Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vrasja e policit, fjalët e fundit të babait për të birin: Ti nuk bën për këtë ...

Vrasja e policit, fjalët e fundit të babait për të birin: Ti nuk bën për këtë ...

10:54, 26/07/2017
A+ Aa A-

I riu Mirald Metallari ka rrëfyer momentin para vrasjes së babait të tij brenda në shtëpi. Sipas tregimit, Myftari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin Miraldin.

Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati ka nisur t’i bërtasë. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet ti ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër la punën dhe hyri brenda në banesë. I ati e ndoqi nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba.

Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave martohej në mes të gushtit. Për këtë shkak po e ndërtonin e murin përreth shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco