Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Han i Hotit, Policia Kufitare arreston islandezin me 5.5 kg kanabis

Han i Hotit, Policia Kufitare arreston islandezin me 5.5 kg kanabis

10:22, 25/09/2017
A+ Aa A-

Policia Kufitare në doganën e Hanit të Hotit ka arrestuar një të huaj që po largohej nga Shqipëria me 5.5 kg kanabis në makinë. I arrestuari quhet Armann Olafsson, 24 vjeç nga Islanda.

Policia kufitare goditi kështu një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Në njoftimin zyrtar thuhet:

"Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi A.O, 24 vjeç, banues në Islandë.

Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetine tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco