“Më hyri në banesë dhe...”, vajza rrëfen tmerrin e përjetuar nga ish i dashuri shqiptar

“Më hyri në banesë dhe...”, vajza rrëfen tmerrin e përjetuar nga ish i dashuri shqiptar

18:19, 22/02/2017
A+ Aa A-

Duket një skenë horror ajo që Alessandra, 40-vjeçarja e cila është lënduar në zjarrin që ra në banesën e saj në Nocera të Italisë fqinjë, më 29 Janar, i ka treguar prokurores Michela Petrini.

Alessandra ka treguar se ishte shtrirë në divan për të fjetur kur ka dëgjuar zhurmë te dera dhe ka parë shqiptarin Hasan Varoshi, ish të dashurin, të ngjiste shkallët, raportojnë mediat lokale.

Ai kishte me vete një shkop dhe një bidon me benzinë. Më tej, ajo ka thënë se është shtyrë dhe është rrahur me shkop, ndërkohë që 25-vjeçari spërkaste me benzinë shtëpinë.

Në këtë pikë, shpërtheu zjarri dhe të dy nxituan të dilnin nga dritarja, me shqiptari që ka ndihmuar edhe Alessandran.

Në këtë pikë, sipas prokurores, Varoshi i ka kërkuar Alessandras mos ta shkatërronte. Hetimet janë duke u fokusuar edhe te një bashkëpunëtor, me të cilin Hasani ka shkuar deri në shtëpinë e italianes.

Për avokatin e Hasanit, Ubaldo Minelli, deklaratat e Alessandras janë të pabesueshme.

Varoshi, aktualisht është nën masën e sigurisë ”arrest me burg”. Ai ka thënë më herët se, në të vërtetë, i ka shpëtuar jetën 40-vjeçares.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco