FOTO/ Ndjekje në det nga policia, kapet gomonia në Zvërnec. Gjendet drogë e madhe

FOTO/ Ndjekje në det nga policia, kapet gomonia në Zvërnec. Gjendet drogë e madhe

21:42, 26/02/2017
A+ Aa A-

Në rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali ka dështuar mbrëmjen e sotme pas ndjekjes në det nga policia.

Një gomone është ndjekur për rreth 1 orë nga Policia Kufitare. Në bordin e mjetit lundrues kanë qenë dy persona, të cilët gjatë ndjekjes e drejtuan gomonen drejt brigjeve të Vlorës dhe më pas ngeci në Zvërnec.

Dy trafikantët u arratisën më pas në këmbë duke përfituar nga errësira. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë bllokuar gomonen që ngeci në cekëtinë.

Ndërkohë, rreth 4 kilometra më larg u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi, e cila ende nuk është peshuar.

Uniformat blu vijojnë kërkimet në terren për të gjetur dhe arrestuar dy personat që ishin në bordin e gomones. 

Pritet që policia të japë informacion zyrtar rreth këtij rasti të trafiku të drogës të mbetur në tentativë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar26/02/2017 22:54

Ku kallomi ka bo shtet dhe ka vene rend por vetem per vete se popullin e ruan zoti. Ku e ke policine apo gjithmone kap provat se trafikantet ikin ne drejtim te pa ditur .Policia qe flen gjume....

HERMES26/02/2017 21:50

"Policia qe duam" kapin provat e krimit por "i shpeton" gjithmon krimineli. Fli o popull fli se e pagun 2fish faturen mbrapa.

Shto koment

Denonco