Berat, vodhi 30 milionë lekë arrestohet, ja emri

Berat, vodhi 30 milionë lekë arrestohet, ja emri

10:23, 18/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në këtë qark. Është ndaluar autori i vjedhjes së 3 milionë lekëve në një banesë si dhe eshte gjendur shuma e madhe e lekëve të vjedhura.

Në njoftimin e policisë thuhet se, Zbardhet vjedhja e një banese ku autori vodhi një shumë të madhe lekësh si dhe kapet dhe ndalohet autori dhe sekuestrohet shuma e lekëve që kishte vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore  bënë ndalimin e shtetasit: Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat, thotë policia.

Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco