Narkoanalistët e 'Narko-ERTV'

Narkoanalistët e 'Narko-ERTV'

Nga SYRI.net - 01/02/2018

Ish-Kryeministri Berisha ka cilësuar injorant njërin nga analistët, duke i sugjeruar që të lexojë e të informohet para se të vijë e të flasë në emision. Por më kot… Ata do ti shkulë vetëm neveria e qytetarëve.

Narkoanalistët janë pjesë e makinerisë së propagandës dhe dizinformit të Ramës. Në Shqipëri, me nxitjen e Ramës dhe angazhimin e tij është krijuar një grup analistësh që paguhen me paratë e narkotrafiqeve, të korrupsionit dhe të krimit. Ata janë nuk janë shumë, veçse disa, që janë prezentë në të gjithë emisionet e darkës ku diskutohen temat e nxehta politike. Paguhen majmërish për tu sjellë agresivisht në këto emisione.

Narkoanalistët nuk kanë nevojë të lexojnë dhe të informohen për çështjet. Taktika që ju ka vënë në dispozicion Rama dhe zyra e dizinformimit e Kryeministrisë së drejtuar nga Endri Fuga bazohet në disa formate. Së pari ata nuk duhet të lejojnë të flasin kundërshtarët e Ramës përmes zhurmës dhe ngritjes së zërit. Së dyti, ata duhet të marrin sa më shumë kohë për të mos lejuar kundërshtarët e Ramës të paraqesin argumentet dhe qëndrimet e tyre. Së treti, duhet të shajnë, ofendojnë, kërcënojnë të gjithë ata që janë kundërshtarë e opozitarë të Ramës.

Narkoanalistët, në çdo emision e program, vetëm shajnë e kërcënojnë. Sa herë që ndodhen në pozitë të vështirë sharjet i drejtohen edhe atyre që nuk janë në emision. Porosia e Ramës dhe Fugës është të shajnë në çdo emision Berishën. Të ofendojnë Bashën e Kryemadhin. Të baltosin të gjithë opozitarët e kundërshtarët që të krijojnë te publikun përshtypjen se të gjithë janë njëlloj të korruptuar, njëlloj të inkriminuar, njëlloj të paaftë.

Narkoanalistët kohët e fundit janë në panik e të çoroditur, sepse Ramës po rrëshqet toka nën këmbë dhe nuk e ka mendjen tek ata e për rrjedhojë ju ka ulur sasinë e tagjisë, pra të pagesa të majme. Ata dalin në emisione kohët e fundit veçse për të sharë dhe kërcënuar kundërshtarët e Ramës. Më saktë nuk e dinë as vetë se ç’thonë e ç’flasin.

Narkonalistët ndjehen keq se publiku ka filluar të neveritet e pështiroset nga dalja e tyre e përnatshme në televizion. Nga grindjet e tyre të përnatshme. Nga arroganca e cinizmi i tyre i përnatshëm. Nga mimika e fytyrës së tyre dhe agresiviteti ndaj kujtdo që kritikon Ramën që janë prezente çdo mbrëmje.

Narkoanalistët ndjehen çdo ditë edhe më keq se po izolohen gjithnjë e më shumë. Një nga televizionet kombëtare i ka mbyllur derën ku silleshin sikur të ishin në mejhane. Disa drejtues programesh kanë filluar të mos i ftojnë apo ti shpërfillin.

Narkonalistëve po ju vjen koha të strehohen në narkotelevizionin ERTV dhe të gjithë qytetarët mezi presin që kjo të ndodhë. Me drejtues dhe moderator të narkoprogrameve Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Narko Anal04/02/2018 04:37

Ne jemi Anal-istë, Shokë të Stefanit, Partia na.kaliti ......Ne jemi komunistë, Shokë të Edverit, Partia na gomariti.... Çdo rregjim krijon korbat e tij, që krakarisin me komandë në shërbim të diktatorëve, nganjëherë edhe të talentusar, por me karaktere të dobëta, derra të kënaqur migjenianë (sikurse i quan edhe vetë EDrama që i paguan mirë dhe i përçmon si llum kazani). Nën tundimin e pushtetit dhe mirqënies personale kanë rënë edhe emra të "mëdhej", krijimtaria e tyre në shërbim të pushteteve vlen as një dysh. Kujtoni Maksim Gorkin e Majakovskin (kur themi partia nënkuptojmë Lenini...), me një lukuni hijenash mbrapa, ose edhe skotën e qatipëve tanë me në krye Dritërotë dhe Kadaret. (Ku ti kërkoj rrënjët e tua parti ???? Ndë halé duke qit pështjellë)

Ajo01/02/2018 21:47

Kur do vije ajo dite qe te mos shohim fytyren e Vangjelit ne TV! Apo Mustafane, Anila Bashen, Nazarkon qe me paturpesi, edhe pse e dine shume mire neverine qe kane per ta njerezit ( e kam fjalen per ata qe mendojne me trute e tyre), prape vazhdojne te himnizojne Ramen? Sic duket pagesa eshte shume e majme!

Ana01/02/2018 19:19

Kto mostra anal-ista jan shume....po mos haroni dhe ato qe i ftojne ne emisione !!! Plehra !!!

Shto koment

Denonco