FOTO/ SHBA sjell qindra mjete ushtarake të blinduara në Shqipëri. Çfarë po ndodh?

FOTO/ SHBA sjell qindra mjete ushtarake të blinduara në Shqipëri. Çfarë po ndodh?

10:18, 19/01/2017
A+ Aa A-

Ushtria shqiptare duket se do të pajiset së shpejti me disa mjete të tjera tokësore dhe të blinduara. Albanian Armed Forces, njoftojnë në faqen zyrtare se 70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë këto ditë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera

70+ blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë këto ditë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera. Shqipëria do i paguajë Amerikës vetëm 15 milionë Euro për to, pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin kolosal të Forcave të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë.

Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë (që kanë vetëm 500, të paktën nga shifrat që disponojmë, mund të jemi dhe gabim). Përveç kësaj Shqipëria ka një kontratë 10 milion euro me Italinë për furnizimin e ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike të kalibrit NATO duke hequr kështu nga Shërbimi Kallashnikovin dhe duke e kaluar në armatim rezervë). Po ashtu ekziston një kontratë me Turqit, por nuk dihet se çfarë armatimesh do merren.

Theksojmë se ne nuk flasim zyrtarisht në emër të Ministrisë së Mbrojtjes. Këto janë thjeshtë interpretime bazuar nga deklaratat publike (të aksesueshme për të gjithë) të ministrisë si dhe raportimit të ministres në komisionin e sigurisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Solo20/01/2017 21:41

    Jeni gabim me nr 950 mjete mund ti kemi po blinda kurre ....

    Eri19/01/2017 11:28

    Ato ne foto ne sfond duken kodrat e Durresit, por kjo anija nuk ka se si te jete ne kete pozicion! Eshte fotomontazh? Na e thoni sa per kuriozitet ????????

    Safet Qose19/01/2017 10:36

    Eshte e nevojshme dhe urgjente qe Shqiperia te profeksionoje dhe te forcoje aftesine mbrojtese sepse endrrat e pacifisteve kane perenduar per nje bote paqesore dhe pa arme dhe pa ushtri. Deri tani politika ne vend qe te vere vetullat ka nxjerre syte . E mbani mend kur Saliu mori nga Turqia armatim artilarie? .Mori ca topa qe shkrpja behesh me litare qe kishin mbetur qe nga lufta e pare biterore . Ndrkoh sa kishin shkaterruar sisteme moderne te kohes me drejtim elektronik.Keshtu e ka bere politika mafioze e shtet berjese.

    Shto koment

    Denonco