FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari. Emri

FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari. Emri

09:47, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi të Breshias (Itali), ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.

Viktima është Xhevahir Hoxha, me banim në komunën “Botticino” të Breshias, i cili më 12 qershor mbushte 38 vjeç.

Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Opel Zafira” që është përplasur kokë më kokë me një tjetër automjet tip “Volvo XC90”, SUV.

Për muratorin shqiptar, impakti i dhunshëm solli vdekjen, ndërsa udhëtarët (një familje gjermane) që ndodheshin në makinën tjetër e përfshirë në incident, nuk janë lënduar.

Në incident është përfshirë edhe një tjetër automjet, drejtuesi i së cilës ka mbetur i palënduar.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco