Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shpërthim biznesit në mesnatë Foto ilustruese

Shpërthim biznesit në mesnatë

17:25, 19/02/2018
A+ Aa A-

Shpërthim i radhës është shënuar në Kaninë të Vlorë rreth mesnatës, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ora shënonte rreth 23:45, kur një zhurmë trembi gjumin e banorëve. Objektiv ishte një dyqan që tregonte produkte ushqimore në pronësi të 44-vjeçarit Festim Yzeiraj, në atë kohë i mbyllur.

Si pasojë e shpërthimit nuk u shënuar persona të lënduar, megjithatë ka dëme materiale: janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor.

Kanë qenë të zotët e dyqanit, të cilët banojnë jo larg biznesit, që kanë dhënë alarmin në Sallën Operative.   

Burime nga policia lokale thanë se disa persona janë shoqëruar për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi zyrtarisht Policia, ndërsa “materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’ parashikuar nga nenet 152 e 278 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco