‘Lufta’ në Elbasan, Haki Çako shkon në mbështetje të policisë

‘Lufta’ në Elbasan, Haki Çako shkon në mbështetje të policisë

10:53, 21/09/2017
A+ Aa A-

‘Lufta’ në Elbasan dhe përplasja e makinës së zv/drejtorit të Policisë lokale duket se do të sjellë edhe masa të tjera. Ko pasi ditën e sotme kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkuar në këtë qytet dhe ka bërë një takim me drejtuesit vendorë.

Gjatë një operacioni për kapjen dhe sekuestrimin e makinave luksoze pa dokumente të rregullta, një makinë ‘Range Rover’ e drejtuar nga Kelmend Xhaferri, goditi makinën e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.

Më pas nga ky veprim ka nisur edhe një aksion i madh, që deri tani ka çuar më pranga 3 persona dhe një i katërt, Suel Çela, djali i një biznesmeni të njohur në Elbasan, është në kërkim.

Pritet që pas takimit me Haki Çakon, Policia e Elbasanit të zhvillojë edhe një tjetër aksion më të madh për të arrestuar edhe persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco