Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një psikografi për Edi Ramën

Një psikografi për Edi Ramën

Nga Berat Buzhala - 19/03/2017

Kryeministri Rama është politikan frikacak. Sa herë e ka punën pisk, të parat koka që i hanë janë ato të miqve të afërt - sepse për ta poshtëruar, ato edhe ia kërkojnë.

Nuk e besoj që dikush ka ditur ta përshkruajë karakterin e Edi Ramës më mirë se sa një mik i imi nga Shqipëria, përmes një postimi të shkurtër në Facebook.

Kur Rama po takonte fshatarët e Shqipërisë sa në një cep në një tjetër, ai kishte shkruar:

"Në këto takimet paraelektorale të Kryeministrit me katundarë, një gjë më bën përshtypje: Më shumë janë të trembur fshatarët e ngratë se mos i tall Kryeministri, se sa ky i fundit nga pyetjet e tyre. Në fund, kur katundarët dalin nga takimi pa u përqeshur, marrin frymë të lehtësuar".

Ky postim ishte bërë gjatë fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryebashkiak të Dibrës, të cilat u mbajtën për shkak se i pari i kësaj partie në këtë qytet, Shukri Xhelili, ishte kapur në flagrancë, duke i kërkuar një vajze seks, në këmbim të një vendi të punës.

Çdo lideri normal, që e ka ndërgjegjen në vend, do t'i vinte zor t'ua kërkonte votën për herë të dytë banorëve të rajonit të skandalizuar. Rama jo vetëm që ua kërkoi, por edhe ua mori, duke i parë në dritë të syrit fshatarët e trembur prej fuqisë së paskrupullt të pushtetit, që po e përdorte brutalisht Edi Rama.

Askush nuk guxonte as ta përmendte Xhelilin para Ramës, sepse ky i fundit, rrezik që do ta arsyetonte ish zyrtarin, e prapë do t'i detyronte të votonin sipas urdhrave të tij. Në njëfarë forme ishte një ilustrim praktik i fenomenit të sindromit të Stokholmit, kur i dhunuari ndien simpati dhe dhimbje për dhunuesin. Tjetër shpjegim nuk ka.

Frikësimi i fshatarëve, ose mënyra se si ata e nuhasin se duhet të janë të frikësuar para Kryeministrit, flet mjaft për një lloj deformimi serioz të Edi Ramës, në komunikim, ose në sjellje, me njeriun. 

Karakteri i tij, standardet e tij të dyfishta dhe të shumëfishta, ilustrohen edhe në shumë raste të tjera. Ai është frikacak dhe tolerant para të fortëve, kurse është mizor ndaj të frikësuarve. Posaçërisht ndaj atyre që ia kanë nevojën. E nëse je Kryeministër i bie që ta ka nevojën e gjithë shoqëria.

Kështu, Rama pafuqinë e tij, politike ose njerëzore, ndaj atyre që ai i konsideron superior, ndaj atyre që ai u ka nevojën, e kompenson, e edhe e tejkalon, ndaj atyre që kanë nevojë për të.

Në kushte normale, një individ i papushtet që manifeston sjellje të tilla sociopatologjike mund të vihet nën kontroll pa pasoja të mëdha për rrethin. Komunikimi i dendur, ndërlidhja e nevojave, kontrollet dhe balancat, e sjellin njëfarë barazimi në fund të ditës.

Por kjo gjë nuk ndodh, ose ndodh me mjaft dhimbje, nëse je njëri më i fuqishëm politik në vend. Konkretisht, Kryeministri Rama, kompleksin e tij, pafuqinë e tij, ose frikën e tij, ndaj disa personave, e kompenson ndaj miliona të tjerëve, që ai i sundon.

Kështu për shembull, Edi Rama nuk i dërgon më të fala Sandrit, as nuk i hakërrehet Sokol Ballës në Top Channel, mirëpo imagjinata e tij shfrenohet tërësisht kur është në pyetje ofendimi i mediave më të vogla, i portaleve të varfra.

Rama në krye të herës, në librat e tij, e ka definuar se i duhet të këtë raporte të mira me Topin, Klanin 1, Klanin 2, Vizionin, Çilin. Kaq. Nuk ka më të tjerë. Dhe meqë nuk ka më të tjerë, ose edhe nëse janë, ata janë nëngazetarë, nënnjerëz, nënqënie. Duke qenë të tillë, ata, sipas filozofisë së mbijetesës së Ramës, meritojnë asgjë më pak se sa asgjësimin. Hë për hë, vetëm asgjësimin verbal. Varësisht prej zhvillimeve, forma e asgjësimit mund të rishqyrtohet.

Gjuha që përdor Rama ndaj kundërshtarëve të tij, ndaj mediave të pavarura, aktualisht është e aplikueshme në Turqi dhe në Shtëpi të Bardhë. Sa ironike, Rama e adhuron diktatorin në ardhje të Turqisë, kurse bën, ose bënte gjoja, që e pengon Donald Trump. Sipas një shkrimi që e lexova tash në Washington Post, në disa muajt e fundit numri i gazetarëve të arrestuar në Turqi është më shumë se sa gjysma e të gjithë gazetarëve të arrestuar në botë. Kurse Rama e admiron. Nëse ka jetë të gjatë, e nëse i jepet mundësia, do ta shprehë admirimin e tij edhe ndaj Donald Trump. Sepse është punë e karakterit të tij. Ai thjeshtë kishte menduar që Trump nuk do të fitonte, prandaj ishte nxituar.

Mirëpo për ta ilustruar Ramën nuk kemi nevojë që të udhëtojmë kaq larg.

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, terreni i rrëshqitshëm i muajve të fundit, flasin më qartë se sa çdo gjë tjetër. Rama, arroganti dhe parimori i paepur, e ka nuhatur rrezikun që po i troket në derë. Tash, sipas traditës, Rama ua puthë duart dhe ua plotëson një për një të gjitha kërkesat, të gjithë atyre që ai mendon se e kanë në dorën e tyre fatin e tij. Deficitin e karakterit ndaj më të fortëve, prapë Rama i kompenson ndaj më të dobëtëve.

Ose, Rama është kaprec për brenda, shyt për jashtë. Duke e ditur që zgjedhjet janë afër, duke e ditur që rrethanat politike ndryshojnë sa hap e mbyll sytë, i frikësuar se mund të gjendet jashtë lojës, Rama në takime të rëndësishme, me ata që ua ka nevojën, i heq brirët. I mban vetëm veshët. Ndërsa, për ta ruajtur burrërinë, për t'u dukur i fuqishëm, i pamposhtur, i pasfiduar, brirët, atje ku janë më të mprehtit, i vë kundër qytetarëve dhe kundër gazetarëve që ai i konsideron të parëndësishëm.

Mirëpo dielli, i njohur edhe si Saimir Tahiri, me shoshë nuk fshihet. Ai qëndron aty si përmendore e dëshmisë së dobësisë së Ramës. Ai na tregon të gjithëve se sa i dobët është Rama ndaj të fortëve.

Në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 2014, Papa Francesku i ishte drejtuar trupit më të lartë qeverisës të Vatikanit, të njohur si Kuria Romake, me një urim aspak festiv. Ai i kishte numëruar se cilat ishin 15 sëmundjet shpirtërore të udhëheqësve.

Personazhi ynë, që të mos themi pacienti, do ta gjente vetën në përgjithësi në të gjitha pikat, por në veçanti në atë 10'të, 11'të dhe 12'të. Mbi të gjithë në këtë të fundit, të cilën Papa Francesku e kishte quajtur: Sëmundja e fytyrës funerale. Nga kjo sëmundje vuajnë të gjitha ata liderë që çehren e bëjnë melankolike dhe të vrazhdë, dhe që i trajtojnë tjerët - posaçërisht ata që i konsiderojnë inferior - me rigjiditet, arrogancë dhe vështirësi.

"Në realitet, vrazhdësia teatrore është simptomë e frikës dhe pasigurisë", shkruan Papa Francesku. /gazeta express/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dini21/03/2017 23:17

ty Redi e Ty Llesh jau fus ne goje e jau fus ne vesh!!!!!Shkurt jau qi motrat nanat grat e vajzat more zagare.Nese doni takim lereni vendin dhe iren me bese burrash.

ermal morina21/03/2017 22:32

ke bere nje analiz taman si nje psikomanijak...nuk do te fali veten pse lexova kete artikuj...

Ardi21/03/2017 22:26

Z bull shit buzhala paloje

ermal morina21/03/2017 22:18

ke bere nje analiz taman si nje psikomanijak...nuk do te fali veten pse lexova kete artikuj...

edvin21/03/2017 21:17

Fatkeqesi,e cila na ekspozon si popull te pa mend dhe te paafte per ta trellur kete palo-kryeminister!

Redi.21/03/2017 15:05

Te gjithe ju qe pA fije turpi mbroni kete pellon e gjate qe fatkeqesisht ne e kemi KMjeni krijesa(se njeres nuk mund te jeni)pa din dhe pa iman qe per nje kocke qe ju hedh ky qelbesi i gjat jeni gati te shisni jo vetem veten tuaj por edhe nenat edhe motrat.Pa u zhdukur ju funderinat e ndyre te komunizmit ky komb keshtu ka per te vuajtur.

Ermal21/03/2017 14:50

Nuk e kuptoj pse lodhesh mor Berat ky popull qe Rama po i merr shpirtin eshte shume i kenaqur dhe te gjithe thone se Rama po ben shtet ,keshtu qe e gezofshin Ramen dhe shtetin qe po i burgos po i vret po i vjedh e po i rjep per se gjalli .

vjola21/03/2017 13:26

Z.buzhala jeni aq dallkaut sa asnje nuk ju merr seriozisht aq me teper ne shqiperi .Nuk e di por te gjitha komentet tuaja jane kunder interesave te shqiptareve .

Fotos Gega21/03/2017 10:51

Z.Buzhala Ju pergezoj per analizen tua.Nun i Münzen asgje.Por ndoshta duhej te shtoje qe edhe kokainen e mer ngaqe e ndihmon te kompesoje karakterin e tij frikacak e te passe.

lleshi21/03/2017 09:53

o pederasta po paguajme dritat qe dikur jua fali sali berisha...po si mendoni ju qe sakiu kishte frike me jau marr kekt e dritave.jo or legena saliu jau la vete popullit se ishin ne varferi te skajshme...e tani vjen ky kurva e jau merr si ju duket juve kjo..por ju qe e mbroni edin me llafe jeni zagart e tij qe shtyhi per copa buke ja qifa motren ai qe e mbron edi ramen se ate e kane zene ne france tu qi ne bythe e nje bythqime do na perfajcsoje neve.....

Agron21/03/2017 04:10

Ke ba analiz si nje psikolog bravo

nena21/03/2017 04:08

e the ,po kujt ja the ,ky eshte popull dele ...............

Zogu21/03/2017 01:07

Bravo z.Buzhala. Jam plotesisht dakord me gjithe analizen tuaj psikografike per Edi Ramen dhe mikun e tij, "te ndjerin Shukri Xhelili" me breke te grisura. Edi Rama solli me vete te gjithe funderrinat e shoqerise shqiptare, ashtu siç eshte edhe ai vete, dhe i beri deputete, ministra, kryebashkiake, drejtore, inspektore, etj...etj.... si Shukri Xhelili i Dibres, Balili i droges, b astardi i vogel, ose "pordhaci" i vogel i Beratit, Roshi me 5 emra, Termet Peçi - trafikanti i femrave dhe fallsifikatori, i deklaruar fajtor me vendime gjykatash, G "99"-çi i Tiranes Erjon Veliaj, ai i "fiqve", b astardi me i ndyre qe me kane pare syte dhe me kane degjuar veshet, deputetet qe iu hoqen gjithe ato mandate si shkeles te ligjit te dekriminalizimit, si vrases, trafikante, falsifikatore, mashtrues e shperdorues detyre, si p.sh. Koço Kokedhima ose "Kokedhia" i cili tani hiqet si i ndershem dhe si shpetimtar i socialisteve, Mark Frroku, Armando Prenga me 10 emra, etj...etj. Ketu dua qe te rikujtoj ne vemendjen e lexuesve edhe 2 "papagallet" e "rilindjes" socialiste Koço Kokedhia dhe Ben Blushi, te cilet tani perpiqen qe te hiqen si 2 ish-rilindasit me te zgjuar, por qe tani lehin secili per hesap te vet. Habitem me ata komentues qe shajne dhe ofendojne Buxhalen dhe nuk shikojne gjithe ate llum qe ka mbuluar gjithe strukturat e PS-se, por ama dihet se edhe ata qe shajne, jane llumi nga kane dale gjithe keto qelbesira qe cituam me lart dhe te tille jane edhe qindra e mijera te tjere ne parlament, ne qeveri dhe ne te gjitha qelizat e shtetit shqiptare, si te ashtuquajtur "Rilindas" ose PS-ista, pra PiSa te rinovuar, te cilet kerkojne gjoja "Vetingun" dhe duan medoemos qe ta felliqin edhe drejtesine me gjakun e ndyre te "rilindasve", sepse interesi i tyre nuk eshte drejtesia, por padrejtesia, interesi i tyre eshte qe te vendosin ne organet e drejtesise te gjithe njerezit e tyre. Ky eshte Edi Rama, i cili po na e felliq Shqiperine edhe per shume vite te tjera. Largimi i tij nje ore e me pare, do te ishte shpetimi i Shqiperise.

Bujari20/03/2017 22:35

Berat te pergezoj, shkrim i sakte e real.

Akili20/03/2017 21:37

Me kujtohet gjate fushates 2013, nje nga shoqerueset e Rames i ra te fiket ne mes te fjalimit te Rames, dhe ky ne vend te ndalonte dhe te shqetesohej, por e pa tere inat vajzen e gjore qe mezi merrte fryme. Tamam akt i nje psikopati megalomaniak.

Pranvera20/03/2017 17:54

Me falni e kisha fjalen per komentin e dyte qe ne fakt prisja nga aministratoret te mos e publikonin.

Pranvera20/03/2017 17:50

Kush e mron edi ramen eshte pak a shume si komentuesi i pare i ketij shkrimi

HZ 20/03/2017 17:26

Të gjitha ato që thot Buzhala jan të vërteta por jan shum pak në krahasim me ato që ka K M (krye-maskarai) ynë më vjen keq për mbështetësit e tij iu sugjeroj të kthjellohen e ti lën simpatirat e pa baza për një qënie të tillë .

Une20/03/2017 17:21

..shkrojta nje mendim,opinion,mesazh,...po pse e censuron?ti je njeri i perpikt dhe i civilizuar,pse?apo don me u ba armik me mua?

Mira20/03/2017 16:45

Te lumte Buzhala! Nje analize inteligjente dhe e skate.karakteri i dyfishte i E Rames eshte cfaqur prej kohesh ,dihen sjelljet e tij biseksuale sa me femra sa me meshkuj

patriarku i fierit20/03/2017 15:32

e thene ndryshe KM shqiptar " U lepin kembet dhe b... atyre qe u ka friken dhe u hakrohet atyre qe i ka nenvete"

Dini20/03/2017 15:14

Rama frikacak?!Rama i pafuqishem?!!Uuuu ty tqift Kina tan robt e shpis! Po Ai asht njac trim sa ta shkerdhen tan racen tande tqelbt. U bat ju trima qe dhiheni nbrek e keni frik hijen tuj.Rama ka njac fuqi saqe po ti dalish ti perpara me nji pordh thedh tfikt ty more derrkuc i vockel.Skam cka ttham ma tjeter vecsetshkedheft Obama tan fisin femnuer qe mke.

Jeta20/03/2017 14:32

Aman, ngeli, ky bukshkala, te na tregoje kush eshte Rama, Basha, Sala, Iliri.
Fyen inteligjencen e keti populli, qe i di mire se si jane dhe kush jane. Na ndoten ekkranin,nuk guxojme te shofi nje gje te bukur.Historikisht, ekranet tona prodhojne konflikte, si: ju kujtohet, kur u cane ekranet, a do takohet Nano me Berishen,(thua takoheshin kometat) U shane u grine me pislleqe, pastaj sala me Edin, tani Edi me Bashen, Basha me Ilirin etj etj
Bushkala beji analizat per kosovaret e tu.Jemi popull me univeristet n qe ne vitin 1958, ndaj mos u dukni me te mencur, grini grini sallate

toni20/03/2017 12:29

sa kohe qe kane njerzit per te diskutuar cdo gje dhe te gjithe te japine mendje kur skane mendje as per veten e vete . meruni me ndonje gje me te domosdoshme per veten tuaj , se kryeministrar i vlerson koha .

Naim20/03/2017 11:59

O Berat katunari ka met me bo analiza,,,ooooo qelu toke te hi mbrenda.

mojsi 20/03/2017 11:36

rama prandaj eshte i zgjuar dhe erudit sepse nuk denjon te merret me halla buzhalla e te tjere gazetare qe nuk terheqin aspak vemendjen kryeministrore te pedagogut te akademise es arteve qe per momentin po kryen nje detyr tjeter

Bekimi20/03/2017 10:53

O Berat.
Niveli yt i bërjes së një hartimi nuk është as iu klasës së 4 fillore.
Nuk ke bythë ti të analizosh dot Edi Ramën. Më e shumta që mund të bësh ti, është të urresh. Të isha nga një vend tjetër, do ta besaja se ti nuk ke si ta dish kuptimin e fjalës "brutal", që e ke përdor aty për të përshkruar Edi Ramën. Brutalititi i Edi Ramës, në rastin më të keq është intelektual.
O majmun, unë nuk jam Edi Rama, se po të isha do të të mbuloja me pështyma surratit.

bolja20/03/2017 10:50

Ti Qela paske njohuri te sakta per cobenet me sa duket ky qenka profesioni baze I juaji. Meru me profesionin qe te ka lene babai Jo me komentetet e gazetareve virtuoze se ngateron rrugen pastaj. Nuk do te jete mire as per ty as per familjen tende.

Bilbil20/03/2017 08:39

Shkrim i personalizuar dhe personal. Pa ndikim te lexuesi i mençur.

viktor 20 /03 /201720/03/2017 08:35

bravo berat deshirojme qe te jesh me aktiv ne portalet dhe ne mediat televisive thuajse je i vetem qe thua te verteten respekte

Qela20/03/2017 08:22

Ku ka vajt halli kesaj pune , me te komentu edhe cdo kush se ka apo ska vler per veten e vet, ky djali me duket si coban delesh

Ajo20/03/2017 02:22

Te lumte Z. Buzhala! Rama eshte i paprecedent! Pa karakter, genjeshtar dhe manipulues per me teper plot me vese te shemtuara. O Zot nuk ka vuajtur mjaft ky popull me Enverin, por duhej te vuaje akoma nga ky perbindshem pinjoll i PPSh-se? Ai eshte prototipi i komunisteve: pretendonin se udhehiqeshin nga ideologjia m-l, por ne fakt ishte nje mburoje per te shtypur e shfrytezuar popullin e tulatur.A mund te thote njeri se cfare vizioni politik ka Rama, udheheqesi qesharak qe vesh corape te verdha?

Zana20/03/2017 01:54

Te lumte nje bravo e madhe ky eshte km yne asgje me shume e asgje me pak

Zana20/03/2017 01:35

Te lumte nje bravo e madhe ky eshte km yne asgje me shume e asgje me pak

ina19/03/2017 22:23

Te lumte askush me pare si ka bere nje pershkrim kaq te sakte dhe realizimin bravo

Shto koment

Denonco