Mesazhet e protestës paqësore dhe masive…

Mesazhet e protestës paqësore dhe masive…

Nga Kastriot Islami - 15/05/2017

Mesazhet e protestës së 13 majit në vijim të qëndresës 85 ditore ishin të shumëfishta. Ato janë synime/objektivve të qyetatrëve në protestë dhe natyrshëm në përballje për jetë a vdekje me qëllimet e mbrapshta dhe diabolike, tinzare e dashakeqe të qeverisjes së Rilindjes së Ramës.  Skematikisht disa prej tyre paraqiten më poshtë:

Mesazhi I: Protesta ishte paqësore. Protesta nga fillimi deri ne fund u zhvillua paqësisht, demokratike e qytetare, ndryshe nga “plani A” i Ramës për ta paraqitur atë të dhunshme. Me synimin e tij diabolik për të friksuar/penguar qytetarët të dilnin masivisht në protestë. Por edhe për ti provuar ndërkombëtarëve se raportet e dërguara në Bruksel prej tij dhe/ose mercenarët e paguar prej tij ishin të sakta, pra për ti bindur “miqtë dhe mbështetësit e tij të huaj” me “fakte e prova” se opozita synonte marrjen e pushtetit me dhunë. Ky plan diaboli dështoi me sukses derisa edhe vetë policia u detyruar të deklaronte se protesta ishte paqësore.

Mesazhi II: Protesta ishtë masive. Shumë më e madhe së në 18 shkurt. Më e madhja në 27 vitet e fundit. Ndryshe nga “plani B” i Ramës për “ta zvogluar” atë më lloj lloj marifetesh e lajmesh/pamjesh të rreme. Ai vetë do të angazhohej intensivisht përmes cicërimave të tij idioteske në tuiter apo llogaritjeve tipike të një mediokri për numrin e protestuesve. Duke mos përjashtuar angazhimin qesharak të zyrës gebelsiane të dizinformimit kryeministror që do të furnizonte me “fake neës” por edhe me ‘pamje të sajuara”   rrjetit e medias mjerane të sponsorizuar me paratë e krimit e narkotrafikut, e cila gjatë gjithë pasdites do të përpiqej të shiste për të vërtetat gënjeshtrat e trasha të kaporalit të tyre. Kjo bëhej kryesisht për ti treguar ndërkombëtarëve se kauza e opozitës nuk ka mbështetje qytetare dhe së cështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme është një alibi i lidershipit të PD. Edhe ky plan dështoi me sukses.

Mesazhi i III: Zgjedhje të manipulura s’do të ketë; por vetëm të lira e të ndershme. Ndryshe nga plani C i Ramës për të zhvilluar votime ku vota blihet dhe votuesit kercënohen, përmes të cilëve kriminelet, oligarkët e kanabistët bëhen ministra, deputetë, kryetarë bashkie, zyrtarë të lartë të administratës publike. Të gjithë të rinjtë që e morën fjalën duke treguar seicili prej tyre hallet e shqetësimet qytetare treguan se janë të ndërgjegjshëm se “rruga e butë” e ndryshimit jo vetmë e së ardhmes së tyre por edhe e së sotmes është ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. E zgjedhjeve pa kërcënimin e kriminelëve të lidhur në marrëdhënie pengu reciprok me shtetin. E zgjedhjeve pa blerje të votës nga oligarkët e kusarët e pronës, aseteve dhe fondeve publike. E zgjedhjeve pa implikim të narkotrafikantëve. Të gjithë ishin të ndërgjegjshëm se kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme është sinonim i zgjidhjes së problemeve të tyre për sot e për nesër. Protestuesit dhanë mesazhin e qartë se edhe ky plan do të dështojë.

Mesazhi i IV: Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ata i treguan qartas e me vendosmëri Ramës dhe kupolës së “krimit, korrupsionit e narkotrafikut” se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, ndryshe nga plani D që Rama ka përgatitur. Se nuk do të lejohen zgjedhjet moniste. Se nuk do të lejohet të vritet pluralizmi dhe të rilindë monizmi. Se është e pamundur që partia e tij ishkomuniste dhe qeveria e tij e mbushur me pinjollë të ish-nomeklaturës së lartë të rregjimit diktatorial jo vetëm nuk do të mundë por as do të lejohet të “vrasë” partinë e para opozitare dhe as ta kthejë atë në opozitë fasadë. Protestuesit e shumtë por të vendosur i bënë të qartë Ramës se janë të gatshëm të mbrojnë partinë e zemrës dhe pluralizmin me cdo kusht e me cdo mjet që ju ofron demokracia. Ky ishte një mesazh i qartë i një beteje të pashëmbullt si askund tjetër në Europë edhe për të gjithë miqtë, mbështetësit dhe përfaqsuesit e zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.  Shqipëria nuk do të lejohet nga qytetarët shqiptarë, vecanërisht të rinjtë, të rikthehet në errësirën e para viteve ’90. Mesazhi i protestës ishte për Ramën, për të gjithë shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët se plani D do të dështojë dhe reagimi i tyre do të jetë proporcional me tentativën e Ramës për të kryer votime moniste.

Mesazhi i V: Ky ishte hap i rradhës i sigurtë drejt arritjes së objektivit. Objektivi i qytetarëve është i shumëfishtë. Së pari i shkatërrimit të lidhjes mes krimit e shtetit, mes krimit e qeverijes, mes krimit dhe politikës, mes krimit dhe Ramës. Së dyti i ndëshkimit të oligarkëve, politikanë, biznesmenë apo manjatë të medias që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme me zhvatjen e pronës publike dhe aseteve e fondeve publike. Se treti i crrënjosjes dhe anihilimit të plotë të narkotrafiqeve dhe kultivimit te kanabisit, ndëshkimit të rreptë të këtyre dukurive që përdoren për pasurimin e forcimin e bandave të krimit dhe manipulimin e zgjedhjeve. Që kjo të ndodhë zgjedhjet duhet të zhvillohen të lira ë të ndershme, pra me një qeveri teknike dhe brënda një afati të arsyeshëm e me një axhendë të qartë që lejon arritjen e objektivit të shumëfishtë. Kjo protestë masive e paqësore ishte një hap i sigurtë drejt këtij objektivi duke deklaruar se rradhës tjetër nëse maxhoranca nuk do të ketë treguar vullnetin për ti hapur rrugë kësaj zgjidhjeje ata do të jenë në shesh “për herën e tretë të vertetë” duke qëndruar aty deri në gjetjen e zgjidhjes.

Mesazhi i fundit dhe më kryesori: Merret vendimi qytetar të themelohet “REPUBLIKA E RE”. Ky mesazh është një vendim dhe aspak një mesazh propagandistik apo demagogjik, sic mund ti duket ndokujt apo mundet ndokush ta paraqesë. As elektoral sic ishte a ii Politikës së Re apo Rilindjes Bëhet fjalë për të ri nisur një erë të re të zhvillimit të vëndit, të avancimit të demokracisë në funksion të përshpejtimit të ritmeve të rritjes ekonomike, të përmirësimit të mirëqënies së qytetarëve dhe të integrimit te vëndit në BE. Bëhet fjalë për një “marrëveshje të madhe mes qytetarëve” të të gjithë bindjeve politike për të

i) shkatërruar lidhjen e politikës me krimin,

ii) për të ndëshkuar politikanët e korruptuar;

iii) për të asgjësuar narkotrafikun dhe kultivmin e kanaibsit. Në Republikën e Re, institucionet kryesorë do të zgjidhen direkt nga populli dhe do të jenë në llogaridhënie direkte para popullit, më konktetisht: i) Presidenti do të zgjidhet nga populli;  ii) Kuvendi pra deputetët do të zgjidhen me një sistem mazhoritar pra drejtpërdrejtë nga populli. Në Republikën e re identifikimi i qytetarëve do të jetë biometrik dhe votimi e numurimi i votave do të jenë elektronikë. Në Republikën e re do të mundësohet përfaqsimi i emigrantëve pra ata do të kenë deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë kurs e votimi i tyre do të kryhet elektronikisht nga vëndet ku jetojnë e punojnë. Në Republikën e re do ti jepet prioritet vendimeve dhe ligjeve referendare, pra vendimarrjes me votën e qytetarëve apo thënë ndryshe do të legjitimohet/institucionalizohet demokracia direkte. E tjerë e tjerë. /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Redushi16/05/2017 20:34

Plac o redo ne vend ,ca te thote likja ty,, Po kur ske plaase deri tani qe po sheh ca fytyra andej nga rilindja qe na i shpifen cdi dite ne tv, duke mashtruar duro .Ske pare gje akoma..

REDI16/05/2017 14:13

SA SHIKOJE KETE SURAT ME VJEN PER TE ....

Altini15/05/2017 14:43

Pasi lexova midis te tjerash dje komentin e bilos e kuptova se rilindja eshte ne krize jo vetem mendore por dhe fizike, apo jo o bilo...ahaha..

bilbil14/05/2017 16:34

Sido që flet komunisti i vijës së parë për partinë e komunistëve, kjo është shprehja më e qartë e platformës së opozitës.

krasas tp14/05/2017 12:06

Keto i kerkojne shqiptaret ne mazhorance.Per keto flitet kudo, neper familje , ne qendra pune, ne lokale me grupe shokesh.Por shpesh te tjere flasin me kode e nen ze pasi sic thuhet "edhe muret kane vesh".Ta clirojme popullin edhe nga autocensura e imponuar nga kasta rilindisto- oligarkiko-kanabiste .Zgjedhjet e lira e te ndershme jane ilaci per te gjitha.

Toni14/05/2017 10:20

Ky eshte demokrati me i zgjuar qe keni, tani dhe me kaubojsin dhe ja hodhet ne 2100 mund te jeni ne oarlament me ca deputet,

Tani 14/05/2017 08:49

Mesazhet qe jep ne shkrimin e tij z. Kastriot Islami jane te verteta. Populli e tha fjalen e tij me protesten poullore. Mjeranet e rindjes duhet ta kuptojne se opozita nuk eleminohet me fjale apo vendime partie.Ajo do fitoje me zgjrdhje te lira dhe te ndershme.

Gjirokastra14/05/2017 08:23

Nje artikull shume realist dhe vizionar. Prof. Islami eshte koherent me situaten dhe jep mesazhet e se ardhmes e republikes se re qe qytetaret e pagezuan me 13. Maj. 2017.Urime Z. Islami per te tjera shkrime per te cilat ka nevoje kjo republike e re .Perendoi rilindja e Rames se bashku me pinjollet e saj..

Shto koment