A do ta lejojë Erjon Veliaj një stol me emrin e Ardit Gjoklajt në Tiranë?

A do ta lejojë Erjon Veliaj një stol me emrin e Ardit Gjoklajt në Tiranë?

Nga Syri.net - 22/03/2017

Erjon Veliaj ka lançuar nisëm “Dhuro një stol” sipas të cilës, kushdo që ka dëshirë mund të dhurojë një stol i cili do të vendoset në parqet e Tiranës. Pak ditë më parë me pashpirtësinë e një propagandisti të pamëshëirshëm në shfaqjet e tij të qelbura për të prezantuar nismën, kryebashkiaku nuk i kuresu as lotët e një djaloshi të vogël i cili qante për mallin e vëllait të tij që nuk jetonte më dhe që emrin e tij ia kishin vendosur në një nga stolat në fjalë.

Veliaj ligjëronte paturpësisht para kamerave HD të tij që xhironin në mënyrë të fëlliqur skenën ndoshta më të turpshme që ka gatuar deri më sot zyra e propagandës së Bashkisë Tiranës.

Të gjithë që e kanë parë atë mizanskenë skandaloze të Erion Velaijt, sidomos ata që e kanë votuar me shumë mundësi janë penduar thellë për votën që i kanë dhënë. Por dëmi tashmë është bërë dhe ata jetojnë çdo ditë me të keqjen që jo vetëm e vuajnë, por edhe pagujnë çdo muaj sa frëngu pulën me faturat e ujit dhe taksat e panumërta që sa vijnë e bjerrin xhepin e tyre.

Sa për këtë pjesë prisni se vërtetë s’keni parë asgjë akoma.

Por të gjithë ata që e kanë kujtesën më të gjatë sesa perdja që mundohet të vendosë përditë Erion Velia me propagandën e tij çdo ditë, sigurisht që pyetja e parë që u ka ardhur në mendje me nismën e rë të vanitetit, ka qenë: “Po për Ardit Gjoklajn a do ta lejojë Erion Veliaj një stol në parqet e Tiranës”?  A do të mundet njeriu që çertifikoi landfillin e vdekjes në Sharrë si parasjën e punës së sigurtë në Tiranë, të lejojë një stol për Ardit Gjoklajn?

Për ata që e kanë memorien e shkurtër iu kujtojmë se është ai djali 17 vjeçar që fadroma ia mbuloi me kovë aspirtatën për të bërë 5 lek me të cilat do të blinte rroba e libra për të shkuar në shkollë, ndërsa e gërmonnte të drejtën e tij në plehra me duart e njoma pa dorashka. Heshtja e varrit të Ardit Gjoklajt është sot ulërima më e madhe e një shoqërie që është marrë peng. E një shoqërie që kur punon e vrasin.  E një shoqërie që kur kërkon punë e tallin. E një shoqërie që kur, proteston e përbuzin. E një shoqërie që kur kërkon të punojë për të siguruar rrobat e jetës, kasta e sotme ia ka gati qefinin e vdekjes.

O zot sa trishtim..

Aktivisti Zirkon Disha sot bëri një kërkesë të arsyeshme, pa mllef, pa mëri, pa propagandë, por me zemrën e një qytetari të denjë, ndër më të denjët e kesaj toke që quhet Shqipëri. Ai sot kërkoi përmes një postimi në Facebook që një hapësirë në parqet e Tiranës e makar edhe një stol të mbajë emrin e Ardit Gjoklajt. “Në kujtim të Ardit Gjokolaj. Një hapësirë ku te vendoset një stol për Arditin! Kush na njeh me procedurën që ndjek Bashkia e Tiranës si të vendosim një stol në kujtim të tij!” – shkruan Zirkoni në postimin e tij. Dhe kjo thirrje është kaq fisnike e kaq domethënëse. Sot ne si shoqëri duhet ta mbështesim këtë nisëm, për hir të një 17 vjeçari e vranë natë, e pak njerëz e qanë ditën.

Le ti japim emrit të Arditit që u stërmundua në fushën e plehrave të Sharrës, pak paqje në lëndinat e përkohshme të Tiranës. Askush më shumë se ai sot e gjithë ditën nuk e meriton një akt të tillë. Sigurisht që ky dedikimin, nuk do ta zhbëjë kurrë faktin që Erion Veliaj takoi prokurorin e çështjes së Arditit, Petrit Fushën dhe pas një muaji bashkë me tenderat që morën familjarët e hetuesit, morën fund edhe hetimet ndaj Bashkisë së Tiranës. Sigurisht që ky dedikim nuk do të na e kthejë një 17 vjeçar që nuk zgjodhi të vjedhë, por për të punojë ndershëm, natën, në mizjerje për të siguruar disa kaçidhe për të qenë edhe ai sadopak i barabartë me shokët e shoqjet e tij të klasës në shtator. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku22/03/2017 18:15

Stoli është minimumi i mundshëm për heroin e heshtur. Gërdeci bëri bum pranë Tiranës,Arditi iku pa zhurmë dhe deshën ta fshehin.Bankers shkakton tërmete dhe ka hapur varret për një popullsi të tërë, larg Tiranës. Çështja e prokurorit kërkon veting por dikush vetingun e don si armë për pushtet prandaj prokurori është i blinduar,nuk besoj se e ka "emëruar" Saliu. Për "herojtë" e sulmit të dhunshëm kundër Institucionit të Kryeministrisë qeveria akordoi 300 milion lekë çdonjërit.Sa duhet të jetë shpërblimi për heroin e vogël që 50 mijë lekët e vjetra zgjodhi ti fitonte me djersë e jo duke sulmuar kryeministrinë? Duke qenë i mitur të paktën dyfishi. Po martirët që vrau Enveri sa duhet të marrin dëmshpërblim? Akoma nuk kanë marrë asnjë këst. Cilët janë herojtë, dëshmorët, martirët e vërtetë.A egziston në Shqipëri dallimi sipas racës, fesë,klasës, gjinisë,bindjes, përkatësisë,kodoshllëkut apo kopilisë etj? A mundet të përgjigjet bastardi erjon i klasifikuar dhe i përzgjedhur nga SORRA si një nga 10 njerëzit gjenialë që do qeverisin globin? Dikush e quajti erjon neveria, shqiptarët rrezikojnë të zhduken nga epidemite e diarresë shoqëruar me të vjella. Kur ti ndodhë do ta kuptojnë,por tepër vonë. ARDITIT PËRMENDORE DHE JO NJË STOL. LE TË BËHET FLIJIMI I KËTIJ GAVROSHI TË VOGËL SIMBOLI I RINGJALLJES SË NDËRGJEGJES KOMBËTARE KUNDËR KËSAJ MËNZYRE QË PO PËRJETOJMË.

Shto koment

Denonco