FOTO/ Vdes vëllai i historianes Elena Kocaqi, u qëllua me thikë nga burri i saj

FOTO/ Vdes vëllai i historianes Elena Kocaqi, u qëllua me thikë nga burri i saj

20:45, 02/02/2017
A+ Aa A-

Altin Kocaqi (foto), vëllai i Elena Kocaqi, ka ndërruar jetë këtë të enjte si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me thikë nga Marjan Levanti, bashkëshorti i historianes, mbrëmjen e 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e prindërve të Elena Kocaqit, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

I ndjeri ka pasur komplikacione shëndetësore ditët e fundit, ndërsa më herët i ishte nënshtruar edhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale, raporton “shqiptarja”. Altin Kocaqi, me profesion albanolog, prej më shumë se një muaji ai ndodhej në spital në luftë me vdekjen, pas plagëve të rënda të marra në organet jetësore nga Marjan Levanti. Pas vdekjes së tij, Marjan Levanti do të akuzohet për vrasje.

Si ndodhi konflikti në shtëpinë e prindërve të Elena Kocaqit

Në datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19’’, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, shtetasi Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases E. Levantit), I cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesë të të shoqes – e cila jetonte në banesë të të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4 katshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për t’u ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai Kur erdhi në shtëpi bashkëshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe , dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre.

Marjani e ndoqi atë nga pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve megjithëse u kërkoi të ndërmjetësonin për t’u ribashkuar, qe E., e cila nuk pranoi ta bënte këtë, dhe u ngjit në katet e sipërme të banesës. Pas asaj shkoi dhe e ëma Q.K. Këtu, Marjani ngaqë nuk gjeti mirëkuptimin e prindërve të bashkëshortes, me një thikë që e mori këtu, qëlloi në krah të majtë Ferit K., të atin e bashkëshortes.

Këtu ndërhyri Altini (njëri vëlla i bashkëshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë. Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkëshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks. Pas kësaj, Marjani u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën A. Levanti.

Vëllai tjetër, Andi, dërgoi në spital të atin, të ëmën, dhe vëllanë, për tu dhënë ndihmën e shpejtë. Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes, pasi u gjet i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej. /shqiptarja.com/

ImageMarjan Levanti dhe Elena Kocaqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco