Por kur lider perëndimorë të ‘korruptuar’ keqpërdoren nga drejtuesit e Ballkanit….?’

Por kur lider perëndimorë të ‘korruptuar’ keqpërdoren nga drejtuesit e Ballkanit….?’

Nga SYRI.net - 09/11/2017

Dje një zyrtar shumë i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se: Është për të ardhur turp sesi udhëheqës politikë të Ballkanit, mirëpriten në shumë kryeqytete europiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë te keqe. Kur kryeqytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë, në Europë apo Uashington, ata nxjerrin përfundime”. Një përfundim shumë i saktë po shumë i vonuar. Shumë turp që ka krijuar neveri edhe te shumë shqiptarë.

Por turp edhe më i madh është kur ish-lider perëndimorë, të akuzuar në vendet e tyre perëndimore për korrupsion apo afera të tjera moralisht të dënueshme, me një reputacion të dëmtuar dhe të dyshimtë në vendet e tyre, shfaqen për krah liderave të korruptuar e autoritarë të Ballkanit duke pozuar përpara syve të qytetarëve të varfër e keqqeverisur.

Këta ish-lider perëndimorë keqpërdoren nga liderat e korruptuar dhe autoritarë të Ballkanit, si këshilltarë për ti bërë makiazh qeverisjeve të tyre të korruptuara e të inkriminuara apo si ndërmjetës për të realizuar takime të rëndësishme në Uashington apo Europë, apo shkruar artikuj lavdërues ne mediat e tyre për liderat e Ballkanit që urrehen nga qytetarët e tyre.

Në jo pak raste, këta ish-lider perëndimorë të “korruptuar” paguhen majmërisht edhe për të zbukuruar raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe i zhveshur ato nga kritika të arsyeshme e të faktuara për keqqeverisje, korrupsion, inkriminim të drejtuesve autoritarë dhe pseudodemokratë të Ballkanit që dhunojnë qytetarët e tyre. Këto marrëdhënie janë në pothuajse të gjithë rastet jo transparente dhe të bazuara në skema korruptive përmes të cilave kanalizohet e taksapaguesve të varfër të vendeve të Ballkanit.

Vizitat e udhëheqësve të Ballkanit në Uashington dhe Europë si dhe vizitat e dyshimta dhe të fshehta të ish-liderëve perëndimorë të “korruptuar” në krah të “strongmanëve” të korruptuar dhe të inkriminuar të Ballkanit kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme imazhin e modelit të perëndimit në sytë e qytetarëve të Ballkanit që presin shumë nga Uashingtoni dhe Europa. Kjo është një nga arsyet kryesore që ata pasi kanë humbur shpresën nga keqqeverisja e klasës së tyre politike bëhen edhe më pesimistë sepse edhe nga qëndrat e rëndësishme të demokracisë vijnë mesazhe të dykuptimta.

Por më e rëndësishmja që Uashingtoni dhe Eurpoa duhet të jenë të ndërgjegjshëm e të përgatitur është se edhe qasja e gabuar e “stabilitetit përpara demokracisë” ka çuar në një stabiltet fals në të gjithë vendet e Ballkanit, gati për të shpërthyer në çdo moment, shpërthim që mund të dalë edhe jashtë kufijve nacionalë për shkak edhe të retorikave nacionaliste të këtyre liderëve të korruptuar dhe të lidhjeve të tyre të dyshimta me qarqe të treta jo perëndimore.

Rasti më tipik në Shqipëri janë vizitat e fshehta dhe roli i dyshimtë i Toni Blerit, i cili ka humbur shumë në imazhin pozitiv që gëzonte tek shqiptarët por që aktualisht mesa duket po keqpërdoret nga Rama për të maskuar aferat e tij korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tani11/11/2017 22:18

Njeriu me i rezikshem dhe qe ka influencen me te madhe ne bote eshte toni blere I cili eshte udheheqesi nr 1 ne bote dhe perfaqeson te gjithe kontinentet per paqen ne lindjen e mesme .Ky eshte keshilltari dhe I vuqiqit dhe ky i realizon takimet e edi rames me vuqiqit .Ky eshte me i rezikshem se sorosi.Ky lobon me gjithe te huajt per edi ramen ne kembim te miliardave dhe nqs opozita arrine te shkepuse maredheniet e tij me ramen kjo eshte fitorja me e madhe per shqiperine dhe te shkruajne te gjitha mediat si ne vendin tone ashtu edhe ne mediat e huaja vecanerisht ne Angli se ky ndihmon nje qeveri kriminale ne shqiperi dhe pasojat me drogen qe u ka bere te gjithe njerzve kudo ne bote.Ju lutem mos e publikoni sms por postojeni tek basha dhe berisha qe te bejne dicka dhe si ta ndalojne kete person dhe qe ta shpetojne kete vend.FAleminderit dhe ZOTI UA SHPERBLEFTE.AMIN

Sonja10/11/2017 15:34

Eshte shume e thjesht, nuk duhet te presim qe te gjitha zgjidhjet duhet ti bejne te huajt.

krasasi tp09/11/2017 17:06

Roli i te derguarve angleze(majtisto-komuniste) gjate luftes se dyte boterore, sic del nga arkivat e huaja nga studjues serioz shqiptar por edhe te huaj, ishte faktori kryesor qe tre te pushtetshmit e botes.Rusvelt-Curcill-Stalin e bojatisen Shqiperine me te kuqe.Pasojat dihen.Nga nje Zvicer e dyte ne Ballkan nese do ishim perfshire ne drejtimin kapitalist,u katandisem ne nje vend ku "hante pula gur",z.Bler dhe Sorosi po luajne te njejtin rol.Po mbeshtesin te njejten fryme, te njejten kaste(bijte), po lidhin ekonomine shqiptare me Rusine dhe oligarkine boterore.Retorikat jane te ndryshme por qellimi eshte i njejte.

Shto koment

Denonco