Sipas Ramës, me kanabisin  u pasuruam, fituam zgjedhjet, bëmë ç’deshëm...tani e mbyllim…

Sipas Ramës, me kanabisin u pasuruam, fituam zgjedhjet, bëmë ç’deshëm...tani e mbyllim…

Nga Kastriot Islami - 07/01/2018

Në mbledhjen e rradhës së Asamblesë Kombëtare, Rama lëshoi mashtrimin e rradhës: Çështja e kanabisit u mbyll! Sigurisht që kjo është një gënjeshtër e madhe që kërkon të maskojë të vërtetën i) mbi kultivimin masiv të kanabisit e kanabizimin e vendit; ii) mbi përfitimet marramëndëse të Ramës dhe të kupolës së tij klienteliste; iii) mbi përdorimin e kanabisit për tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2017, iv) për efektet e saj negative në të shkuarën e në të ardhmen e afërt; v) si mbi tentativat e aktorëve të saj kryesorë të saj për të mbyllur procesin e ndëshkimit të autorëve dhe përfituesve të kësaj strategjie. Për të shkuar te e vërteta duhen patur parasysh momentet e mëposhtme:

Së pari Rama duhet të ndëshkohet si ideatori i kësaj strategjie dhe Tahiri si personi që së bashku me rrjetin e policisë vunë në jetë këtë strategji. Njerzit e thjeshtë që kultivuan këtë bimë ishin fermerët e varfër, e papunë dhe që vuanin për bukën e gojës, pra thjesht “skllevërit” që për pak kohë nxorrën bukën e gojës, por që edhe një pjesë e tyre u arrestua apo një pjesë e tyre në shumë raste humbën edhe atë kothere buke që nxorrën që ja rrëmbyen klanet mafioze. Dhe më e keqja është se këtë “kothere” buke e shkëmbyen me votën. Përfituesit e mëdhenj e të vërtetë të shumave të majme, që shkuan deri në 4-5 miliard euro në vit janë Rama, Tahiri, rrjeti i policisë dhe klanet e familjet mafioze të lidhura me kupolën e lartë politike, media e mashtrimit dhe disa zyrtarë të lartë të huaj të kompromentuar.

Së dyti Rama duhet të ndëshkohet se në themel të kësaj strategjie të mirëpërnuar ai vendosi tri elementë: i) tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve 2017 që nuk mund të fitoheshin pa kanabizimin e vëndit; ii) pasurimin kriminal të kupolës politike për të forcuar pushtetin e saj politiko-ekonomik dhe të kupolës policore për ta motivuar egërsisht kundër cdo reagimi eventual të kundërshtarëve të kësaj dukurie; iii) implikimin e votuesve të varfër e të papunë të zonave rurale që do të mashtroheshin përkohësisht, njëlloj si me firmat piramidale, të kultivonin “bimën magjike e fitimprurës” për të nxjerrë bukën e gojës në shkëmbim të blerjes sës votës së tyre. Një pjesë e këtyre fitimeve nga kanabizimi i vëndit do të shkonte për median e mashtrimit e të dizinformimit por edhe për të komprementuar zyrtarë të lartë apo përfaqsues të rëndësishëm ndërkombëtarë që shkruajnë raporte për Shqipërinë në mënyrë që ata të heshtnin sic heshtën derisa u mbyllën zgjedhjet e fituara nga Rama më “vota të blera e votues të kërcënuar”. 

Së treti, Rama duhet të akuzohet penalisht si pengues i ndëshkimit të “kryepolicit” Tahiri të lidhur me klanet e familjet mazfioze, që me shumë gjasa do të marrë dënimin e merituar si  realizuesi i kësaj strategjie por dhe si kurbani i saj, gjë të cilën Rama e kishte programuar, por që duket po i  has “sharra në gozhdë” se Tahiri zotëron dosje të implikimit të vëllait të Ramës në cështjet e narkotrafikut dhe të ministrave të tjerë në afera korruptive. Dosje që tashmë nuk i njeh vetëm Rama apo i zotëron vetëm Tahiri. Beteja që po bën Rama, së bashku me disa zyrtarë të kompromentuar, për të “shpëtuar përkohësisht” Tahirin për shkak të kërcënimeve të lëshuara prej tij, vecse i kompromenton më rëndë dhe i zhyt më thellë të dy në këtë cështje. Do të jetë me siguri SPAK dhe BHK, sidomos pas largimit të disa zyrtarëve të kompromentuar, që do të zbardhë tërësisht këto dosje, pavarësisht garancive që po mundohet Rama të sigurojë për momentin.

Së katërti, Rama duhet të akuzohet publikisht për mashtrimet se gjoja “cështja e kanabisit në Shqipëri është mbyllur”. Realisht mund të jetë mbyllur për momentin (dhe kjo duhet verifikuar) kultivimi masiv i kanabisit. Madje edhe nëse kjo është e vërtetë, duhet sqaruar publiku se kjo ka ndodhur nga presioni i opozitës dhe nga veprimet e para të autoriteteve ligjëzbatuese italiane, Rama duhet të këtë të qartë se deritani  është zbuluar vetëm maja e ajsbergut të asaj që ka ndodhur por ndërkohë të gjithë provat e faktet janë prezente e të patjetërsueshme. Kjo është arsyeja që Rama dhe “banda e tij politike-policore” u detyruan të ndërpresin aktivitetin masiv e të organizuar të  kultivimit të kanabisit. Për më tepër që kjo strategji dhe i gjithë ky organizim doli në dritë të diellit pasi Rama e arriti qëllimin e tij madhor, atë të pasurimit të narko-kupolës dhe të fitimit të zgjedhjeve përmes narko-manipulimeve. Ndërkohë që i gjithë kanabisi nuk është zbuluar e shkatërruar dhe ende rrjeti i policisë që ka qënë i implikuar në kanabizimin e vëndit ruan postet e rëndësishme apo vepron intensivisht, edhe në drejtimin e ministrit të ri të brëndshëm dhe drejtorve të vjetër të policisë së shtetit, për të fsheshur gjurmët e këtij krimi, për të ruajtur me shumë kujdes kanabisin e grumbulluar e të fshehur, për ta nxjerrë atë jasht vendit ilegalisht përmes klaneve e familjeve mafioze dhe për të vazhduar të inkasojnë ende shumë të majme fitimesh. Për të kuptuar të gjitha këto mjafton të lexosh lajmet e përditshme nga brigjet italiane, që provojnë se eksporti i kanabisit vazhdon dhe kjo cështje s’do të mbyllet derisa Rama të jetë kryeministër dhe rrjeti i policisë s’është kapur e ndëshkuar.

Rama mashtroi qëllimisht në mbledhjen e asamblesë, dhe sigurisht mashtrimin e tij e “besuan” vetëm ata që kanë qënë të implikuar dhe përfitues kryesor, nga e gjithë kjo dukuri. Shumica e “kukllave” si zakonisht heshtën…Pati ndonjë mes tyre, që s’ka qënë pjesë e kësaj skeme narkotrafiku, që reagoi. Por vetëm kaq…

E vërteta, e maskuar përmes deklaratës së Ramës ,duhet lexuar në këtë mënyrë:

Me këtë strategji u pasurua narko-kupola klienteliste e Rilindjes.
U blenë votat e u kërcënuan votuesit për të fituar zgjedhjet e 2017. 
U mbajtëm nën kontroll të varfërit e të papunët e zonave rurale që u detyruan të shesin votën, me dhunë a me joshje, në shkëmbim të kotheres së gojës të siguruar përmes kultivimit të bimës magjike.
U ngrit një kupolë policie që në bashkëpunim me klanet e familjet mafioze janë të gatshëm të vihen në shërbimin e kupolës politike për gjithcka deri edhe në goditjen agresive të cdo opozitari e kundërshtari.
U arrit me sukses të kompromentohen disa zyrtarë të lartë të huaj që heshtën e do të heshtin apo eventualisht mund të flasin me moderacion për cështjen e kanabisit dhe ndëshkimin e autorëvë të saj
Mbetet që kjo cështje të mbyllet sepse vetëm kështu mund të harrojnë shqiptarët dhe të shpëtojmë nga ndëshkimi, i cili sidoqoftë mbetet paparashikueshëm.
Mund të ketë edhe ndonjë kurbvan…por kush kapet e ka fajin vetë…! Cdo berr varet nga këmbët e veta…!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tarasi07/01/2018 15:55

Analize e bukur dhe e sakte. Kush ka sy le te shohe dhe kush ka veshe le te degjoje. Vendi udhehiqet nga klane mafioze terroriste te drejtuara nga kryem... Rama. Populli ne gjume pret kur flaka ti hyje ne shtepi te vet. Atehere do te zgjohet.

krasasi tp07/01/2018 14:32

Nje mafioz pjesetar i nje grupi kriminal kur kapet me presh ne duar dhe bashkepunon me drejtesine, fiton nje status te vecante.Sigurisht qe Ju e dini kete z.Islami.Me sa duket z.Rama po e aplikon kete strategji edhe ne politike.z.Rama me sa duket arsyeton drejt."Pse ta ha une e te shpetojne te tjeret.Pse te shkoj une te grepi dhe mos te futem thelle ne mocal .Nese nderkombetaret e kane serozisht Reformen ne Drejtesi le te na kapin te gjitheve ne rrjet ne mocal".Ju vete thate ne kete portal qe z.Rama do jete "lideri"dhe "viktima e saj".(RD).Mos Ju deshironi qe z.Rama te jete i vetmi peshk i madh qe do ta haje?.Opinioni publik eshte i ndar jo me dysh, por me tresh.Eshte rritur perceptimi se fajin e kemi te gjithe.Dhe se nje levizje anti establishment qe nuk e mori askush ne dore e ka mare ne dore SHBA-BE.Detyra e cdo politikani dhe qytetari eshte te jete dhe te veproji ne funksion te zbatimit te Reformes ne Drejtesi, kunder cdo devijimi te kesaj reforme, por edhe kunder cdo perpjekje per ta relativizuar efektet e saj dhe per tna yshtyr me idene se meqe nderkombetaret, Ju nenkuptoni z.Lu dhe zj.Vlautin, nuk kane folur mjaftushem apo jane treguar te njeanshem Ne vend te Reformes ne Drejtesi te na paraqesni alternativa te tjera.Ke, revolucionin demokratik e djegjen e mandateve?.Per kete nevoji kam folur edhe une ne kete portal, por nuk i doli njeri ne ball.Mos te heshtim por as mos ti djegim etapat.Eshte koha e Reformes ne Drejtesi.Eshte koha e nderkombetareve.

beqo07/01/2018 14:28

Basha ka gabuar vetem me Prof. Islamin. Duhet te ishte ne parlament dhe aty ta degjonin plehrat e ripjerdhes.

Shto koment

Denonco