‘Ulliri e ka zakon të bëjë çdo vit’

‘Ulliri e ka zakon të bëjë çdo vit’

Nga Ylli Dylgjeri - 20/11/2017

Me këtë parullë të shkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës, bënim propagandë me rininë. Për t’ia ngulur në kokë, e për ta gdhendur si parullë kodrave anë e kënd vendit. Kjo fjalë e Tij duhet të shkonte në çdo fshat, aty ku kultivohej ky dru i artë. Duhej të shkonte e të zinte vend në çdo fshat edhe për faktin se në traditë thuhej që ulliri bën një herë në dy vjet. Ndaj dhe nuk i shërbenin dhe e harronin si dru të egër. Udhëheqësi i kohës, Enveri, meqë bujqësia ishte çështje e gjithë popullit e hodhi këtë parullë. Po sot që për analogji kanabisi është bërë prapë çështje e të gjithëve, e së fundi dhe e evropianëve a nuk ka vend për më shumë propagandë?

Mu kujtua sot ky slogan pasi lexova letrën për që zoti Rama i ka dërguar kancelarive evropiane për luftën kundër drogës. Dakort me letrën. Me në fund e pranuam që jemi kanabizuar. Tani që ktheu, po sensibilizojmë edhe evropianët pasi i helmuam. Po këtu brenda nesh, në fshatin tonë, a po sensibilizohen kultivuesit e kanabisit se tek e fundit kjo bimë të vret, e të çon në burg? Aq më shumë që kjo bimë nuk është si ulliri që prodhonte 1 herë në dy vjet! Kanabisi me pak më shumë punë prodhon edhe 2 herë në vit. Aso kohe propaganda bujqësore kishte edhe institucionet e saj me kuadro. Sot kemi median e portalet por nuk kemi njeriun e përgjegjshëm për këtë punë. Kemi bilbilfryrësa në administratë e nuk kemi bilbila në fshat!

Ndaj veç policisë e SHIKU-t këtë punë e bën mirë edhe ashiku i fshatit. Prandaj kërkohet më shumë vullnet e bashkëveprim për të ndryshuar traditën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco