Po, çifti Clinton duhet hetuar

Po, çifti Clinton duhet hetuar

Nga Marc A. Thiessen - 21/11/2017

Kritikët e Presidentit Trump thonë se thirrjet e Partisë Republikane drejtuar Departamentit të Drejtësisë për të hetuar lidhjet e Hillary Clinton dhe të Demokratëve me Rusinë janë përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i vërtetë mbi Rusinë, për konspiracionin e mundshëm të rusëve me Trump.

Kjo nuk është e vërtetë.

Që nga koha e Watergate, mantra e të gjitha investigimeve për korrupsionin e madh ka qenë “ndiq rrjedhën e parave”.  Amerikanët e të gjitha ngjyrave politike duhet të tërbohen nga fakti që Demokratët e Republikanë bashkë në Washington janë deri në fyt me pará nga Kremlini. Paratë ruse e gjetën rrugën drejt xhepave jo vetëm të këshilltarëve të Trumpit, si Paul Manafort e Rick Gates — të cilët janë akuzuar së fundmi nga këshilltari special Robert S. Mueller III — por edhe drejt xhepave të lobuesit të fuqishëm Demokrat Tony Podesta, Bill Clintonit dhe Clinton Foundation.

Vëzhguesit objektivë duhet ta kuptojnë nga kjo që Rusia po përdorte pará për të ndikuar në të dyja palët për interesat e Kremlinit. Dhe kjo do të thotë që çdo hetim i plotë e i paanshëm mbi përpjekjet e Rusisë për të influencuar procesin tonë politik duhet të ndjekë rrjedhën e parave ruse drejt arkave të Clintonëve, fondacionit të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre kryesorë.

New York Times shkruante më 2015 se “pak pasi rusët bënë të ditur synimin për të blerë një shumicë aksionesh në Uranium One, Bill Clinton mori 500 mijë dollarë për një fjalim në Moskë, paguar nga një bankë investimesh ruse me lidhje me Kremlninin e cila po promovonte stokun e Uranium One”. Në total, 140 milionë dollarë shkuan për Clinton Foundation nga interesa të lidhur me Uranium One, i cili u ble nga Rosatum, agjencia shtetërore bërthamore ruse.

Mendoni se kjo ishte rastësi? Siç vë në dukje ish-prokurori federal Andy McCarthy, marrëveshja e Uranium One nuk është skandal sigurie kombëtare, ajo është një skandal korrupsioni që përfshin “vetë-marrëveshjet e familjes Clinton”. Bëjini vetes pyetjen: Sa fjalimë gjysmëmilion-dollarëshe ka mbajtur Bill Clinton për bankat e lidhura me Kremlinin që nga humbja e Hillary Clinton? Sa pará ruse rrjedhin sot drejt arkave të Clinton Foundation? Nëse do të kishte qenë Donald Trump që do të mbante një fjalim me vlerë 500 mijë dollarë të paguar nga një bankë Kremlini dhe fondacioni i tij privat do të kishte marrë 145 milionë dollarë nga oligarkë të lidhur me Putin dhe partnerët e tyre perëndimorë në biznes, mendoni se kritikët e tij do të thoshin që nuk ka asgjë për t’u parë këtu?

Pastaj është Tony Podesta. Tani është lajm kryesor që Podesta ka qenë detyruar të dorëhiqej nga forma e tij lobuese që shpejt do të merrte fund, Podesta Group, pasi u kap në të njëjtin skandal që çoi në akuzimin e Manafort dhe Gates. Podesta Group nuk u regjistrua si agjent i huaj për interesat ruse ndërsa lobonte në emër të Qendrës Evropiane për një Ukrainë Moderne – një organizatë mbulimi për të cilën akuza e Muellerit thotë se ishte “nën drejtimin” e presidentët të Ukrainës të përkrahur nga Putin dhe partia e tij.

Të gjithë ne duhet të shqetësohemi thellësisht se sa shumë pará ruse qarkullonte rreth Washingtonit dhe se sa shumë përfunduan në llogaritë bankare të Clintonëve dhe njerëzve rreth tyre. Dhe të gjithë ne, Reublikanë e Demokratë, duhet t’i shkojmë deri në fund.

Si amerikanë, e kemi kundër ndjeshmërisë sonë të inkurajojmë Departamentin e Drejtësisë të një partie të investigojë kundër kandidatit të mundur të partisë tjetër. Por a do të thotë fakti që Clinton humbi që amerikanët nuk e meritojnë të dinë shtrirjen e plotë të përpjekjeve ruse për të influencuar procesin tonë politik?

Asgjë nga këto nuk i rrëzon akuzat për fushatën e Trumpit apo vë në dyshim konkluzionin e komunitetit të inteligjencës se “Putin dhe qeveria ruse aspironin të rritnin shanset e zgjedhjes së Trump”. Por ato nënvizojnë pa diskutim atë që rusët ishin të zgjuar, siç e thonë komunitetet e inteligjencës në përpjekjet e tyre “për të minua besimin e publikut në procesin demokratik amerikan”. Ata luajtën me të dyja palët dhe duke vepruar në  këtë mënyrë përfituan nga dobësia e madhe e Clintonëve dhe njerëzve rreth tyre – lakmia.

Çdo hetim i paanshëm i përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në procesin tonë demokratik duhet të përfshijë një hetim të plotë të parave ruse drejt botës së Clintonëve. Një hetim i tillë nuk është tërheqje vëmendjeje. Është një rikthim i nevojshëm i besimit të publikut në demokracinë amerikane.

Marrë nga Washingtonpost.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp21/11/2017 15:58

"ndiq rrjedhen e parave"..."Demokratet dhe Republikanet ne Washington jane deri ne fyt me para nga Kremlini".Po pse ne Shqiperi e ne Ballkan mos te kete ndodhur keshtu?.Pse politikanet tane jane me pak lakmitare per para se koleget e tyre ne Amerike e neper bote?.Ja pse pergjimet ndaj politikaneve nuk kane vlere.Per te gjitha me sa duket jane perkujdesur dhe kontrolluar nga lobe me lidhje Ruse.Te gjithe me sa duket e kane ndonji sigurese ruse.Kur them te gjithe, kam parasysh te inkriminuarit.Une nuk kam degjuar deri me sot qe z.Berisha mos te jete shprehur me vakt per rrezikun e Kremlinit ndaj interesit kombetar shqiptar.Ashtu sic do hetohet ne SHBA te hetohet per shkallen e infiltrimit Rus ne vendin tone.

Shto koment

Denonco