Rama luan luledelesh me 'kokat' e ministrave të tij

Rama luan luledelesh me 'kokat' e ministrave të tij

Nga SYRI.net - 09/02/2018

Rama këto ditë i është kthyer një loje të vjetër që luante me “shoqet” e tij të rinisë. Ka marrë një luledele në dorë dhe duke i hequr petalet një nga një thotë me vete: këtë fute, këtë lëre! Këtë kurban, këtë jo!

Ramës i kanë kërkuar “miqtë” e tij në Tirane dhe në Bruksel të bëjë disa “koka turku” ose siç ai thotë vetë disa “kurbane” nga radhët e tij. Më shkoqur e kanë këshilluar që për të hapur negociatat me BE duhen të futen në burg disa ministra të kabinetit të tij të parë apo të dytë, sepse duke futur vetëm ish-ministra nga opozita, askush nuk beson se po luftohet korrupsioni i nivelit të lartë dhe për më tepër kanë filluar në disa shtete të rëndësishme të besojnë se reforma në drejtësi po degjeneron në një gjueti shtrigash për hakmarrje politike, sepse Rama më ndihmën e “miqve” të tij në Tiranë e ka marrë nën kontroll drejtësinë. Shkurt, nuk mjafton të akuzohen 4-5 ish-ministra të opozitës apo disa ish-drejtorë të opozitës por duhet të akuzohen dhe arrestohen 2-3 ministra të kabinetit të tij dhe disa drejtorë. Kjo jep mundësi për të hapur negociatat, sepse hapja e negociatave shtyhet për shkak se reforma në drejtësi nuk po godet korrupsionin qeveritar, atëherë ka shumë gjasa që ndëshkimi të vijë për vetë Ramën, sepse disa kancelari pretendojnë që zotërojnë materiale të mjaftueshme që provojnë korrupsionin e tij apo të familjarëve të tij.

Rama është në siklet të madh se cilin nga ministrat të dorëzojë.  Prandaj ka filluar të luajë luledelesh me “kokat” e atyre ministrave që do të dorëzojë.

“Koka” kryesore që i kanë kërkuar “miqtë” e tij  është ajo e Saimir Tahirit, duke i thënë se një shtet i fuqishëm nuk e toleron emrin e tij, duke kërkuar me insistim burgosjen e tij. Kjo është arsyeja që Ramës, në lojën luledelesh, “koka” e Saimirit i del më shpesh por detyrohet ta kapërcejë sepse ai e ka kërcënuar se do të tregojë gjithçka zotëron për korrupsionin e vëllait të Ramës, për të cilin zotëron dosjen e plotë të kokainës. Por edhe të disa ministrave të cilët i ka të regjistruar dhe ku mund të rezultojë i kompromentuar edhe vetë Rama.

“Koka” e dytë është ajo e Ilir Beqes, të cilën është gati dhe ka premtuar se do ta lëshojë, por Beqja i lutet të mos e bëjë një veprim të tillë se e ka të vështirë të përballojë burgun si shëndetlig. Madje thuhet se i ka dërguar edhe Vilma Nushin për ti thënë se Iliri ka përfituar vetëm “koromanen” e korrupsionit. Në takimin kokë më kokë me Beqen, Rama është përpjekur ta bindë që ai të pranojë fillimisht një “arrest shtëpie” dhe më tej vetëm një dënim minimal jo më shumë se dy vjet, por thuhet se Beqja nuk ka rënë dakord duke i sugjeruar emrin e një ministri tjetër që është më “hajdut” se ai dhe që e suporton burgun.

“Koka” e tretë është ajo e Mimi Kodhelit të cilën Rama për shkak të presionit të “miqve” nuk e futi në kabinetit e tij të dytë. Akuza për Mimin është jo aq e fortë, vetëm për cështjen e radarve të lidhur me klanet mafioze të drogës dhe të disa tendera në vlera të mëdha. Por Mimi ka refuzuar një gjë të tillë në takimin kokë më kokë me Ramën, me arsyen se është e sëmurë rëndë. Rama heziton shumë në këtë rast, duke i sugjeruar tja japë emrin jo për ta ndëshkuar me burg, por thjesht për tu akuzuar sa për të kaluar këtë moment dhe më tej do të angazhohet vetë që ajo të dalë e pafajshme.

“Koka” e katërt që Rama nuk ka hezitim për ta bërë kurban por nuk e di sesi do të reagonte është ajo e Ben Ahmetajt. Ben Ahmetaj i cili është në dijeni të këtij plani, madje di se edhe cilët nga ministrat kolegë të tij, për të shpëtuar kokën e tyre, ja ka sugjeruar Ramës emrin e tij.  Beni po përpiqet me “miqtë” e Ramës të bindë këtë të fundit që të mos merret me të, ndërkohë që po lufton fort që të krijojë idenë se me arrestimin e tij gjëra mund të shkojnë shumë shpejt keq me financat e buxhetin. Thuhet se Beni ka aktivizuar edhe disa biznesmenë të fuqishëm, miq të Ramës, për ta bindur që të mos e godasë atë sepse ka qenë korrekt në marrëdhëniet me ta dhe për më tepër është në dijeni të shumë konfidencialiteteve. Ndërsa me miq të ngushtë thuhet se Beni është shprehur se nëse Rama e lëshon do të tregojë gjithçka që di për korrupsionin e Ramës, miqve e familjarëve të tij, të cilët thotë se dinë edhe disa partner.

“Koka” e fundit që e sulmojnë shumë ministra te Rama është ajo e Damian Gjiknurit. Për Damianin thuhet se është “hajduti” më i madh që ka mbrojtjen e Ramës sepse është treguar korrekt me pjesën që i ka dhënë atij dhe ka qenë në çdo operacion ryshfeti shumë i kujdesshëm për të mos rënë në sy dhe për të lënë sa me pak gjurmë. Rama vetë nuk është i prirur ta bëjë kurban Damianin, por nëse nuk do të arrijë kuotën që i kërkojnë “miqtë” e huaj, Rama është deklaruar se mund ta dorëzonte edhe atë.

Këto janë ditët e fundit kur Ramës i duhet të japë një sinjal të qartë te “miqtë” e huaj të cilët shpresojnë se Rama do të gjejë një zgjidhje, përndryshe as ata vetë nuk e parashikojnë dot fatin e Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dulla09/02/2018 16:57

Keni harruar nje koke...! Eshte koka per te cilen Rama eshte dakort, por po e dha do ti iki koka vendit. Eshte koka e kolo-it, koka e Dulles, koka e Lulu-se, koka e Moges, koka e Vllakos, koka e Pi***t te motres se vet..., Cilen koke te leshoje më parë, vini doren ne zemer se e ka shume te veshtire..! Sa te pashpirt qe jeni...!

Shto koment

Denonco