Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Zbulohen pamjet e djegies së makinës ‘Benz Ml’ të Bashkisë së Lezhës

VIDEO/ Zbulohen pamjet e djegies së makinës ‘Benz Ml’ të Bashkisë së Lezhës

13:20, 25/09/2017
A+ Aa A-

Një zjarr ka djegur gjatë natës një makinë ‘Benz Ml’, në përdorim të Bashkisë së Lezhës. SYRI.net ka mundur të sigurojë pamjet kur flakët kishin përfshirë makinën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Bashkë me këtë mjet është djegur edhe një tjetër makinë. Sipas Bashkisë së Lezhës, ky mjet është marrë në përdori për nevoja e institucionit.

Njoftimi zyrtar i Bashkisë së Lezhës:

Bashkia e Lezhës sqaron opinionin publik se automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘Kontratë  Huapërdorje’  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës.

Bashkia Lezhë po pret  përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco