Për llogari të kujt pale, Rama plagosi miqësinë me SHBA?

Për llogari të kujt pale, Rama plagosi miqësinë me SHBA?

Nga Sali Berisha - 27/12/2017

Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi votoi në OKB me urdhër të padronëve, pra për llogari të një pale të tretë, dhe në një akt pabesie dhe antikombëtar kundër aletatit tonë strategjik më kryesor SHBA, ka një javë që keqshfrytëzon Ditzi Sul Bushatin, ish bashkëshorten e tij Fico dhe pseudonalistë etj, për të mbuluar prapanicën pasi ka futur kokën si struci në rërë. Ai betohet e stërbetohet se nuk ka votuar kundër SHBA.

Në të vërtetë Rama, në fshehtësi nga parlamenti, presidenti, në shkelje flagrante të interesit kombëtar dhe pabesi të plotë ndaj kombit tonë dhe aleatit të tij strategjik më kryesor, votoi kundër SHBA. Ai votoi për dënimin e një vendimi sovran të Kongresit dhe presidentit të SHBA për vendosjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem dhe njohjen e këtij qyteti në përputhje me realitetin ekzistues si kryeqytet i i Izraelit. De fakto Jeruzalemin e kanë pranuar si kryeqytet të Izraelit të gjithë ata presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota që kanë vizituar në këto 5 dekadat e fundit Izraelin.

Por le të kthehemi tek pretendimi idiotesk e i turpshëm i Ramës.

Me mashtrimet e tij të përditshme Rama beson se mund t’ju fshehë shqiptarëve qëndrimin e qeverisë dhe Presidentit të SHBA ndaj votës në OKB për të dënuar vendimin e tyre sovran. Me këtë rast edhe njëherë po rikujtoj këtu se ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se:

"Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, - dhe vijon -, "Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkuarjoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.

Pas votimit ambasadorja Haley deklaroi se “Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për tu sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të të drejtës si vend sovran. Ne do ta kujtojmë këtë ditë kur......shumë vende të vijnë të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre.”

Pra për ambasadoren Haley, qeverinë e SHBA dhe presidentin e SHBA Donald Trump, vota pro e Shqipërisë për rezolutën e OKB që dënonte një vendim sovran të tyre, ishte qartësisht votë kundër tyre. Por kjo nuk është e vërtet për narkoklikën, Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, të cilët votuan njëlloj si etërit e tyre, sepse nuk mund t’u harrojnë SHBA-ve armiqësinë ndaj etërve të tyre xhelatë të shqiptarëve ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëniet me SHBA, aleatin më kryesor më strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

uneedeklaroj29/12/2017 16:28

Sali, ti mendon qe vota per te mos u solidarizue qe Jeruzalemi te mos jete kryeqytet i Izraelit eshte e Gabuar?! Pa na thuaj sa shtete jane pro e sa shtete jane Kunder! 70 perqind jane kunder dhe 30 perqind jane pro, pra ne krah te Amerikes qe padrejtesisht perkrah Izraelin! Ore i Pabese qysh ne Djep je Ti Sali dhe Jo Edi Rama trim dhe burr! Ti je edhe i paburr Sali, kete po e deshmon nga dita ne dite! Ti je edhe frikacak i kalibrit Sali, kjo shihet boterisht!Pra, pa te rene ne qafe por thene ndershmerisht Ti je i Pabese, i Paburr dhe Kokrra e Frikacakut! Nuk preferoj te te shaj dhe te perdor terma banale por vetem te te them ate qe e ke Hak! Por pas gjithe kesaj te Vertete, si mund te te rrije robi pa te thene/ Ti je shkerdhat, bytheqir dhe legen i madh! Koha flet per keto. Jam i krahut te djathte Sali por Ti qe nga sekonda e pare paske qeneSpiun dhe i futur; Ti nuk je Demokrat Sali, absollutisht jo! Ti je i perdorur dhe shume njeri i dobet! Ne varr, ne pllaket tende do shkruhet/WC!

krasasi tp28/12/2017 16:34

Votimi kunder SHBA ne OKB eshte jo vetem nje akt mosmirenjohje ndaj aleatit kryesor strategjik te Kombit Shqiptar, por edhe nje akt prej frikacaku i z.Rama.Vendimi mund te konsiderohet gjithashtu edhe nje akt ne mbeshtetje te fondamentalizmit islamik, kunder asaj qe propogandojme perdite per bashkejetese dhe harmoni fetare ne vendin tone.Lapsat me ngjyra dhe parada anti terrorizem nga ana e tij ka qene demagogjija dhe fasada e radhes.Vendimi i z.Trump eshte nje vendim i drejte vec te tjerave, se po trajtohet problemi se ne duhet te votonim thjesht, per besnikeri ndaj mikut me te madh te kombit.Vendimi i z.Trump ka ne themel zgjidhejen paqesore me dialog dhe leshimeve reciproke te paleve ne konflikt me ndermjetesim nderkombetar.Kjo eshte thelbi i filozofise se vendimit Amerikan.Edhe nga ndonji planet tjeter te zbrisnin e te na jepnin mend ,apo ti bashkoheshin Rezolutes ne OKB prap nuk do kishin te drejte.Filozofija e Rezolutes Turke ka ne baze vazhdimin e konfliktit dhe jo zgjidhjen e tij.Kjo filozofi eshte perqafuar me zell nga z.Rama.Ashtu si Turqia eshte nje shtet i fuqishem dhe z.Erdogan nje udhehes i madh edhe Une jam nje udheheqes i madh ne vendin tim te vogel mendon me sa duket z.Rama.Ndaj ofertes se nderkombetareve per Reformen ne Drejtesi dhe kryerjen e reformave ne bashkepunim me opoziten per tu integruar ne BE, ,z.Rama ju pergjigjet me modelin Erdogan.Ose gjerat jane shume te thjeshta.z.Rama perfaqeson ne vendin tone interesat Ruse dhe tash qe maredheniet Ruso-Turke dhe me gjere ne lindje, po njohin zhvillime dhe interesat po kordinohen, z.Rama ne nje akt pabesije ndaj vullnetit popullor per integrimin ne komunitetin Euro-Atllantik e ndjen veten ngrohte, nen shoqerine e vjeter, te shtuar me miqte e rinj.Nese nuk eshte ne keto pozita, duhet te reflektoje dhe te kerkoje ndjese publike.

Nebil28/12/2017 07:34

Sali! Leri llafet se jane fukarallek politik, ne je burre o burra mbi banden e Edvin Kristaq Rames. Ndryshe qepe!
P.S. lutem mos e censuroni!

Shto koment

Denonco