Tragjike, dy burra i japin fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Tragjike, dy burra i japin fund jetës duke u vetëvarur në pemë

15:28, 19/08/2017
A+ Aa A-

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur, në dy qytete, Durrës dhe Elbasan. Dy persona i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur me litar.

Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga Elbasani, që thuhet se vuante nga depresioni dhe një 85-vjeçar nga Durrësi, edhe ai në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia e Elbasanit bën të ditur se dy ditë më parë në fshatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët, shtetasi A.T., 75 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar. Nuk janë konstatuar shenja dhune thotë policia.

Ndërsa ngjarja e dytë ndodhi në Durrës.

Një ditë më parë në lagjen numër 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco