Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Aromë’ gruaje me kanabisin shqiptar. Zbulohet ‘mbretëresha’ e drogës në Athinë

‘Aromë’ gruaje me kanabisin shqiptar. Zbulohet ‘mbretëresha’ e drogës në Athinë

17:18, 17/01/2017
A+ Aa A-

Dy makina me drogë nga Shqipëria janë ndaluar të dielën nga policia greke në qytetin e Artas. Automjetet ishin mbushur plot me 392 kg dhe u arrestuan dy shoferët shqiptarë.

Hetimet e policisë greke zbuluan se kush është “truri” i kanabisit shqiptar që u trafikua nga vendi ynë për në Greqi. Rezulton se është një grua greke 42 vjeç e cila jeton në Athinë. Destinacioni i 392 kg kanabis ishte pikërisht kryeqyteti grek.

Dy makinat e mbushura plot me drogë që drejtoheshin nga shqiptarët 32 dhe 44 vjeç rezultojnë që të jenë të vjedhura në zonën e Atikës, Athinë.  

Nuk ka informacion nëse 42-vjeçarja greke që konsiderohet si “truri” i organizatës është arrestuar apo është në arrati. Policia greke është duke hetuar nëse ky grup ka trafikuar drogë edhe herë të tjera nga Shqipëria në Greqi apo nëse kjo ishte rruga e parë që po kryente.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco