Rilindja e krimit në kërkim të destabilizmit të vendit

Rilindja e krimit në kërkim të destabilizmit të vendit

Nga Enver Bytyçi - 25/02/2017

Një i shtirur si simpatizant i Sali Berishës ka qëlluar me grusht sot kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun. Ai ka hyrë në çadrën e protestuesve bashkë me dy persona të tjerë dhe ka kryer aktin e shëmtuar, duke provokuar kështu një konflikt që mund të çonte në viktima dhe prej këtej më pas në një konflikt social midis forcave që mbrojnë oligarkinë e qeverisjes dhe protestuesve opozitarë. I takon policisë dhe prokurorisë që të gjejë shkaqet e këtij incidenti të rëndë.

Dhe sa më parë të ndriçohet rasti, aq më mirë do të jetë për paqen dhe sigurinë në këtë vend, që edhe kështu si është nuk gjen qetësi në këtë sketerrë të krijuar me dashje nga rilindasit e krimit në qeverisje. Por nuk mund të lihet jashtë vëmendjes ky akt barbar i sjelljes qeveritare ndaj protestuesve, derisa policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen. Agresori është parë një orë para aktit të tij të dhunës kundër një prej figurave kryesore të politikës shqiptare në shoqërinë e deputetit socialist Taulant Balla, i njohur si kobure në duart e kryeministrit Edi Rama. Dhe agresori është zgjedhur me shumë kujdes.

Ai rastësisht ka bërë një foto në fund të janarit me Doktor Berishën diku afër kompleksit Lura në Gjirin e Lalzit dhe mesa duket është përzgjedhur nga skenaristët e kabinetit Rama për ta përdorur si karem në luftën kundër opozitës. Alibia është e qartë. Agresioni shitet si “konflikt i brendshëm midis opozitarëve”. Kështu do ta interpretojnë qeveritarët e krimit në Shqipëri. Por kjo do të thotë gjithashtu që Doktor Berisha, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe vetë Kreshnik Spahiu do të duhet të bëjnë kujdes kur bëjnë foto me të ashtuquajturit simpatizantë të tyre. Këta mund të gjuhen nga falangat e krimit qeveritar, të paguhen e të përdoren kundër opozitës!

Nuk kishte ndodhur kurrë ndonjëherë më parë që të ndjehej nevoja që të bëhej kujdes edhe kur bëhen fotografi me njerëzit nga ana e personaliteteve publike. Por kjo qeverisje e ka sjellë Shqipërinë deri në atë gjendje, sa do të duhet bërë kujdes se mos të ngjitet ndonjë virus në xhaketë. Eshtë qeverisje e frikshme kjo. Të shet si fans të opozitës dhe të përdor të grushtosh opozitën. Rasti në fjalë është një mësim për këtë. Grushti ndaj Kreshnik Spahiut ishte përgjigje e qeverisë dhe kryeministrit për kërcënimin e Lul Bashës dhe kërkesën e tij që të “gjuhen me grusht ata që përdhosin shqiptarët”, pra oligarkët politikë të majmur me verdhushkat e hashashit. Ata që guxuan e ngritën grushtin e rilindjes kundër opozitës në fakt ishin tre veta. Por vetëm njëri prej tyre, i cili u bllokua nga protestuesit, u kap nga policia.

Kishin kaluar tri orë dhe policia asgjë nuk bëri. As të dëmtuarin nuk e kontaktuan. Protestuesit ia dorëzuan shtetit agresorin. Shteti hesht për orë të tëra, në vend që të vinte sirenën e alarmit, në mos për jetën e një politikani, së paku për faktin se akte të tilla mund ta destabilizojnë vendin. Po pse shteti heshti? Sepse kryeministri është autori i ngjarjes, ai është regjizori i dhunës! Ai ia sharron këmbet gjyqtarit që zbaton ligjin! Shteti ka marrë përsipër që me të gjitha mjetet ta ndalojë ose sabotojë protestën. Suksesin e parë e arriti me zharrzazit, të cilët i bleu me qëllim që kreut të opozitës t’i tregojnë grushtin e hekurt bolshevik në vend të solidaritetit për kauzën e tyre. Më pas, në të njëjtën ditë dërguan tre persona për ta demonstruar në praktikë këtë grusht. Kjo do të thotë se qeveria e krimit ka frikë nga protesta. Por ajo me dy milard euro të nxjerra nga tregëtia e hashashit në vendin e origjinës, pra në Shqipëri, është e aftë të blejë dhjetëra mijë njerëz, që ata të mos I përgjigjen protestës.

Me aq para, të cilat i deklaroi ambasadori I OSBE-së, duke i cilësuar si rrezik për blerje deputetësh, qeveria e krimit ka mundësi të blejë jo vetëm votues, por edhe protestues. Madje ky skenar ka filluar të aplikohet. Ndërsa blerja e agresorëve dhe banditëve për t’i aktivizuar kundër eksponentëve të opozitës shqiptare është gjëja më e lehtë. Qeveria ia ka lehtësuar vetes këtë proces, sidomos nga pikëpamja financiare. I ka varfëruar shqiptarët në atë masë sa për një monedhë valute mund të aktivizojë jo pak në dhunën kundër opozitës. Ndërkaq qeveria e deshi vetingun që të lirojë kriminelët e dënuuar për jetë nga qelitë e burgut. Nga ana tjetër, në skenarin e saj rilindja e krimit ka bërë kujdes edhe në një detaj tjetër. Kishte përzgjedhur që të ushtrojnë forcën kundër Spahiut tre veriorë.

Alibia e krimit është e qartë: “Arkaikët përleshen me njëri-tjetrin”. Ky skenar u aplikua më së pari me përzgjedhjen e deputetëve në veri të Shqipërisë, sidomos në qarkun e Lezhës. Thuajse të gjithë deputetët e rilindjes së krimit në këtë qark u dëshmuan ligjërisht kriminelë. I pari dhe i fundmi i kësaj liste është Armando Prenga, me dhjetë emra të ndërruar në përpjekjet e tij për të fshehur krimet e bëra. Por që mbahet në sallën e parlamentit shqiptar me pahir, sepse Edi Ramës nuk i dalin llogaritë arthmetike, nëse Ilir Meta i thotë “Adio” atij! Në këtë sallë kriminelësh Ilir Meta e fton opozitën!!! Dhe paradokset nuk kanë fund. Radhët e kriminelëve në parlament kjo qeveri po i shton me kontigjentet e kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm, të kriminelëve të kartelit të drogës dhe banditëve të rrugës, që hiqen si simpatizantë të opozitës! Vetëm se opozita do të duhet të përgatitet të përballojë provokacione të tjera me të rrezikshme. Ajo do të duhet të organizojë vetëmbrojtjen nga krimi shtetëror! Nëse nuk vetëmbrohet, opozita rrezikon të dhunohet sipas skenarëve të intrigave të Edi Ramës.

Dhuna ndaj saj do të prodhojë reagimin e pakontrolluar të protestuesve dhe vendi mund të shkojë drejt destabilitetit. Një përplajse e palëve në konflikt në kryeqytet nuk do t’i ngjajë përplasjeve të zhvilluara në jug të Shqipërisë në vitin 1997. Mënjanimi i konfliktit në Tiranë ishte aso kohe arritja më e madhe, ndërsa sot është e pashmangshme. Nëse qeveria e rilindjes së krimit provokon, konflikti fillon dhe mbaron në Tiranë. Një konflikt i tillë i provokuar hapur dhe ashpër nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të digjte në flakë vetëm atë, por gjithë Shqipërinë dhe për më tepër Shqipërisa më pastaj do të duhej ta harronte faktin se i përket më kontinentit europian. Përrallat e Edi Ramës për rrezikun rus në Shqipëri do të bëheshin një realitet konkret, sepse një Shqipëri në zjarr do të ishte njëkohësisht edhe një Shqipëri në duart e Moskës e të Kremlinit.

Mesa duket ky është edhe një nga synimet e provokimeve të Edi Ramës me veglat e tij të tipit Taulant Balla kundër opozitës shqiptare në protestë për zgjedhje të lira, si themeli i një demokracie funksionale. Republika e Re është dhe mbetet zgjidhja e vetme! Duket që rilindja e krimit është në kërkim të destabilitetit, sepse në këtë mënyrë mund të amnistojë ose fshehë gjurmët e zullumit të saj katërvjeçar në kurriz të shqiptarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

TANI27/02/2017 12:54

Kembanat bien per ato qe kane vesh ...

krasasi tp26/02/2017 15:14

Analize e sakte.Shqetesimi eshte i drejte.Populli thote:"I mbyturi te mbyt".Prandaj nje njeriu qe eshte duke u mbytur, keshillohet ta kapesh prej kembesh apo flokesh dhe te kujdesesh qe mos te te kap me duar se rrezikon veten ne vend te shpetosh fatkeqin.shpresoj qe zgjidhjen kesaj situate vertete si pa krye tja jap z.Meta, si e keqja me e vogel.Mocion dhe shkarkim per kelliren.

populli26/02/2017 11:08

nje shkrim AQ i goditur sa ska me keta bisha vemje te lena nga kasta e nomeklatures komuniste me ne krye te peshtirin ndyrresiren me te kualifikuar e ardhur nga kjo kaste psikopatin me te neveritshem qe ka pjelle kjo toke jane ne gjendje te bejne cfqredo makinacionesh e genjeshtrash pa fund per pasurite e ideologjite e tyre perverse..Bastardi psikopat eshte kancerogjeni i Shqiperise qe duhet shdukur me cdo kusht nga jeta politike ekonomike e Shqiperise sone me te gjithe banditet qe ka futur neper bashki parlament e cdo institucion te jetik tonin....Mafia duhet shkulur nga rrenjet ooo popull

bolja26/02/2017 09:50

Balo paske emrin e qenit tim. Po ti bytheqire moter qire grua qire desheron qe ne Shqiperi te shpertheje lufta civile. E kush fiton nga kjo? Sigurisht plehrat e ketij vendi ndersa populli e paguan faturen. Sa per Kreshnik Spahiun interesohu per prejardhjen e tij. Prinderit I ka nga dy trevat me te shquara te Shqiperise Etnike, nga Libohova dhe Gjakova. Mesoje mire kete Balo ndyresira

Balo Benca26/02/2017 06:41

Ore analist jeton ne Shqiperi ti apo ne Rogner?
Pse ore gjithe halli yne qenka karrigia e Lulit !?
Per Zharrzin kane faj te dy krahet prandaj Lulushin nuk.e pranuan!
Kurse atij shkerdhates harixhiut kosovar Spahiu ja bene mire.E kush nuk do tja ngjedh nje grusht asaj dhelpre?
Leri perrallat ,jeten tone nuk e rregullojne dot keta politikane qe tani na paskan ndier rrezikun rus!
He bij kurvash a bij kurvash filluat avazin e atyre qe u qinin mamate dikur!
Le te na dominoje kushdo mjafton te na lere te vjedhim!
Bytyc sherbei popullit tend jo kurvave ...

Qytetar26/02/2017 06:14

Te lumte Z . Bytyçi shkrim tregon realitetin ne Shqiperi .

Vana26/02/2017 03:56

Argument shume I detajuar
Me keto Bolshevik duhet shume vigjilence
Keto jane vete intriga,vete shtirja, pa pergjegjsia morale me sherbim te shqiptareve. Keto jane vete krimi.
Motoja e tyre eshte: PERÇA DHE SUNDO
TURP

Shto koment

Denonco