A ka pasur ndikim negativ për kosovarët papjekuria ‘diplomatike’ e Ramës?

A ka pasur ndikim negativ për kosovarët papjekuria ‘diplomatike’ e Ramës?

Nga Shënim - 13/02/2018

Rama pa dijeni dhe njohje në politikën e jashtme e rajonale. Me këshilltarë të dobët e të perzgjedhur gabimisht. Me një megallomani nga inferioriteti. Më një arrogancë nga mediokriteti. Nga mania për tu hequr si nacionalist i flaktë në fillim dhe zvarranik në fund. Nga marrëzia për tu dukur lider global nga paaftësia për të qënë sistematik. Sillet në një mënyrë e arrogancë erdoganiane me të huajtë, në aktivitete europiane e rajonale, ndërkohë që të gjithë e trajtojnë drejtuesin e korruptuar, të zgjedhur me vota të blera nga një maxhorancë me individë me rekorde kriminale dhe që në kabinet ka përfshirë ministra të lidhur me klanet mafioze e trafikantët apo të lidhur me ish-nomeklaturën e lartë puniste. Apo jo serioz kur ju shfaqet me aktivitet me atlete dhe nuk lë drekë apo darkë pa treguar barcaleta. Shkurt askush nga drejtuesit seriozë të perëndimit nuk i merr seriozisht deklaratat e tij ndërkohë kundërshtarët e Koosvës mezi presin të keqpërdorin marrëzitë e tij.

Kjo lloj sjellje ka pasur ndikim edhe në vendimarrjet e disa vëndeve europiane për Kosovën dhe për Kosovarët. Do të pyesë dikush: cfarë “zullumesh” ka bërë Rama që kanë ndikuar në qëndrimet e disa vëndeve europiane ndaj Kosovës e konkretisht ndaj lëvizjes së lirë të kosovarëve? Duhet paur parasysh se cdo xhest në marrëdhëniet me jasht lexohet me lupë nga të gjithë vëndet dhe nuk është asnjehrë pa ndikim. Dhe gabimet është e vështirë të korrigjohen me shpejtësi.

Rama për interesat e tij personale, për të krijuar përshtypjen e një nacionalisti të thekur ka hedhur tezën e “bashkimit të dy vëndeve, brënda ose jasht BE”, ndërkohë që edhe Shqipëria edhe Kosova janë të angazhuara në një perspektivë të anëtarësimit europian si dy shtete të pavaruara. Kjo tezë ka qënë me ndikim më të madh mbi Kosovën dhe kosovarët të cilën janë në fazën e implementimit të pavarësisë dhe ende jo të 27 vëndet europiane e kanë bërë njohjen e saj.

Patriot do të ishte ai kryeministër i Shqipërisë që do të punonte modestisht e në pa bujë, për të përmbyllur njohjen e pavarësisë, futjen e Kosovës në Nato, futjen e Kosovës në BE dhe jo për të fituar pikë si nacionalist duke bërë sikur kritikon BE.

Rama me maninë e tij të madhështisë ka krijuar një marradhënie të dyshimatë me Vucic, duke u futur në mes të dialogut Kosovë-Serbi dhe duke e zëvëndësuar atë me dialogun Rama-Vucic. Kjo lloj sjelljeje e ka frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës dhe për rrjedhojë ky frenim ka pasur ndikim edhe për kosovarët.

Rama nuk lë aktivitet të shoqërisë civile, rajonale apo europiane, thjesht për tu dukur si nacionalist para kosovarëve, pa sharë dhe ofenduar ndërkombëtarët për mos dhënien e vizave kosovarëve. Është normale që cdo drejtues i lartë politik i Shqipërisë, gjatë bisedimeve me drejtues të vëndeve të BE apo të institucioneve të BE, të ngrejë edhe cështje në interes të Kosovës, qoftë edhe atë të lëvizjes së lirë, por është jo efikase dhe e pamatur diplomatikisht të lëshosh sharje e ofendime të cilat vetëm rrisin dyshimet dhe vonojnë vendimet në favor të kosovarëve.

Acarimi i marrëdhënieve me fqinjët, dhe lëshimi i deklaratave të pamenduara, krijuar shqetësime e paragjykime te vëndet e rajonit por edhe ato më peshë në vendimarrje, duke pasur ndikim jo pozitiv edhe për Kosovën dhe kosovarët.

Acarimi katër-vjecar i marrëdhënieve me Greqinë, futja e hundëve në punët e brëndshme të Maqedonisë, teza narciste e zero-problemeve me fqinjët, përcaktimi i ekuilibrave të rinj partnerialë në rajon, kanë qënë me ndikim edhe mbi Kosovën dhe kosovarët.

Gafat e Ramës gjatë fushatës presidenciale në SHBA duke ofenduar kandidatin Trump dhe votimi kundër SHBA në OKB nuk mund të jenë me ndikim zero edhe mbi Kosovën dhe kosovarët. Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kërkohet nga drejtuesit e Shqipërisë diplomaci inteligjente patriotike për të mbështetur arritjen sa më të shpejtë të perspektivës europiane e euroatllantike të Kosovës. Përmes kësaj rruge do të arriheshin edhe të gjithë objektivat e ndërmjetëm.

Syri.net/ 13 shkurt 2018

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

diplomati14/02/2018 10:44

Rama ben sikur mbron kosovaret por gjithcka qe ka te beje me Kosoven e konsulton me Vucic. Keshilla se si duhet te veproje me kosovaret i japin e Baton Haxhiu dhe Shkelzen Maliqi dy persona qe kosovaret i njohin shume mire. Batoni eshte bere nje personazh i urryer edhe ne Tirane sepse sjell miell te ndotur nga Serbia ne Shqiperi me lejen e Rames.

Kosova dhe kosovaret sa te jete Rama ne krye te qeverise do te humbin kohe e terren ne betejat e tyre per pavaresi e integrim. Rama eshte ne bashkepunim edhe me Thacin dhe kerkojne te dalin nga qorrsokaku ku jane futur duke cuar ne vend kerkesen e vjeter te Vucit per ndarjen e Kosoves. Po pergatiten qe kete opsion ta paraqesin si propozim te vendeve partnere dhe si nje arritje te madhe te te gjithe shqiptareve.

Shto koment