Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Njeriu që na premton opozitë!!!’

‘Njeriu që na premton opozitë!!!’

Nga Hysni Gurra - 17/05/2017

Njeriu që premtoi drejtësi për Gërdecin, erdhi në pushtet i dha leje ndërtimi të akuzuarve për këtë ngjarje.

Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin, erdhi në pushtet, mbylli hetimet, dhe një nga qitësit e gardës e kandidon për deputet sot.

Njeriu që premtoi çlirimin e drejtësisë nga kapja dhe ka dy vite që bërtet vetting, vetting, nuk pranon sot të votojë vettingu-n.

Njeriu që premtoi shëndetësi falas, e privatizoi gjithë sistemin shëndetësor.

Njeriu që premtoi arsim të aksesueshëm për të gjithë, erdhi në pushtet e shtrenjtoi dhe e bëri akses për të pasurit.

Njeriu që premtoi se do t'i kthente qytetarëve pasuritë nën dhe mbi tokësore, i shiti të gjitha kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi 300-mijë vende pune, erdhi në pushtet u bë shkak i eksodeve të papara të shqiptarëve për në Europë.

Njeriu që premtoi nxjerrjen e bujqësisë nga kushtet mesjetare, erdhi në pushtet e zhyti më keq akoma.

Njeriu që premtoi të mbarojë rrugët e lëna rrugëve sipas tij, nuk shtroi dot një metër rrugë.

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Njeriu që premtoi se nuk do dilte në TV si Berisha, erdhi në pushtet jo vetëm që rri gjithë ditën në TV aq sa ka zënë hapsirat edhe të emisioneve të femijëve, por ka hap kanal të personalizuar televiziv (ER-TV).

Premtoi gjithçka, nuk bëri asgjë.

Berisha ka qeverisur dhe është aktor kryesorë në politikën shqiptare pas viteve 90-të dhe sigurisht ka bërë edhe gabime.

Por, në fund të dokumentit për anëtarësimin e vendit në NATO, në fund të dokumentit që liberalizoi vizat për shqiptarët, qëndron firma e Sali Berishës. Edi Rama nuk mundi dot të vendosë firmën e tij në fund të një dokumenti që do të hapte negociatat me Bashkimin Europian.

Berisha e mori mandatin e dytë qeverisës nëpërmjet një akti politik, koalicioni me një parti të majtë (LSI), u quajt akt jo normal, jo i natyrshëm...etj, por ishte akt i pastër politik.

Ky po kërkon të marrë një mandat të dytë jo me një akt politik, por me një akt "kriminal", duke shkuar në zgjedhje i vetëm, pa opozitë reale, duke premtuar në fushtatë se do ju japim këtë e atë, dhe do t'u japim edhe një opozitë!

Rast unik në botë ku një parti në pushtet premton në fushatë elektorale se do të krijojë edhe një opozitë.

Njeriu që në vitin 2013-të premtoi, vende pune, ulje taksash dhe ngritje rroge në vitin 2017-të premton, era shtet, vetting dhe opozitë!

Kjo, as ishte parë as dëgjuar ndonjëherë dhe ta mendosh që ky akoma thotë- s'keni parë gjë akoma!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kosta Raku19/05/2017 09:03

Bravo! Kuptohet qe e paske futur grpin ne goje dhe po e shijon me helmin e gjuhes. Duhet te jesh i hekurosur nga trute ose i ke syte prapa b........ Pse nuk thua dicka si shqiptar, edhe "ndonje te mire" qe eshte bere ? Pse nuk permend allish verishet e Z. B...... dhe Lulit te vocer ( qe i marte te keqen) per 52 akte antikombetare qe kane kryer gjate jetes se tyre politike dhe qe edhe sot vazhdojne te pellasin e zgerdhihen, para ketij populli qe e zhavten, e vrane ne vitin '97 e vrane ne Gerdec dhe ne Bulevard. Si do ti justifikoje ky kodosh Luli 238 milion Euro qe vodhi ne rrugen e Kombit, e cila sot eshte mos me keq? Bravo edhe nje here Hys Koq.., qenke njeri "me mend" Lum kush ti ka shti ne koke, neqofte se ke. Edhe mos rresht se shkruari, se se paske penen helm, per shqiptaret te cilet te paguajne. Haram te gjitha!

nino 18/05/2017 08:56

bravo gurra morrat e kuq nuk dorzohen dhe nuk ndryshojn jane kondra bedal

Tarasi18/05/2017 07:52

O popull
Mos haro qe komunizmi ta kiu nanen 45 vjet. Mos haro qe vrau 4700 vete. Pse? Se ishin te pasur te arsimuar me kulture etj.
Mos haro qe te mesoi
Spiun
Hajdut
Imoral
Vrases
DEMBEL
Te gjitha farkeqesite e moralit njerezor jane tiparet e nje komunisti.
Nese haro ti o kurve qe fshihesh ne popull mos haro se ne i kujtojme keto gjithmone.
Tani shko zgeryhu ne pherat e ideologjise sllave antishqiptare komuniste.

popull17/05/2017 23:12

"Bravo" Gura pa njerez si ti kriminelet nuk do pretendonin pushtet !
-----------------------------------------------------------------------------
Po firmen e Saliut ne Gerdec e harrove ?!
Po firmen per coptimin e teritorit te Shqiperise e harrove ?!
Po firmen e vulen ne masakren e 21 janarit 2011 edhe kete e harrove ?!!
i harron ti o i mjere qe shitesh per ca lek me shume,por si harron kurre nje popull qe punon e jeton me djersen e tije e nuk pret privilegje nga pushtetaret.
Sa turp per ty.

Taqi17/05/2017 22:52

O Ilir robq...iri dil e fol u kurve. Thuaj vetem qe nje prej ketyre nuk eshte e sakte.

Taqi17/05/2017 22:51

Te lumte Gurra. I ke te gjitha te sakta.

Shto koment

Denonco