Ministra të paaftë e të korruptuar që s’realizojnë objektivat

Ministra të paaftë e të korruptuar që s’realizojnë objektivat

Nga SYRI.net - 14/03/2018

Qeveria Rama ka dështuar plotësisht për dy arsye.

Së pari se Rama nuk është në gjendje të bëjë një menaxhim politik, juridik, ekonomik, social e diplomatik të vendit sepse i mungojnë aftësia, kapaciteti, dhe këshilltarët. Rama prej kohës nuk qeveris por thjesht po sorollatet nga media në medie, nga Tëitter në Facebook duke u grindur dhe bërë sherr me ndjekësit e tij. Menaxhimi i tij është më shumë karakterial, përmes të cilit nxjerr inatet, dufet, dhe karakterin e tij prej kllouni, batutaxhi, tallesh e ofendues, agresiv dhe arrogant. E vetmja gjë me të cilën konsumon kohën është aspekti mediatik përmes zyrës së dizinfomimit në Kryeministri, ERTV dhe një grupi të paguarish që operojnë në rrjetet sociale.

Së dyti Rama ka disa ministra tejet të paaftë dhe të ngopur e të majmur nga paratë e fituara në mënyrë korruptive dhe që nuk janë në gjendje të realizojnë asnjë objektiv apo detyrë. Janë të paaftë për detyrën që ju është ngarkuar. Janë të angazhuar më shumë për të vazhduar të pasurohen dhe bëjnë qejfe nëpër dreka e darka, apo shopingje me gratë e familjet e tyre, duke blerë shtëpi e vila apo mobiluar në mënyrë luksoze ato. Nuk zgjidh asnjë hall apo shqetësim të votuesve të tyre, por dinë vetëm ti servilosen Ramës dhe të jenë arrogantë me vartësit e kryesisht me të gjithë hallexhinjtë që janë në radhë në dyert e tyre.

Ministrat më tipikë që po fundosin qeverinë Rama janë:

Ekonomia dhe financat janë jashtë kontrollit dhe vendi po shkon drejt rrënimit ekonomik, dhe Rama duket se po keqinformohet e mashtrohet për “suksese” imagjinare, ndërkohë që të ardhurat nuk po grumbullohen. Borxhi s’po ulet e madje po rritet. Investimet e huaja nuk po vijnë. Pagat dhe pensionet mezi po sigurohen dhe as që bëhet fjalë të rriten. Doganat dhe tatimet nuk funksionojnë dhe janë kthyer më shumë në vende ku bëhen ndere për ministrin dhe klientelën e tij ndërkohë që punonjësit e tyre janë kthyer në xhandarë për kërcënojnë bizneset dhe fusin duart në xhepat e tyre.

I gjithë ky sektor po fundoset sepse drejtohet nga paaftësia, dhe angazhimi vetëm për tu pasuruar në mënyrë korruptive. Drejtuesi kryesor është i përqendruar për të pasur marrëdhënie të mira me biznesmenët e fuqishëm, për tu pasuar dhe bërë një jetë luksoze e deri qejfesh.

Sektori i rrugëve dhe energjisë duken të dështuar, Asnjë rrugë e përfunduar, as ndonjë rruge e re e nisur. Asnjë lloj mirëmbajtje. Rrugë të mbushur me dhe e gurë të rrëzuar nga malet që askush nuk kujdeset ti pastrojë. Po ashtu edhe në sektorin e energjisë as një objektiv nuk është mbajtur. Të gjithë qytetarët në emisionet e mëngjesit ankohen për mbifaturime apo mungesë shërbimesh, për ditë të tëra pa drita apo që asnjë hall i tyre nuk zgjidhet e madje nuk dinë ku të drejtohen. Asnjë qytetari të thjeshtë nuk ju zgjidhet halli i punësimit në këto sektorë, pavarësisht aftësive, vlerave apo kontributit që mund të kenë dhënë.

Drejtuesi i këtyre dy sektorëve është i paaftë të kuptojë problemet e këtyre sektorëve dhe ti menaxhojë ato për të realizuar objektivat. Ai e konsumon kohën më të madhe të orarit zyrtar duke menduar si të pasurohet dhe të të mos bjerë në sy, pra të maskojë pasurinë e paimagjinueshme që kanë bërë gjatë këtyre viteve. Nuk mungon në dreka e darka apo evente qejfesh me dy-tre kolegë apo miq të tij të me të cilët konsumon së shumti kohën jashtë orarit zyrtar. Qytetarët dhe ata që janë afër tij e konsiderojnë një nga personat më të pasur në qeveri dhe një nga më të paaftët për të realizuar objektivat. Ai në shumicën e rasteve qëndron si servil përballë Ramës por kur ndjen se mund të largohet nga posti fillon ti hedhë vickla atij. Është ndoshta personi me i paaftë që nuk ka realizuar asnjë objektiv. Dhe me shumë gjasa më i korruptuari. Dhe më i pasuri.

Diplomacia është sektori që nuk ka arritur asnjë objektiv. Drejtuesi i saj është një fodull i paaftë që më së fundmi Rama e ka kuptuar thikën pas shpine që i ka ngulur. Rama nuk ka arritur të realizojë asnjë takim bilateral të programuar nga Ministria e Jashtme. Marrëdhëniet me fqinjët janë në ditën më të keqe. Integrimi në BE është një çështje e mbyllur dhe Ministria e Jashtme nuk është në gjendje ti japë kryeministrit një vlerësim të situatës dhe një analizë të arsyeve të kësaj gjendjeje dhe për të programuar se ç’duhet bërë në perspektivë.

Negociatat me Greqinë po dështojnë. Me Kosovën asgjë nuk funksionon. Me Gjermaninë marrëdhnëiet janë të ndera. Më SHBA drejtuesi mundohet të rregullojë vetëm “biografinë” e tij dhe zyrtarisht gjithçka është e ngrirë. Drejtuesi, servile me kryeministrin dhe arrogant me deputetët dhe vartësit. Po ashtu edhe me qytetarët e militantët. Është një nga personat e dështuar për shkak të paaftësisë, mungesës së përqendrimit për realizimin e detyrave, në marrëdhënie mosbesimi me pothuajse të gjithë.

I mbyllur në interesa të ngushta personale dhe për të rregulluar qoshen e tij të rehatshme e luksoze. Kryen emërime nepotike apo ne funksion të realizimit të interesave të tij personale e familjare, dhe të pasurimit aq sa lejon mundësia në këtë sektor, sidomos me emërimet në disa konsullata kyçe.

Rama duket në dilemë për një vendimmarrje. Mbetet mes llumit ku e kanë zhytur paaaftësia dhe mungesa e angazhimit të tyre për të realizuar detyrat. Por edhe nga perceptimi që rritet çdo ditë se këta të paaftë janë paralizuar nga majmëria e babëzia për tu pasuruar, për të bërë jetë qejfesh e siguruar një kushte luksoze për të ardhmen.

Qeveria duket si një anije që po zhytet nga pesha e rëndë e ministrave që rritet çdo ditë dhe që nuk bëjnë asnjë përpjekje për ta shpëtuar anijen duke menduar se kjo është detyrë vetëm e kryeministrit. Madje ndonjëherë mendojnë mes tyre se i vetmi shpëtim do të ishte hedhja nga anija e vetë kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Onkezmi16/03/2018 17:50

Rama eshte si nata me diten me Enverin.Ai ngjan me shume me shkaterruesin e vendit Berishen dhe Co.Beni analizen dhe do te kostatoni vellezerit siamez Berisha-Rama.

cak-cak-cak14/03/2018 18:39

Padyshim se përgjegjesi kryesor për këtë gjendje, eshte Rama që si Enveri dikur, ka një arsim të cunguar e nuk ka asnjë program të kjartë politik e ekonomik sepse i mungojnë tërësisht njohuritë për këtë, por kujdeset vetëm të bjerë në sy si "orator".
E dëgjova të thoshte në intervistën e tij me Eni Vasilin, se gjithë të këqijat po i vikërkan Shqipërise nga "këta" që janë të gjitë injorantë e që nuk e kanë idenë për asgjë e me fjalën "këta" besoj se e kupton çdokush se ai e ka fjalëm për gjithë shqiptarët e tjerë veç vetes e ndoshta Tualet Ballës.
Kryeministrin pra e kemi shqiptarin më të mirë e gjeniun e gjithëdijshëm.
Na ka ngelur vetëm të gjejme se kush e ka fajin që nuk po shkojnë mbarë punët në Shqipëri, Luli apo Lu-ja.

Shto koment

Denonco