George Soros si financues i fushatës kundër Brexit

George Soros si financues i fushatës kundër Brexit

Nga Adam Shaw - 10/02/2018

George Soros po hedh qindra mijëra dollarë në një fushatë që synon të sabotojë vendimin e votuesve britanikë më 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

The Daily Telegraph shkruante të mërkurën se Soros kishte dhënë 400 mijë paund (560 mijë dollarë) për fushatën anti-Brexit "Best for Britain", përmes Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Ai priti edhe disa donatorë të mëdhen në shtëpinë e tij në Londër në kuadrin e përpjekjeve të grupit për zerimin e zbatimit të Brexit.

“Best for Britain” aktualisht udhëhiqet nga Lordi Mark Malloch-Brown, ish-diplomat dhe zv/sekretar i përgjithshëm i OKB, dhe thuhet se po planifikon një fushatë të madhe publicitare  për një referendum të dytë, për t’i bërë votuesit ta mendojnë edhe një herë vendimin për t’u larguar nga BE.

“Fondacioni i George Sorosit, bashkë me një numër donatorësh të tjerë të mëdhenj, ka dhënë kontribute të rëndësishëm për punën tonë”, tha Malloch-Brown për Reuters. Ai konfirmoi edhe shifrën 400 mijë paund si të saktë.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se financimi i “Best for Britain” ishte njëri nga disa grante të lidhur me Brexit që ka dhënë organizata, përfshirë edhe një grand 182 mijë paund për European Movement UK.

“Në lojë për qytarët britanikë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, të drejtat civile dhe të punës të fituara me mund, kujdesi për çështje kyç si ajri i pastër apo cilësia e ushqimit”, tha Patrick Gaspard, president i Open Society Foundations. “Është thelbësore që ata të informohen dhe të kenë fuqinë e vendimmarrjes për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE”.

“Open Society Foundations përkrah grupet britanike që luftojnë për t’u siguruar që ky debat të mos mbyllet. Një parim themelor i shoqërive të hapura është ai që populli e vendos se si qeveriset, duke e ditur me saktësi se çfarë fitojnë e çfarë humbasin”, tha Gaspard, ish-drejtor i çështjeve politike në Shtëpinë e Bardhë nën Presidentin Obama.

Soros ka përdoruar në vite fuqinë financiare për të nxitur kauzat e majta në të gjithë globin. Në Davos të Zvicrës, muajin e kaluar, Soros tha se Open Society Foundations po financon edhe më tepër institucione në SHBA për të siguruar një fitore të Demokratëve në nëntor.

The Telegraph raporton se “Best for Britain” po planifikon mitingje masive, koncerte, “taktika guerrilase marketingu” dhe përpjekje për të ushtruan presion mbi deputetët të votojnë kundër marrëveshjes së Brexit kur të mbyllen negociatat, në mënyrë që të organizohet një referendum i dytë ose zgjedhje të përgjithshme për të larguar qeverinë konservative të kryeministres Theresa May në favor të një qeverie të drejtuar nga lideri majtist laburist Jeremy Corbyn.

Ky zbulim do të shpërbejë për të ngjallur frikë te britanikët pro-Brexit se ka një fushatë ndërkombëtar të elitave nga Brukseli në Londër që kërkojnë të zhbëjnë rezultatin e 2016-ës. Nick Timothy, ish-shef personal i May-t, tha se lajmi ishte një thirrje për t’u zgjuar për Brexiterët.

“Remainer-ët elitisitë po komplotojnë për të përmbysur qeverinë”, shkroi ai.

Ish-lideri i UK Independence Party, Nigel Farage, bëri një thirrje të ngjashme, duke thënë  se ishte i lumtur që më në fund Britania po fliste për ndikimin e Sorosoti, duke twitt-uar: “Koha për t’u zgjuar”.

Në kampin e Brexit është rritur gradualisht sikleti teksa euforia e fitores në verën e 2016 u shua. Bisedimet e qeverisë me Brukselin kanë qenë shumë të vështira, me BE që ka ndjekur një linjë të ashpër, teksa negociatat janë nxehur në prag të largimit të Britanisë nga blloku më 2019.

Zyrtarët e BE kanë marrë shtysë nga zërat në rritje pro-Qëndrimit midis elitës politike dhe mediatike në Britani. 

Ish-kryeministri Tony Blair, një nga zërat për qëndrimin në BE, është midis atyre që kërkojnë një referendum të dytë, duke e përshkruar atë jo si një ushtrim që bezdis votuesit, por si një shans për “t’u menduar edhe një herë”.

“Pasi ta njohim alternativën, ne duhet të kemi të drejtën të mendohemi edhe një herë, ose përmes Parlamenti, ose përmes zgjedhjeve, ose nëpërmjet një referendumi të ri, i cili sigurisht që nuk do të jetë përsëritje e të parit, sepse këtë herë përfshin një zgjedhje të bazuar mbi njohurinë e alternativës për anëtarësinë ekzistuese në BE”, shkroi Blair muajin e kaluar në The New Statesman.

Por ndërsa disa sondazhe sugjerojnë se britanikët mund të jenë të hapur për t’u menduar përsëri, të tjerë thonë të kundërtën. Liderët nga të dyja anët e betejës duket se e pranojnë që atmosfera në Britani është ajo që qeveria duhet të vërë në jetë referendumin.

“Opinioni publik mbetet konsitent”, Timothy tha në një analizë për Telegraph. “Nuk ka pasur ndonjë lëvizje të papritur kundër Brexit, pavarësisht një fushate kundër tij dhe kritikave ndaj pozicionit të qeverisë në negociata”.

“Mendoj se njerëzit po ndryshojnë mendje”, tha Malloch-Brown për BBC, para se të pranonte se “nuk e kanë ndryshuar aq dramatikisht sa do të doja”.

Marrë nga FoxNews-Përgatit: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment