Ministren e arsimit e kanë braktisur të gjithë!

Ministren e arsimit e kanë braktisur të gjithë!

Nga Artan Fuga - 22/03/2017

Cfarë dështimi total në arsim!

Sot nuk do t'a lodh lexuesin me analiza për ligjin e arsimit të lartë. Ato analiza janë bërë. Qysh orën e parë të botimit të draftit të tij të parë, bashkë me kolegë të tjerë, një dorë pedagagogësh, e denoncuam si të prapambetur, pa kulturë, jashtë kohe, dhe që nuk sillte asnjë përmirësim në gjendjen problematike të arsimit në vend.

Sot nuk është koha për analiza sepse jemi pas katër vjetësh premtimesh në pikën më të ulët që ka qenë ndonjëherë arsimi shqiptar, dhe tani kemi rezultatet, dhe jo parashikimet.

Pse them: I mjeri ligj i arsimit të lartë?

Sepse ai ndodhet tani i pafat, i pambrojtur nga askush, i përbuzur nga gjithkush me përjashtim të ndonjë servili dhe propagandisti që nuk ka lidhje as me shkencën, as me arsimin, as me logjikën, por thjesht mendon si të mbushi xhepat e cpuara me parà.

Atë po e sulmojnë edhe ata që e bënë të hyjë në fuqi me anë të fuqisë absurde të votave që vetëm në këtë fushë nuk vlejnë më shumë sesa një thes me letra pa vlerë.

E kanë braktisur një pjesë e madhe e atyre deputetëve që e votuan.

Ditët e fundit lidhur me maturën shtetrore si edhe për arsimin, ose edhe për ligjin e arsimit të lartë, në përgjithësi, janë hedhur kritika therrëse dhe të drejta nga përfaqësuesit e lartë të LSI. As më pak e as më shumë është deklaruar se edhe kur e kanë votuar këtë gjoja reformë, ata e kanë bërë thjesht për të mos prishur ose krijuar probleme për koalicionin politik në fuqi edhe sot.

Pra ligji dhe gjoja reforma është kaluar për motive thjesht politike, për modus vivendi politik, për kombinacionesh politike.

Cfarë gjendje komike për reformën arsimore të dështuar, për ministrinë e arsimit, për shumicën parlamentare, si edhe për të gjithë ata kalemxhinj dhe financues okultë të justifikimeve mediatike në mbështetje të këtij krimi që bëhet për ditë ndaj arsimimit të rinisë shqiptare!

Kështu gjoja reforma arsimore ka humbur të gjithë legjitimitetin moral dhe politik përderisa atë tani e kritikojnë edhe ata që ishin të domosdoshëm dikur për ta votuar dhe ta bënin të vinte në forcë. As LSI, dhe besoj as LBRA nuk i vinë në mbështetje më asaj që ndodhi, dhe që shumë nga ne pedagogët nuk lamë forum, instancë dhe mënyrë pa përdorur për ta diskredituar, kritikuar. Ne nuk e ndaluam dot implantimin e së keqes, por sot shohim me kënaqësi që anijen e gjoja reformës së arsimit të lartë e kanë lënë me të drejtë të gjitha fuqitë ligjore dhe parlamentare.

Reforma arsimore bëhet komike nga kritikat e sotme që vijnë edhe nga ana e partisë së cilës i përket edhe zëvendës ministrja e arsimit, e cila, sigurisht, grua e mënçur, nuk ka qenë ajo që e ka iniciuar dhe mbështetur ndonjëherë në publik këtë platformë që po mbytet. Nga ana tjetër zonja ministre i hyn një debati në publik me LSI, ndërkohës që ka në krahë të saj bashkëpuntoren më të ngushtë që ndan sot të njejtat përkatësi politike me LSI në therrëse në kritike.

Kjo nuk është kakofoni, kjo është skizofreni politike, një reformë që po kalon sot etapën e vet komike.

Po e poshtëron edhe opozita.

Kryetari i opozitës, para brohoritjes të të të rinjve, në bulevard, në rrugë, brenda në çadër, tha se një ndryshim qeverie, një qeverisje e re, do të bënte që kryeministri i ardhshëm do ta anullonte qysh orën e parë ligjin e mbrapshtë të arsimit të lartë që ka si synim thjesht të kalojë likujditete financiare nga xhepat e qytetarëve drejt propagandës proqeveritare, duke spekulluar gjoja me diplomime shumë të dyshimta nga pikëpamja e cilësisë së tyre dhe të testuara shkell e shko nga agjenci shtetrore, edhe ato të politizuara.

Pra, ligji i arsimit të lartë jo vetëm kalon tani fazën e tij komike të rënies të së vjetrës, por edhe as bëhet fjalë të krijojë ndonjë konsensus politik sikurse do ta donte një reformë e tillë.

Sepse ai u fut në forcë me anë të forcës, dhunës së kartonave, të cilët nuk i ka më.

E mjera reformë arsimore, komikja ajo, sepse tani kryeministri na thotë se do ta kishte flakur edhe vetë ministren e arsimit nga kabineti qeveritar poqese nuk do të ishte nevoja për të administruar maturën.

Cfarë argumenti që nuk ka forcë bindje!

Pse ministri i shëndetësisë nuk do të thuhej njësoj se nuk e heqim dot sepse në spitale ka operacione kirurgjikale për t'u kryer? Pse ministrja merret me korrigjimet e fletëve të provimeve të maturës?

Të shkretën ministre e kanë bërë dalje duke e fyer publikisht sikur të ishte ajo fajtore e vetme për gjendjen e mjerë të arsimit shqiptar, e bëri dalje edhe kryeministri i vet, që e ka degdisur andej nga Lezha, Kallmeti, Gjadri, a tutje për t'u ngjit në malet e Velës, për t'u marrë me propagandë politike!

Gjendja është bërë vërtetë komike.

Ndërkohë kërkimi shkencor ka mbetur në ajër dhe kuadri ligjor sikurse të ishte ndonjë fshat i bombarduar në Luftën e Parë botërore. Kudo gropa të zeza, boshe, mungesë kuadri juridik, vizionesh, prodhim letrash absurde.

Qendra e studimeve albanologjike nuk dihet nëse është e mbyllur apo e hapur po të ishte sipas urdhërave dhe shkresave të ministrisë. Me mandate të tejkaluar dhe të dalë boje.

Akademia e Shkencave e bllokuar dhe me grupe pune gjoja reforme në ministri që nuk prodhojnë asgjë që të qendrojë në këmbë përpara edhe logjikës të një çilimiu.

Gradat dhe titujt shkencorë vazhdojnë të jepen në kundërshtim me ligjin në fuqi sepse nuk ka akte nënligjore që të lejojnë rregullim normativ të tyre.

Matura shtetrore prodhoi zemërim dhe indinjatë te të rinjtë sepse e konsideruan procesin jotransparent, dhe që nuk i lejonte të bënin zgjedhjet e lirshme të degëve të studimit.

Pedagogët janë rënduar sepse nuk u paguhet kërkimi shkencor, operacione pune që kryejnë pedagogë në gjendje profesionale skllavërie, studentët që mbesin të papunë për shkak të mosorientimit të profileve të studimeve, nuk shpërblehet dhe nxitet puna për tekste të reja, kurse integrimi me arsimin europian është në parametra të trishtueshëm. Fare pak në mos aspak diploma dyfishe dhe zhvendosje studentësh dhe pedagogësh në Perëndim.

Shkollave universitare doktorale iu dha dërma dhe vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura si arsimi shqiptar në Kosovë në kohën e Millosheviçit. Miliarda lekë të humbura për institucionet universitare.

As bëhet fjalë për dixhitalizimin e arsimit. Shkollat e meslme pa laboratore, lidhje Interneti, dhe ku bëhet mësim si dyqind vjet më parë.

Po mbaron mandatin kjo qeveri dhe ende rregulloret dhe aktet nënligjore janë të pakryera. Ecet në boshllik. Buxheti publik për arsimin në pikë të hallit, më i ulti në të gjithë kohrat!

Militantët e partisë në pushtet u parashutuan gjithandej në këshillat administrative që drejtojnë me dorë të hekurt administrimin universitar. Kurrë politizimi nuk ka arritur këto maja as në periudhën moniste si derimësot!

Disa propagandistë të paguar që i frynin borieve në favor të shpurës qeveritare që gjoja bënte reformën arsimore kanë heshtur.

A thua se publiku i harron se çfarë kanë bërë!

Heshtin me turp dhe pa përgjegjësi! Vetëm ndokush ende lufton i vetmuar me propagandë e delir, si jeniçerët që vazhdonin në kështjellë të rrezistonin ndërkohë që lufta kishte tashmë përfunduar, kur situata është bërë komike, kur ligji ka rënë polikisht, moralisht, juridikisht, shkencërisht, kur ministres i thonë se do të ishte shkarkuar, por për nevoja pa lidhje, ende nuk po të shkarkojmë, por po të dërgojmë për "riedukim" andej nga Lezha për t'i sjellë vota partisë! Të shlyesh gabimet me qarkullim në rrethe!

I mjeri ligj për arsimin e lartë!

E mjera reformë në arsim!

Komikja situatë !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

profesori23/03/2017 12:59

Gjendja eshte e patolerueshme, nuk ka asnje akt nenligjor per te vene ne zbatim Ligjin e Ri te Arsimit te Larte, pra dobesive te ketij ligji u bashkangjitet mungesa e akteve nenligjore, nje rrumpalle e vertete ne universitete, vetem UET krijon mundesi per ndjekjen e doktoraturave me nje cmim 10 mije euro. Ketu nuk rrihet me, ne duhet te ikim te gjithe shqiptaret. Mos eshte kjo nje strategji e paster per boshatisjen e vendit? Une do iki familjarisht do te laj pjata por nuk do te vdes nga ambjenti dhe ushqimi. Ta gezoni ju kete vend qe realisht eshte vendi i bekuar nga zoti dhe i mallkuar nga robi

krasasi tp23/03/2017 08:43

I mjeri ligj,E mjera reforme,Komikja situate, vrene profesori,Por dhe e lumtura Ministre do shtoja une.Per rreth tre vjete u cvendos zj, nga shtepija modeste te rr."Ali Demi",te vila super moderne e krahasushme me ate te Vlautickes.Kaq dime.A nuk ja vlejti "barra qirane"?.Kush e vrau mendjen per reformen or tungjatjeta.Te bejme gjithcka ndryshe nga te tjeret dhe te vjedhim me lezet.Qellimi u arrit.Sakrifica ja vlejti.I hengert vetingu kane filluar te mallkojne poshte e perpjete njerzija.

Atdhetari23/03/2017 08:20

Ministre me shkoll fallso po vilen 1milion euroshe e maroi folni ju folni. Posht banda e rilindies.

Maturanti23/03/2017 02:05

I mjeri ligj i arsimit te larte me i mjere se vet qeveria ripjerdhese qe e beri dhe e vuri ne zbatim duke marre ne qafe studentet dhe arsimin ne pergjesi .O ju merane çfare po i beni ketyre brezave e te tjereve qe do vine mbas tyre. Shoqja Ministre per vete vajzen e ka derguar ne France per tu shkolluar se fiton (vjedh) me lloj lloj menyrash kurse te rinjte e te rejat Shqipetare duhet te ngelen pa u shkolluar ne saje te reformes per arsimin e larte.

votuesi23/03/2017 00:05

Cfare ligji mund te zbatohet kur nuk ka akte nenligjore. Ligji ka hyre ne fuqi ne Tetor 2015. Jemi ne fund te Marsit 2017, pra plot 18 muaj nga hyrja ne fuqi e ligjit dhe punojme me aktet e vjetra. Kush e ka pergjegjesine??? Nuk do mend e kalem, por kjo eshte pergjegjesi e MAS. Por per cudi askush nuk flet, me perjashtim te zerave qe vijne nga LSI. Duan te dalin palagur keta. Ku jane Rektoret, Dekanet qe perdite punojne ne paligjshmeri. Pse nuk flasin??? Une e kam nje pergjigje. Kane hallin e mandateve. Duan ta mbajne mire, qe te zgjidhen dhe rizgjidhen. Ka Departamente qe nuk po zgjedhin dot shefat, thua se nuk ka burime njerezore. Jo duhet te vazhdojne te drejtojne ata qe kane drejtuar per 9 vjete dhe nuk "i zevendesojme dot" thua se jane Ajnshtajni

Daj Jaku23/03/2017 00:02

Arsimin e drejton një e shkolluar tek Kristali që vetë Rama e mbylli si Unikjoskë. Si në kohën e Tefta Camit. I vetmi ngushëllim për ripjerdhjen është Italia e kulturës së lashtë e moderne që ka një ministre pa shkollë fare ( gjysëm gjimnazi) , ish sindikaliste, plakë ,bile edhe e shëmtuar.Edhe në Itali sundon e majta e cila është e paimagjinueshme për shpikje të tilla dhe arrogancë të pashembëllt, si tek ne. Çohu rini se vetëm ti mund ti ja heqësh tullën e fundit këtij zullapi, dhe mos bleni vezë me ato pak lekë që keni. Bleni citrojen C4.

Shto koment

Denonco