Gjyshi im amerikan thoshte: Eja nipçe se Shqipëria s'bëhet

Gjyshi im amerikan thoshte: Eja nipçe se Shqipëria s'bëhet

Nga Kreshnik Spahiu - 09/10/2016

Gjyshi im vdiq si amerikan por në Shqipëri nuk e tregonte kurrë pasaportën e SHBA sepse do burgoseshim 7 breza si agjentë të CIA.

Prej gjaku, si nip i tij, më takonte edhe mua të merrja Pasaportën amerikane por ndonëse kam udhëtuar 32 herë në SHBA kam rrefuzuar të kërkoj green card që më takon. Kam kohë që e mendoj nëse Shqipëria ka oksigjen për të jetuar apo duhet emigruat si miliona të tjerë për një shekull që kur u largua im gjysh.

Me trishtim po shoh rradhë të gjata tek fotografët për mijëra aplikues të lotarisë e ku as 0.2 % nuk fiton.

Ikin dhe ikin po kujt ja len familjen, pronat, profesionin dhe mbarë Shqipërinë. Çdo ditë largohen dhe arratisen nga skëterra duke braktisur gjithçka dhe vite e vite investim.

Në fund fitojnë plehrat që na qeverisin sepse largohet populli opozitar, i pakënaqur me regjimin.

Ata mbretërojnë dhe duartrokasin gjysmë milion shqiptar që jetën e varin tek lotaria.

Në fakt unë refuzova 25 vjet shtetësinë amerikane të gjyshit tim me iluzionin se duhet braktis qeveria por jo Shqipëria.

I lutem zotit që gjyshi im mos ketë qenë një shekull përpara më i mençur se unë dhe në thonte shpesh: “Eja o nipçe se Shqipëria s'bëhet”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco