Nesër më mirë...

Nesër më mirë...

Nga Ylli Dylgjeri - 08/01/2018

-Në këtë vend gjithçka do të bëhet nesër.

-Kur fillon Vettingu?

-Në Mars.

-Kur do të kapen peshqit e mëdhenj?

-Në Janar!

-Kur do të bëhet hapja e negociatave për në BE?

-Në gjashtëmujorin tjetër.

-Kur do të vinë investitorët e huaj?

-Nesër.

-Iku Sheraton, kur do të vijë Hilton?

- Do të vijë në Qershor.

- Kur do të filloj ByPass i Vlorës? Po i Fierit?

- Nesër...

Të gjitha këto, e të tjera që nuk u përmendën, kanë një trashëgimin. Ritmin. Ritmi ynë është ai që punonim tokën në historinë e thellë. Është ritmi i kaut e jo i kalit.

Aq e vërtetë është kjo, sa thuhej edhe në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut. Në dyqanet e tregtareve e zejtareve mbahej një tabelë ku shkruhej:

Sot me pare, nesër pa pare!

Tabela rrinte aty çdo ditë, çdo mëngjes.

E nesërmja ishte si e djeshmja. Me para.

Atëherë, kur do ta ndërtojmë këtë vend?

Nesër...Kaluan edhe 100 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

sonja 08/01/2018 18:41

kaluan 4 vjet dhe 100 dite, do kalojne dhe shume te tjera dhe "neser" do kete gjithnje...dhe ky popull eshte mesuar te kenaqet me ate qe do te ket dhe jo ate qe ka. Rama ja ka gjetur ilacin, rendesi ka qe ata jane te kenaqur..edhe pa brek, edhe pa lug, edhe pa liber, edhe pa asgje....

Shto koment

Denonco