Kurrë nuk ju kuptova, pse po paguani për SHBA?

Kurrë nuk ju kuptova, pse po paguani për SHBA?

Nga Ylli Manjani - 08/12/2017

Nuk e kam kuptuar asnjëherë ngutin e partive tona politike (të paktën PD-PS-LSI) për të paguar Lobistë Amerikanë!!!

Një zell i hatashëm që përkthehet në mijëra dollarë të paguar për kompani amerikanësh të rënë nga pushteti atje.

Për çfarë na u dashka të Lobojmë ne në Amerikë xhanëm?! Çfarë rolin kemi ne në politikën e brendshme Amerikane?! Për çfarë lobbojmë?!

Për hiç asgjë!

Maksimumi është që udhëheqësit e partive të bëjnë ndonjë takim në ndonjë zyrë shteti atje. Dhe krye maksimumi është të kapësh ndonjë foto të super paguar me Presidentin e Amerikës!

Edhe kur e bën atë foto, nuk ndryshon asgjë në jetën tonë. Vetëm se ekonomisë sonë të konsumit i mungojnë disa mijra dollarë!

Ideja se duke pasë një kompani amerikane që të këshillon apo të krijon lidhje në Amerikë të shton votat në Shqipëri është kot, por kot fare!

Asnjë votë e vetme nuk provohet që i shtohet partive tona nga kjo gjë!

Ndaj dhe nuk e kuptoj këtë rendje të pakuptimtë drejt kësaj mode idiote!

Deri diku, qeveria mund të ishte legjitime që të shpenzonte ca para nga taksat në këmbim të zgjidhjes së ndonjë çështje konkrete si psh, sjellja e ndonje investimi te huaj direkt apo heqja e vizave për qytetarët Shqiptarë. Por kurrsesi për një vizitë të Kryeministrit ne Shtepinë e Bardhë si qëllim në vetvete!

Ndoshta duhet vendosur me ligj një kufizim i tillë për qeverinë.

Kurse partitë deri sa ta kuptojnë se e kanë kot këtë gjë që bëjnë, kokat hënkshin!

Do kishte qenë më eficente që me ato para partitë të punësonin specialistë shqiptarë, gra e burra të zotë e me shkolla në perëndim, që do ti ndihmonin partitë të përgatisin programe e politika për zhvillimin e vendit.

Ka shqiptarë sot edhe në Shqipëri që dinë ta bëjnë këtë gjë shumë më mirë dhe padyshim dhe më lirë.

Gjynah që partitë tona janë larg këtij realiteti. Ata prefereojnë të tregojnë me gisht njera-tjetrën se “sa dollarë harxhojnë” për të paguar Amerikanët!

Ndërsa Shqiptarët rrinë e presin për vizë, ose aplikojnë për të ikur!

Dashuri pa kuptim është ky “amerkanizëm”!

Ps. Ky arsyetim vlen edhe për LSI.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

i deleguari09/12/2017 09:50

Skandali i vertete dhe me i madh na qenka se ne nepermjet ambasades dhe ambasadorit, nuk na ardhka zeri e Departamentit American te Shtetit,por i lobisteve halabake qe shohin nga duart "punonjesit e Hashashit"

luli09/12/2017 04:44

KE VERTET SHUME TE DREJTE PO KETA SUMCET TONE VDESIN PER NJE
CIKE MIQESI ME AMERIKANET.

Daj Jaku08/12/2017 23:23

Lobojnë që dordolecët si Lu të përkrahin qeverinë dhe ta justifikojnë kur shkelin kushtetutën dhe ligjin me dy këmbët bile edhe me bythë, kur vjedhin gjithë buxhetin, kur mbysin Shqipërinë dhe Europën me drogë, kur si provë të rrugës së tyre të "ndershme" përdorin "mbështetjen amerikane" të kinezit Lu Shau Qiu i njohur si Donald.

Shto koment

Denonco