Pse ambasadorja e Shqipërisë Floreta Luli Faber nuk e takoi Donald Trump?!...

Pse ambasadorja e Shqipërisë Floreta Luli Faber nuk e takoi Donald Trump?!...

Nga Syri.net - 18/01/2017

Floreta Luli Faber është prej gati 2 vjetësh, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, për të gjithë ata që nuk e dinë. Sot e gjithë ditën një nga lajmet më simpatike të publikuara në media, është një takim që ambasadorja e Kosovës ka zhvilluar me Presidentin e Zgjedhur, Donald Trump gjatë një takimi me ambasadorët e të gjithë botës, ku ajo i ka shprehur atij faktin se shqiptarët e Kosovës janë një nga popujt më proamerikan në botë.

Në artikullin e publikuar nga SYRI.net thuhet ndër të tjera “Ndonëse në një sallë të mbushur me ambasadorët e gjithë botës, Ambasadorja Çitaku ka shkëlqyer duke rrëmbyer minuta të rralla e të vyera nga koha e Presidentit të Zgjedhur”. 

Pyetja e parë që të vjen ndërmend është, po Floreta Luli Faber a është takuar me Donald Trump dhe çfarë i ka thënë ajo atij për Shqipërinë? Duke vizituar faqjen në Facebook të ambasadores tonë në SHBA, vëren se postimi i fundit i saj është një status elozhes për fjalimin e fundit të Barak Obamës shoqëruar me një foto familjare që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë me çiftin presidencial.

Shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në takim thanë se ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka qenë e ftuar dhe e pranishme në pritjen e Trump, por duket se nuk denjuar që të zhvillojë një takim me Presidentin e ri të SHBA, siç bëri kolegia e saj nga Kosova, Vlora Çitaku.

Një tjetër pyetje që shtrohet në këtë pikë është: a po ndjek edhe ambasadorja e Shqipërisë, inatin e shefit të saj Edi Rama që nuk është ftuar në ceremoninë e inaugurimit dhe akoma më tej deklaratat e tij të çartuara thënë gjatë fushatë presidenciale kur deklaroi “Zoti e ndaloftë zgjedhjen e Trump si President”, në raportet me SHBA-në?

Shqipëria po ashtu si edhe Kosova, është një nga popujt me pro-amerikan në Ballkan dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Por fakti se Ambasadorja e Kosovës nuk e harron një fakt të tillë dhe nuk heziton për asnjë çast ta nënvizoj këtë në takimin e parë që ka patur me Presidentin e Zgjedhur Donald Trump, ndërsa ambasadorja e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje, të bësh të mendosh për dy gjëra. Ose ajo ka bojkotuar një takim të tillë dhe ky do të ishte një skandal diplomatik, ose ajo ka qenë aty dhe ajo e ka shmangur takimin me Donald Trump, që njësoj është një skandal diplomatik!

Shqipëria prej kohësh është në pritje të një sinjali se cila do të jetë qasja e administratës së re Trump ndaj rajonit të Ballkanit në përgjithësi, e të vendit tonë në veçanti. Kjo edhe për për shkak të një Kryministri që flet çartur nën keqpërdorimin e organizatave okulte që e mbështesin kundër Donald Trump.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, sot ka detyrimin ligjor të shpjegojë se cili është qëndrimi që Shqipëria do të ketë në raport me SHBA-të me ardhjen e administratës Trump në fuqi, dhe nëse mesazhi është ai që kemi dhënë me qëndrimin e Floreta Luli Faber në takimin e Donald Trump me ambasadorët nga e gjithë bota, atëhere mund të themi edhe ne fjalët e liderit global “God forbid” që Edi Rama të jetë Kryeministër edhe 4 vite të tjera.
Për të mirën e Shqipërisë po flasim gjithmonë. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

blerim24/01/2017 11:03

Ne nuk kemi qeveri te denje e si do kemi ambasadore te tille, kur nje kryeminister delirant i jep mend anglise qe te dale apo jo nga eu apo komenton kandidatet per president te shba cfare mund te presesh tjeter????

Beni 18/01/2017 23:25

Kjo duhet te jete qeveria e fundit komunistosocialiste qe te administroje Shqiperine duke lene pas konfliktin politik, varferine e thelluar te shumices se popullit & luksin e shfrenuar te qeveritareve permes korrupsionit te papare ne 25 vjet postkomunizem ...

Mondi18/01/2017 20:10

Pse themi qe ambasadorja ska takuar presidentit Trump, dhe nuk themi qe ajo ka qene e fshehur pas ndonje bodigardi qe mos ta shikonte presidenti dhe e pyeste per shendetin e liderit te ballkanit dhe e nxirte perjashta me shkelma keshtu i dha liderit nje bombel oksigjeni per nja 2 muaj kohe,dhe numerimi mbrapsh fillon me dt 20.Ska Sorre(s) qe e mban ne kembe dhe SUKSESE ne JETE.

Qytetar18/01/2017 20:02

Turp i madh i rilindasit Rama dhe diplomates Floreta rilindases qe turp te kene qe perfaqesojne Shqiperine . Mallkuar Mallkuar Mallkuar rilindjen e Rames.

vlash18/01/2017 19:53

as nuk behet fjale te gjitha gjera qe ndodhin ne bote jane per te mirat eshqiperise dhe kosoves ne vetem te rrime dhe ti degjojme nga lajmet se t tjeret I bejn ne vepra nuke di se kur do te zgjohemi mos duhen edhe 500 vjet te tjera

marta18/01/2017 19:46

Po kjo eshte nje cope idiote. Humbi Shqiperia qe te perfaqesohet ne SHBA me nje ambasadore te tille. Aty duhen ambasadore karrier dhe jo njerez qe t'iu bejne qokat.

gazetari i Kocos18/01/2017 19:41

Nuk ka te beje me Ramen kjo puna e mostakimit te Filloretes me Trumpin.Eshte kunj personal i Filloretes. Donald Trumpi shume vite mepare ka bere sherr me te ndjerin Limpreht, kur Limprehtiishte shef sigurie ne konsullaten amerikane ne Berlinin Lindor. Normalisht Filloreta do te mbante anen e ish dashnorit te ndjeritLimpreht edhe pas kaq vjetesh! Pra ceshtje personalo-seksuale jo inat politik i te birit te Kristaqit!

Shqiptari18/01/2017 19:31

Shikoni se cfare surrati ka kjo ambasadorja jone, pastaj thoni a pranon Trumpi te takoje shemtira te tilla???? Shyqyr qe nuk e takoi se do te na kishte felliqur rracen!!!!!

Gazetari Daresise.18/01/2017 18:43

Nje turp per Shqiperine dhe shqipetaret qe e duan Ameriken aq shume. Por shqipetaret marrin turp nga pa pergjegjshmeria e banditit minister i jashtem Bushati qe e ka porositur ambasadoren te mos takoje Trump dhe nga shefi Bushatit Rama qe lujne me shtetin me mik te shqipetareve qe eshte Amerika qe do te perfaqesohet nga Trump. Ky lloje turpi dhe kjo damke nuk do te harrohet perjete. Mallkuar qofte qeveria drogaxhije komuniste.

Shto koment

Denonco