Përse po shkon Rama në Davos të Zvicrës?

Përse po shkon Rama në Davos të Zvicrës?

Nga SYRI.net - 23/01/2018

Edi Rama po shkon në këtë aktivitet vetëm për interesin dhe qejfin e tij personal, sepse as ka ndonjë objektiv, as ka për të referuar, edhe as ndonjë axhendë me interes publik për takime me drejtues shtetesh apo personalitete të ekonomisë botërore. Për më tepër që është profan për të gjithë temat që do të diskutohen në Davos.

Pra Rama, po ti referohemi interesit publik, po shkon fare kot në Davos, asgjë për interesin publik nuk do të mund të sjellë Rama nga ky Forum i Ekonomisë Globale, nga i cili as kupton gjë dhe as kontribuon dot.

Rama po shkon në radhë të parë për qejfin e tij personal e ndoshta edhe të familjes së tij, në një vend me hotele të shtrenjta, me vende ku bëhet ski, me restorante luksoze, dhe me siguri duke paguar shuma marramendëse parash, si vetëm për tu futur në aktivitet ashtu edhe për të bërë të gjithë qejfet jashtë tij. Rama nuk ka bërë deri tani asgjë transparente, të paktën të deklaronte faturën financiare të këtij aktiviteti dhe nga çfarë burimesh është paguar kjo faturë.

Rama në radhë të dytë shkon për të bërë disa foto nëpër hollet dhe sallonet e sallave të mbledhjeve, afër figurave të rëndësishme si Angela Merkel e Emanuel Macron, për ti shitur në Tiranë këto foto si marrëdhënie të liderit “global” me personalitetet botërore meqë askush nuk po e fton zyrtarisht në takime dypalëshe…. Pra për të maskuar vetminë e madhe të këtij fillim mandate të dytë…

Rama në radhë të tretë do të takohet e hajë dreka e darka me biznesmenë më origjinë shqiptare që ndodhen në Zvicër a gjetiu, i shoqëruar eventualisht edhe nga ndonjë drejtues rajonal, shqiptar apo jo shqiptar…

Rama në radhë të katërt do të takohet me Cipras për ti thënë të mos shqetësohet se të gjithë kërkesat e tij po plotësohen dhe për të fiksuar takimin protokollar për firmosjen e marrëveshjes ku do të jenë të gjithë çështjet që pala greke ka kërkuar.

Rama në radhë të pestë do të takohet në mënyrë sekrete më George Soros për ti qarë hallet e largimit dhe të zëvendësimit të tij me pasardhësin, duke i kërkuar ndihmë për të vazhduar mbështetjen për kontrollin e drejtësisë së reformuar.

Rama nëse do ti kërkojnë do të rreshtohet edhe me frontin anti-Trump që është përgatitur të ballafaqohet me Trump në Davos, i cili do të jetë një ballafaqim mes tezës së Trump për “Amerika e para” dhe globalistëve liberalë të sponsorizuar nga Soros për “Bashkim të të gjithëve kundër Trump”.

Shpresojmë që këtë radhë mos të dalë në foto me atlete se është shumë ftohtë apo me xhupin e Juventusit …dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos i bëjë varavinga, sa para e prapa, ekipit të Donald Trump…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xhelozi23/01/2018 20:00

Paguan Carapuli per te dy liderat globale, politstaret ne Davos Edvini dhe Qife. Ndersa per Pe-Leshin paguan Koorporata e Mishit Brazilian Kalbur per Shqiperi (KMBK for Albania)

selim rroshi23/01/2018 19:22

Thjesht per pordhe e per show po e ben. Gjoja rreshtohet me lideret e shteteve te medha. E kush rreshtohet ne Davos? Ai qe e beri kanabistan Shqiperine. Apo ai qe po perze me zor shiptaret ne trojet e tyre e po krijojme shqetesime te gjithe vendet e EU me emigaracion pa rregulla.

Sorostaku23/01/2018 17:03

E gjithe siperfaqja e territorit shqiptar e Gjelber dhe diskutoni dreka e darka! Keta kane para me fshi...; por atij Ngjeles spo i del kurre falli qe i rezulto qe mblidhen te gjitha parate e jeshilllikut dhe do perdoren per shqiptaret!

Futja kot23/01/2018 14:21

Një pyetje do të duhej të shtrohej: - Kush, si, sa dhe me çfarë është paguar pjesëmarrja e Shqipërisë në World Economic Forum? Sa për ta ditur, jo për gjë …

Shto koment

Denonco