per te tjerat jam shume dakort me komentuesin Shaba.

dikush25/05/2017 11:36

Qe te kritikosh nje aleternative politike, kete kritike per ta bere me te ilustruar e me bindese, duhet ta shoqerosh me nje alternative tjeter tenden me te llogjikeshme.
Nuk e kuptoj aludimin e Shkullakut per baste te humbura te Bashes e per fitore te ngushta mbrenda "gardhit te tij".
Kerkesa e Bashes dhe e cadres, si simbolike e luftes per zgjedhje te lira, pati dorheqjen e Rames si kryeminister duke patur parasysh se jo vetem opozita e djathte nuk e deshte me kete politikan si kryeminister, por ndaj tij te njejtin kritik kishte edhe nje pjese e koalicionit qeveritar e fraksione te PS. Vetem nga "nderkombetaret" nuk doli ndonjeri te thoshte se kryeministri duhet te jape dorheqje e bile shkuan edhe me tej duke e akuzuar opoziten se do te pranonin ne Shqiperi edhe zgjedhje nje partiake.. Aleatet qeverises e fraksionet e PS, ndonese deklaronin se zgjedhjet nuk mund te behen pa opozite, e pranonin Ramen si kryeminister. Edhe nja tre-kater "qefmbetes" per karriere apo lidership ne PD, ju bashkua korrit te pergjithshem te thirrjeve qe opozita edhe ne keto kushte duhet te futej ne zgjedhje.
Cfare do te bente Shkullaku sikur te ishte ne vend te Bashes e ne krye te "cadres" ?
Te vetesakrifikonte veten e PD e te kalonte ne lufte "revolucionare me kobure" per te rezuar Ramen ? Nuk eshte fjala ketu per nje sakrifice vetjake apo te nje grupimi opozitar, por eshte fjala qe kjo sakrifice mund te shkonte edhe ne konfrontime te dhuneshme me pasoja dramatike per gjithe shqiptaret. Mendohet se mund te jene rreth 600 mije shqiptare qe mund ta votojne PD e de fakte mund te jene edhe nje milion e me shume qe nuk jane te kenaqur me qeverisjen e Rames. Nuk eshte sigurisht e vertete se gjithe nderkombetaret e pelqejne politiken qeverisese te Rames e nuk e ditkerkan se Shqiperia qelbet e tera ere kanabis, e ne Europe kane shkuar te trafikuar edhe me mbeshtetjen e kesaj qeverie, qindra tonelata kanabis. Shtetet e fuqishme demokratike jane sot perballe problemeve me te rendesishme sic eshte konsolidimi apo shkaterimi i BE.Ne SHBA ndonese kane kaluar tre muaj qe eshte zgjedhur si president Trump, vazhdohet te kontestohet po me ato propoganda te fushates elektorale. Ne keto kushte, ndaj Shqiperise "grindavece" qe "nuk na le ne hallet tona", gjeten rrugen e ultimatumit, ose beni sic ju themi ne, ose ai qe do te kundershtoje do ta konsiderojme si "armik te demokracise"
Lavdi Zotit kjo histori nuk u permbyll me variantin e njeanshem te socialistit gjerman Gabriel si minister i jashtem, por erdhi ne Shqiperi nje nga ndihmesit e zevendes sekretareve te shtetit amerikan, qe ju pervesh te dy kraheve njelloj, e opozita fitoi ate qe ishte me kryesorja.Ndonese nuk u pranua qeveria e plote teknike e dorheqja e Rames, ky pranoi ne opinionin publik shqiptar, paaftesine apo fajet e tij ne keqqeverisje, duke shkarkuar shunicen e ministrave, pothuaje te gjithe drejtuesit e larte te policise se shtetit e nje pjese te madhe te krereve te admministrates qe te kalojne tek opozita, nje muaj para zgjedhjeve.
Nuk eshte se keta do te bejne vezen e arte te demokratizimit te Shqiperise, por ajo qe eshte kryesorja, ishte nje pranim i detyruar i kritikave te opozites, dhe njefare garancie se zgjedhjet nuk do te mund te manipulohen si ne Diber.
Z.Shkillaku ndonese ben analiza serioze te politikes shqiptare duke cekur reaitetet e faktet ashtu sic jane, me keto dyshime e aludime, kam pershtypjen se deziluzionion elektoratin e djathte qe te mos jape voten per partite e saj perfaqesuese. Kush del i fituar ne kete mes ?
Do te dale pikerisht Rama qe ai e ka kritikuar ashper e me realizem

Shaba25/05/2017 10:36

O Shkullak i paguar shume pak! Cila eshte e kaluara mekatare e PD? Bashkeqeverisja me hajdutin Meta&Co? Blloku i zi i Metes qe coi ne revoltat e 21 janarit? Apo e kaluara e PD lidhet me 45 vjet diktature komuniste gjakatare te paraardhesve te PS-LSI? 4 vite qeverisje e keqe PD-LSI po na i shisni si 27 vite!!!! Apo i harruat qeverite Nano1, Nano2, Nano3, Majko0.5 dhe Meta1, me keq akoma qeverisjen me kriminale, me te korruptuaren dhe me mashtruesen ne bote Rama-Meta???!!! Lere Bashen ne te drejten e vete, edhe ti ishe dakord me kauzen e Bashes, por t'u prishen planet pasi Basha pranoi marreveshjen. Shkullak, me duket se te paskan rene financat!

agron25/05/2017 10:34

Ajo qe i mungon PDse puna ne teren aty kur shumica krijohet nje e nga nje deri ne 50 plus 1 %. Ide, njerez, politika te mira PDja ka pasur plote, po puna ne teren ka caluar. Betejen e opinionit mund ta fitosh po te maresh zgjedhjet do krijosh nje shumice ne teren.

Sazan Skuka 25/05/2017 10:24

Nje raport i drejte midis tradites dhe te rinjve,ketu kuptoj dhe idete do ishte me te vertete nje arme e forte ekektorale e Bashes.
Sa mire do ishte qe figura te vjetra dhe shkaktare te humbjes te largoheshin vete nga kandidimi.
Dikush mund te thote atehere ne kete rradhe duhet te jete edhe Berisha, edhe une them pse jo,por kur kjo te behej me bindjen e thelle te vete Berishes.Kjo do bente te mundur dhe nje argument te Rames null,se prapa Bashes eshte Berisha.Njerzit e forte marrin vendime te rendesishme ne kohe kritike dhe vendimtare.

Shto koment

Denonco