Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Të shkosh në luftë me himnin e paqes (rehatit)

Të shkosh në luftë me himnin e paqes (rehatit)

Nga Astrit Patozi - 16/01/2018

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi "i vonuar", që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.

Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.

Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.

As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.

Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.

Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.

Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht "i vonuar", siç thonë prej kohësh disa figura publike?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

beqo17/01/2018 08:15

PSE u kushtoni kohe dhe vemendje njerzve te tille pa integritet si puna e Patozerve, Majllindave, Topalleve etj. Keta nuk kane asgje me shume se sa nje demokrat I zakonshem, qofte dhe intelektualisht. Ne UA kemi rritur bishtin dhe tani na hiqen si politikanet klasi. Le te krijojne partine e tyre dhe te shohim sa elektorat kane. Me kujtohet nje thenie e tribunit te demokracise Azem Hajdari ne nje moment kur tha se Gjinushi ka AQ ekektorat sa njerez me mblidhen mua kur makina peson ndonje difekt.

Shkodrani17/01/2018 07:12

Dikur ka kene ne Shkoder njifar Banuk.Banuku mbledhte gur ne rruge.Kur e pytshin se ça te duhen guret, du me ba shpi thote.Keto Banuket e PD , Patosi,Topalli ,Bregu Ruli etj, etj, kane nji ndryshim prej origjinalit Banuk. Keta gjujne me gur qe me menyren e tyre me ndertu PD.Keta nuk jane te vonuar jane budallenj.

Ajo16/01/2018 22:41

Patozi akoma se ka kuptuar se sa me shume vjell vrer per Bashen ( per me teper demton PD), aq me shume e nxjerr veten zbuluar se cfare njeri i ulet eshte. Ate qe nuk kuptoj eshte perse Z. Peka vazhdon dhe i krijon hapesire ne portalin e tij ketij te humburi e treni i PD-se e ka zbritur ne stacion? Pse nuk behet tok me Topallin, Imamin, Bregun e ndonje te diskretituar tjeter dhe te formojne nje parti? Sepse eshte e thjeshte, askush nuk iu shkon pas shkaktareve te renies se PD . Keta nuk do kene as 1/100 e anetareve te partise se Blushit, i cili eshte shnderruar ne nje hic si politikan.

Tirana16/01/2018 22:10

Sa me shume qe shkruan ne menyre cinike ndaj Lul Bashes , aq me teper ti o patozi i vogel , tregon se paske patur nje nivel politik infantil mjaft te ulet ne raport me Partine Demokratike ne pergjithesi qe prej themelimit te saj e deri me sot , kur ajo ndodhet ne opozite per se dyti prej qe 4 - 5 vjestesh .

PLUGU16/01/2018 20:43

Eshte e habiteshme se keta qe ;;NA ISHIN NJE HERE'' jane e bejne aqe vrejtje sa te thuah paskan qene Dragojt e PDse , Keta te pa kariere ne politike, qe sotjane mbledhur ne tufeza kondra PDse , po ti shikoni , sa po bie ndonje shi politik FAP,,,, enxjerrin koken me gjuhen e ERAMES, por me te maskuar, e na hiqen si opozitar te opozites,, C;far ti themi kesaj? A e vlen nji mendim i ketyrekakaristeve humbes qe te vihen e te drejtojne ndonje proteste, se Z BASHA, nuk dikerka e na qenka i vonuar, Po me mire vone se kurre, sepse ishit ju pengesa per te protestuar.. EJANI E PROTESTONI, E MOS KUNDERSHTONI. KETY TRGOHET SA DEMOKRATE JENI.

Zana16/01/2018 19:28

Qepe qepe ose bashkepuno kaq w thjeshte eshte po tregoheni kundershtare te paepur te PD

Shto koment

Denonco